TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Kaos” në tregun farmaceutik, mungojnë produktet bazë

Tregu farmaceutik, sipas Odës së Farmacistëve është duke përjetuar një kaos, pasi sipas tyre po mungojnë produktet bazë.

by Albiona Hajdari
1 vit ago
4 0
A A

Kërkesat për t’u pajisur me ilaçe janë të vazhdueshme.

Mirëpo këtyre interesimeve  të pacientëve, nuk po mund t’u përgjigjen barnatoret në kryeqytet.

Kjo për shkak të mungesës së barnave.

“Fatkeqësisht ne kemi mungesë prej produkteve bazë në këtë rast siç është tretësira fiziologjike që njihet si NACL, apo Glukoza me 5% që është dmth prej produkteve bazë, dmth është banale me qenë mungesë, këto janë çështje esenciale”, tha farmacisti, Gzonit Salihaj.

E së fundmi, sipas Odës së Farmacistëve po mungojnë edhe llojet e antibiotikëve për trajtimin e infeksioneve bakteriale.

E gjitha si pasojë e ligjit për unifikimin e çmimit të barnave, e cila sipas nënkryetarit të Odës, Astrit Haxhijaha, ka sjellë një goditje të rëndë për tregun farmaceutik.

“Po pritet që të kemi mungesë edhe të 1700 lloje të produkteve të tjera në të cilat paraprakisht e kemi lajmëruar MSH që të koordinohemi së bashku”, tha Haxhijaha.

Ndërsa pasojat po i bartin vet pacientët.

“Vetëm kemi informacionet e para që pacientët nga QKUK posaçërisht që janë në trajtim të sëmundjeve akute e kronike po obligohen që barnat bazë t’i kërkojnë në shtetet tjera”, tha ai.

Tëvë1 ka drejtuar pyetje ndaj SHSKUK-së se a janë të pajisur me produkte farmaceutike mirëpo në publikimin e kronikës të njëjtët nuk kanë kthyer përgjigje.

Megjithatë përmes një postimi në Facebook kanë njoftuar se janë furnizuar mjaftueshëm me produkte farmaceutike.

“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ( ShSKUK), lidhur me dezinformatat publike, njofton se ka pasur dhe ka qëndrueshmëri në furnizim me tretësirë për infuzion (NaCl 0.9%- 500 mililitra), për asnjë moment nuk ka pasur mungesë në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme”, thuhet në një postim në Facebook.

Sipas këtij institucioni, furnizimi i ardhshëm, i planifikuar që vjen së shpejti përfshinë mbi 80 mijë copë tretje për infuzione NaCl 0.9%-500 mililitra.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Musa: Opozita duhet ta ndalojë shkatërrimin e rendit kushtetues nga VV-ja

Musa: Opozita duhet ta ndalojë shkatërrimin e rendit kushtetues nga VV-ja

Nimani: Kuvendi është shndërruar në cirk, ajo që ndodhi është e turpshme

Nimani: Kuvendi është shndërruar në cirk, ajo që ndodhi është e turpshme

“Më shumë punë për heqjen e masave”, Rrustemi: Justifikim i ngërçit të vendimmarrjes në BE

Rrustemi mohon se ka lidhje me të arrestuarin që bëri thirrje për pushkatim të Haradinajt

Ndalohet për 48-orë i arrestuari që bëri thirrje për pushkatim të Haradinajt

“InfoNata” 12.08.2026

Shkencëtarët krijojnë syze që ju bëjnë të shihni në errësirë

Shkencëtarët krijojnë syze që ju bëjnë të shihni në errësirë

Dita e 74-të e protestës në Tiranë

Dita e 74-të e protestës në Tiranë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën