TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kapiteni i Shqipërisë ndryshon kapitull, Gjimshiti zyrtarizohet te Diriyah, por cili ishte roli i Olsi Ramës edhe në këtë transferim?

by Teve1
3 muaj ago
2
A A
Kapiteni i Shqipërisë ndryshon kapitull, Gjimshiti zyrtarizohet te Diriyah, por cili ishte roli i Olsi Ramës edhe në këtë transferim?

Një kapitull i gjatë dhe i rëndësishëm i karrierës së Berat Gjimshitit ka marrë fund. Kapiteni i Kombëtares shqiptare largohet nga Atalanta pas rreth një dekade në Bergamo, për të nisur një aventurë të re në futbollin saudit me Diriyah.

Mbrojtësi shqiptar, tashmë 33 vjeç, është prezantuar zyrtarisht nga klubi i sapongjitur në elitën e futbollit të Arabisë Saudite. Transferimi shënon fundin e një prej periudhave më të suksesshme të një futbollisti shqiptar në futbollin italian.

Gjimshiti mbërriti te Atalanta në vitin 2016 dhe, me kalimin e viteve, u shndërrua nga një futbollist i ardhur nga jashtë në një prej liderëve të skuadrës. Ai u bë pjesë e rritjes së jashtëzakonshme të klubit bergamask, duke luajtur në Serie A, Champions League dhe Europa League. Kulmi erdhi në vitin 2024, kur Gjimshiti ishte pjesë e Atalantës që fitoi Europa League, trofeu i parë i madh europian në historinë e klubit.

Në vitet e fundit, mbrojtësi shqiptar mori edhe shiritin e kapitenit dhe u kthye në një nga figurat më të respektuara të skuadrës. Për Shqipërinë, ndërkohë, ai ka qenë prej vitesh një pikë referimi në mbrojtje dhe lideri i Kombëtares, duke numëruar 72 paraqitje me fanellën kuqezi. Tani, pas një dekade në Bergamo, Gjimshiti ndryshon jo vetëm klub, por edhe kontinent. Destinacioni i tij është Arabia Saudite, ku Diriyah po ndërton skuadrën për debutimin në elitë.

Në këtë transferim ka edhe një detaj shqiptar. Olsi Rama, ish-drejtori i Partizanit, ka bërë të ditur se ka qenë pjesë e operacionit që çoi Gjimshitin nga Atalanta te Diriyah.

Rama ishte shfaqur edhe pak ditë më parë në një tjetër transferim të rëndësishëm ndërkombëtar, atë të Karim Adeyemit te Barcelona, ku publikoi një fotografi së bashku me futbollistin, presidentin e klubit katalanas dhe Jorge Mendes.

Por këtë herë protagonisti është padyshim Berat Gjimshiti. Pas dhjetë vitesh në një nga periudhat më të rëndësishme të historisë së Atalantës, pas një trofeu europian dhe pasi u bë kapiten i Shqipërisë, Gjimshiti mbyll kapitullin italian dhe hap një tjetër në Arabinë Saudite.

Nga Bergamo në Riad. Nga Atalanta te Diriyah. Një aventurë e re për kapitenin kuqezi, pas një dekade që e bëri atë një nga shqiptarët më të spikatur në futbollin europian. /Top Channel

ShareTweet

Postime të ngjashme

AGK-ja mirëpret aktakuzën e re për sulmet ndaj gazetarëve në veri në vitin 2023

AGK-ja mirëpret aktakuzën e re për sulmet ndaj gazetarëve në veri në vitin 2023

Fazliji gati për sfidat e nëntorit

Fazliji gati për sfidat e nëntorit

Hajrizi i lumtur me kthimin te Kosova

Hajrizi i lumtur me kthimin te Kosova

Dellova lirohet nga grumbullimi

Dellova lirohet nga grumbullimi

IKD: Konstituimi i Kuvendit, obligim kushtetues për të kthyer stabilitetin institucional

​IKD: Ministria e Drejtësisë të zgjasë afatin e konsultimit publik për Projektkodin Civil

Kurti nga Parisi – Apeli për ish-krerët e UÇK-së, drejtësia dhe rindërtimi i Kosovës në fokus të diskutimeve

Kurti nga Parisi – Apeli për ish-krerët e UÇK-së, drejtësia dhe rindërtimi i Kosovës në fokus të diskutimeve

Hegseth përmend Kosovën, teksa mbron veten nga nisma për shkarkimin e tij

Hegseth përmend Kosovën, teksa mbron veten nga nisma për shkarkimin e tij

“Fontana” në Ulpianë, në fokus të projektit për Lojërat Mesdhetare 2030 – banorët kundërshtojnë ndërtimin e objektit dhjetëkatësh

“Fontana” në Ulpianë, në fokus të projektit për Lojërat Mesdhetare 2030 – banorët kundërshtojnë ndërtimin e objektit dhjetëkatësh

Vizita e përfaqësuesve të pushtetit të ri serb në Kosovë, LVV: S’kishte nevojë për leje- opozita kërkon sqarime

Vizita e përfaqësuesve të pushtetit të ri serb në Kosovë, LVV: S’kishte nevojë për leje- opozita kërkon sqarime

“Çka ka bo kjo lëndë prej 2023-tës në gjykatë?” – Pse u ndërpre seanca e shqyrtimit fillestar në rastin e vrasjes së Diana Kastratit?

“Çka ka bo kjo lëndë prej 2023-tës në gjykatë?” – Pse u ndërpre seanca e shqyrtimit fillestar në rastin e vrasjes së Diana Kastratit?

Rama nga Parisi: Kosova shtet i pavarur, s’ka më asnjë mënyrë për ta kthyer në fantazi të re serbe

Rama nga Parisi: Kosova shtet i pavarur, s’ka më asnjë mënyrë për ta kthyer në fantazi të re serbe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën