TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kanceri i mushkërive,Kurtishi: Numri i rasteve në vitet e fundit ka mbetur stabil

Kanceri i mushkërive mbetet një sfidë për sistemin shëndetësor, veçanërisht për shkak të diagnostikimit të vonshëm. Mjekët flasin për faktorët që lidhen me këtë sëmundje dhe rëndësinë e zbulimit të hershëm.

by Jona Kelmendi
10 minuta ago
0 0
A A

Një numër i madh qytetarësh kërkojnë trajtim në këtë klinikë.

E në mesin e sëmundjeve që trajtohen aty është edhe kanceri i mushkërive, një sëmundje që shpesh zbulohet në faza të avancuara.

Ende nuk ka të dhëna për vitin e kaluar e as për këtë vit, por ajo që dihet është se bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë vitit 2024 janë regjistruar mbi 17 mijë raste të hospitalizimit për sëmundje të mushkërive, e që është niveli më i lartë në dhjetë vjetët e fundit.

Onkologu Ilir Kurtishi thotë se numri i rasteve me këtë sëmundje, në vitet e fundit, ka mbetur relativisht stabil.

“Edhe për kancer të mushkërive sikurse për gjirin, këto tre-katër vitet e fundit kemi një numër të njëjtë të rasteve, pra një trend stabil të sëmundjeve malinje edhe shpresojmë që kjo të mbetet edhe në vitet në vazhdim, pra nuk ka, ka pasur rritje nëse marrim kohë periudhën para COVID-it dhe mbas COVID-it, por tre-katër vitet e fundit gati i kemi një trend stabil të njëjtë të rasteve të sëmundjeve malinje, edhe të mushkërive, njëjtë sikurse për gjirin”, tregon ai.

Megjithatë, shqetësim mbetet diagnostikimi i vonshëm.

“Kjo është një problematikë e cila kërkon, do të një qasje më proaktive dhe, meqenëse sëmundjet e mushkërive, do të qytetarët tonë nuk janë të edukuar sa duhet dhe i neglizhojnë çfarëdo lloj heje dhe simptome, dhe në të njëjtën kohë nuk i respektojnë ose nuk rekomandimet e mjekëve, ose profesionistëve në lidhje me abuzimin me duhan, dhe kjo bën që sëmundjet malinje të mushkërive për fat të keq, pra, të diagnostikohen në stade të avancuara, meqenëse sëmundja si e tillë në një faza të hershme është e vështirë të detektohet dhe simptomet tentojnë të qetësohen përmes mjekimeve të ndryshme, ose mosmjekimeve fare, dhe te mjeku të lajmërohen pastaj në stade shumë të avancuara, kur sëmundja merr hov, dhe kur ajo veç është një stad tjetër të zhvillimit të saj dhe trajtimi është pak më i veçantë”, thotë Kurtishi.

Ndërkaq përveç duhanpirjes, edhe ndotja e ajrit është faktor që lidhet me rrezikun për shëndetin e mushkërive.

E ndër zonat me të prekura në Kosovë janë Prishtina, Obiliqi e Fushe Kosova.

“Njerëz që jetojnë në rajonin e Prishtinës, Obiliq, Fushë Kosovë janë më të ekspozuar ndaj këtyre gazrave dhe kemi numër më të madh të pacientëve me kancer. Po ashtu kemi parë një lidhshmëri edhe te njerëz që jetojnë në nivel, në rajonin e Hani të Elezit, ku ka pasur një fabrikë që ka prodhuar çimento dhe më herët ka prodhuar edhe azbest, që po ashtu kemi një lidhshmëri, edhe kemi një numër më të madh të pacientëve me sëmundjet e kancerit edhe në atë rajon, në raport me komunat e tjera për shembull”, thotë Besim Morina-pulmolog.

Ndërsa në disa vende të botës rastet kanë shënuar rënie, në Kosovë është vërejtur rritje e numrit të pacientëve.

“Kanceri i mushkërive në disa vende të botës ka filluar me pasë rënie, kjo lidhet për shkak të rënies së duhanpirjes, për shembull në Amerikë ose në vendet e tjera. Po këtu tek ne na kemi pasë rritje të numrit të pacientëve me kancer të mushkërive, por kjo nuk do të thotë që është rritur niveli apo numri i pacientëve, por mund të jetë edhe për shkak të zbulimit më të madh që bëhet tani sesa çka ka qenë më herët. Sepse, siç e dini edhe ju, kanceri i mushkërive, një prej arsyeve pse e bën atë më agresive, më të vështirë të trajtueshëm, është sepse diagnostikohet shumë vonë edhe jep simptome vetëm kur, vetëm kur ka avancuar, edhe trajtimi kirurgjik është gati i pamundshëm”, thotë Morina.

Mjekët u bëjnë apel qytetarëve të cilët iu ekspozohen vendeve ku ka ndotje të ajrit që të bëjnë kontrolle herë pas here.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Protestuesit shkojnë para Parlamentit, përplasen me policinë

Protestuesit shkojnë para Parlamentit, përplasen me policinë

“Një minutë në errësirë” – syza të mençura për më shumë pavarësi të personave të verbër

“Një minutë në errësirë” – syza të mençura për më shumë pavarësi të personave të verbër

Partitë presin interpretim të ri për konstituimin e Kuvendit

Fondi sovran ende në kushtetuese

Kërkohet paraburgim për 15 kryesuesit e arrestuar në Malishevë

Raporti i IPK-së-zbatimi i urdhëresave të gjykatës mbetet i ulët

Protestuesit shkojnë para Parlamentit, përplasen me policinë

Protestuesit shkojnë para Parlamentit, përplasen me policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit: Sulmi ndaj komisariatit nuk është protestë, 10 efektivë të plagosur

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit: Sulmi ndaj komisariatit nuk është protestë, 10 efektivë të plagosur

“Një minutë në errësirë” – syza të mençura për më shumë pavarësi të personave të verbër

“Një minutë në errësirë” – syza të mençura për më shumë pavarësi të personave të verbër

Partitë presin interpretim të ri për konstituimin e Kuvendit

Fondi sovran ende në kushtetuese

“Një minutë në errësirë” – syza të mençura për më shumë pavarësi të personave të verbër

Kanceri i mushkërive,Kurtishi: Numri i rasteve në vitet e fundit ka mbetur stabil

Kërkohet paraburgim për 15 kryesuesit e arrestuar në Malishevë

Raporti i IPK-së-zbatimi i urdhëresave të gjykatës mbetet i ulët

Memorandumi shpjegues i PDK-së për ndryshimin e ligjit për Dhomat Specializuara

Raportimet për dorëheqjen Bedri Hamzës, vjen reagimi i PDK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën