TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

KDI: Komisioni për Legjislacion e nisi punën me shkelje të Rregullores së Kuvendit

by teve1
1 muaj ago
1
A A
KDI: Komisioni për Legjislacion e nisi punën me shkelje të Rregullores së Kuvendit

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka shprehur shqetësim për mënyrën se si Komisioni për Legjislacion ka nisur shqyrtimin dhe votimin në parim të pakos së projektligjeve për reformën në drejtësi.

Sipas KDI-së, procedura është zhvilluar në kundërshtim me disa dispozita të Rregullores së Punës së Kuvendit.

Instituti ka theksuar se deputetët i kanë pranuar projektligjet dhe materialet përcjellëse, të cilat përmbajnë qindra faqe, vetëm mbrëmjen e kaluar, ndërsa sot janë ftuar t’i shqyrtojnë dhe votojnë ato në parim.

KDI ka rikujtuar se neni 34 i Rregullores përcakton që, përveç rasteve të veçanta, mbledhjet e komisioneve duhet të thirren së paku tri ditë pune para mbajtjes së tyre.

Sipas Institutit Demokratik, për procedimin e përshpejtuar të kësaj pakoje nuk është dhënë paraprakisht ndonjë arsyetim.

Po ashtu, KDI ka theksuar se Rregullorja parasheh që leximi i parë i projektligjeve në seancë plenare zhvillohet vetëm pasi të kenë kaluar dy javë nga shpërndarja e tyre tek deputetët.

Sipas organizatës, kjo kohë do t’i mundësonte Komisionit që të zhvillonte shqyrtimin në përputhje me procedurat e rregullta.

KDI ka kritikuar gjithashtu faktin që projektligjet u votuan pa prezencën e ministres përgjegjëse.

Organizata ka vlerësuar se, për shkak të rëndësisë së pakos për reformën në drejtësi, ministrja do të duhej t’i prezantonte propozimet dhe t’u përgjigjej pyetjeve të deputetëve.

Në deklaratën e saj, KDI i ka cilësuar projektligjet të rëndësishme për avancimin e integritetit, performancës dhe llogaridhënies në sistemin e drejtësisë.

Organizata ka kërkuar që fazat e mëtejshme të shqyrtimit të zhvillohen pa nguti, në përputhje me Rregulloren e Kuvendit dhe me përfshirjen e akterëve relevantë./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Lutje dhe nderime për 10 ushtarët britanikë të rënë në Kosovë

Auto Draft

Veteranët e UÇK-së përfitojnë transport falas në Prizren

Auto Draft

Ky është gjakovari, Uliks Gjonaj, që e trajnon SWAT-in, policinë elite amerikane

Kuvendi del me sqarim për ekspozitën për masakrat në Kosovë

Rihapet konkursi, Kuvendi i Kosovës tre vjet me u.d te sekretarit

Auto Draft

Lutje dhe nderime për 10 ushtarët britanikë të rënë në Kosovë

Auto Draft

Veteranët e UÇK-së përfitojnë transport falas në Prizren

Auto Draft

Ky është gjakovari, Uliks Gjonaj, që e trajnon SWAT-in, policinë elite amerikane

Kuvendi del me sqarim për ekspozitën për masakrat në Kosovë

Rihapet konkursi, Kuvendi i Kosovës tre vjet me u.d te sekretarit

Auto Draft

Çifti që mban pastërtinë në Shalë të Bajgorës, projektin e financon një mërgimtar

Vlora Hyseni po hetohet edhe për korrupsion

Vlora Hyseni po hetohet edhe për korrupsion

Një person i del trenit përpara, makinisti arriti ta ndalë me kohë trenin

Greva e organizatave sindikale të Infrakos, nesër pritet të ndërpritet qarkullimi i trenave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën