TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Kemi material vetëm për sot e nesër”, a po rrezikohen trajtimet me hemodializë në Gjilan

Në Spitalin e Gjilanit po rrezikohet ndërprerja e trajtimeve me hemodializë për shkak të mungesës së materialeve. Stafi thotë se furnizimet mjaftojnë vetëm edhe për sot dhe nesër, ndërsa pacientët kërkojnë zgjidhje. Kurse, SHKSKU thekson që pacientët nuk do të mbesin pa shërbime.

by Fëllënza Krasniqi
10 muaj ago
1 0
A A

Nga kjo e premte këta shtretër të repartit të hemodializës në Spitalin e Gjilanit mund të mbesin bosh.

Kjo meqë mungesa e furnizimit me materialet e nevojshme për trajtimin e pacientëve që vuajnë nga sëmundjet e veshkave në këtë repart është goxha e dukshme.

E më këto materiale shpenzuese, reparti i hemodializës furnizohet nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, sipas shefit të këtij reparti Afrim Bekteshi.

Ani pse sot janë furnizuar me këtë material, ka drojë se si do të vazhdohet me trajtimin nga e premta.

“Ka probleme pak, por ne vazhdimisht furnizohemi prej SHSKUK-së, domethënë asnjë pacient nuk ka mbetur pa i kryer seancat e hemodializës të cilat janë të parapara me program. Sasia e mjaftueshme për me u dializa pacientët e sotit edhe për nesër kem, më tutje vendosin strukturat e SHSKUK-së  në Prishtinë”, ka thënë Bekteshi.

Kurse edhe vetë pacientët shprehen të shqetësuar për situatën në të cilën është reparti.

Tahir Shabani i cili tash e një dekadë hospitalizohet këtu, tha për televizonin se deri më sot nuk janë lajmëruar për ndërprerjen e shërbimit, por se ka frikë se një gjë e tillë do të ndodhë.

“Disa i blejmë, disa janë këtu.  Gjithë i kemi marr me të këtyre, por disa gjëra i kemi ble disa injeksione që nuk gjinden. Jo, nuk mundemi ne hiç me shkuar në Prishtinë, duhet me qëndruar pa dializë, larg është”, është shprehur Shabani.

Ndërkohë, nga SHKSKU, në një përgjigje për tëvë1 kanë thënë se sot janë furnizuar të gjitha spitalet me materiale për dializë, derisa kanë theksuar se nuk do të ndërpriten shërbimet.

“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, sot gjatë ditës  ka furnizuar të gjitha spitalet e përgjithshme me material për dializë. Nuk  do të ndërpriten shërbimet për pacientët, por ka mundur të ketë ndonjë vonesë në fillim të shërbimeve, e që nuk ndikojnë në gjendjen shëndetësore të pacientëve, ndaj  të cilëve kërkojmë mirëkuptim, duke i njoftuar se të gjithë do të marrin shërbimet e nevojshme mjekësore nga stafi i dializës së institucionit përkatës”, kanë njoftuar nga SHSKUK-ja.

Probleme me mungesë të tillë materialesh për trajtimin e dializës janë shfaqur edhe në disa spitale të tjera të Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haliti: Deri në shtator mund të mos ketë marrëveshje, Kurti duhet ta propozojë Thaçin për president

Haliti: Deri në shtator mund të mos ketë marrëveshje, Kurti duhet ta propozojë Thaçin për president

Konjufca pret në takim lamtumirës Palatovën

Konjufca pret në takim lamtumirës Palatovën

Gara të paligjshme në rrugët e Gjakovës, ndërhyn policia

Gara të paligjshme në rrugët e Gjakovës, ndërhyn policia

Mërgimtarët po presin tri orë në Merdarë

Pritjet në kufi, deri në 20 minuta pritje në Jarinjë, ndërsa në Merdarë 15 minuta

Haliti: Deri në shtator mund të mos ketë marrëveshje, Kurti duhet ta propozojë Thaçin për president

Haliti: Deri në shtator mund të mos ketë marrëveshje, Kurti duhet ta propozojë Thaçin për president

Izraeli sekuestron qendrën e trajnimit të UNRWA-së në Jerusalemin Lindor të pushtuar

Izraeli sekuestron qendrën e trajnimit të UNRWA-së në Jerusalemin Lindor të pushtuar

Trumpi thotë se SHBA-të kanë hequr dhe shpërthyer të gjitha minat në Ngushticën e Hormuzit

Trumpi thotë se SHBA-të kanë hequr dhe shpërthyer të gjitha minat në Ngushticën e Hormuzit

Konjufca pret në takim lamtumirës Palatovën

Konjufca pret në takim lamtumirës Palatovën

Gara të paligjshme në rrugët e Gjakovës, ndërhyn policia

Gara të paligjshme në rrugët e Gjakovës, ndërhyn policia

Ditari: 25.08.2026

Ditari: 25.08.2026

Mërgimtarët po presin tri orë në Merdarë

Pritjet në kufi, deri në 20 minuta pritje në Jarinjë, ndërsa në Merdarë 15 minuta

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën