TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Juristët: Vendimi i kushtetueses duhet të respektohet

Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar vendimin e Kuvendit, që Nenad Rashiq të emërohet si nënkryetar serb i Kuvendit. Në ulësen e nënkryetarit, sipas Kushtetueses duhet të ulet dikush që i siguron edhe shumicën e votave të komunitetit që përfaqëson. Pavarësisht mospajtimeve, juristët theksojnë se vendimi duhet që patjetër të zbatohet.

by Venhar Isufi
1 orë ago
0 0
A A

Më 10 tetor të vitit 2025, Nenad Rashiq nga komuniteti serb u zgjodh nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.

Kjo ndodhi pas dështimeve të njëpasnjëshme për të zgjedhur nënkryetar, një nga nëntë deputetët e Listës Serbe.

Mirëpo, këtë votim e ka rrëzuar Gjykata Kushtetuese.

Sipas njoftimit për vendim, Kushtetuesja ka theksuar se nënkryetar nga komunitetet duhet të zgjedhet një deputet që siguron edhe shumicën e votave të përfaqësuesve të komunitetit të tij në Kuvend.

Në këtë rast, nënkryetar serb i Kuvendit, sipas Kushtetueses, duhet të zgjedhet dikush që i siguron shumicën e votave të deputetëve serb.

Këtë vendim e ka kundërshtuar Lëvizja Vetëvendosje.

Megjithatë, sipas ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, deputetët vepruan qartësisht në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit, kur e votuan Rashiqin nënkryetar.

“Ka pas shkelje procedurale lidhur me emërimin apo zgjedhjen e nënkryetarit të komunitetit e Kuvendit të Kosovës, Nenad Rashiq për arsyeje se është propozuar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha. Andaj ky propozim ka qenë kundër rregullores së Kuvendit të Kosovës e cila rregullore e miratuar nga shumica e deputetëve të VV-së , mirëpo këtyre nuk po iu pëlqen me zbatua dhe e shkelin vet rregulloren” , shprehet Shala.

Përkundër kundërshtive, Shala thotë se vendimi duhet të respektohet.

“Të gjitha institucionet e Kosovës duhet të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, çështja se pse ky ka dalë e ka kundërshtuar, unë konsideroj se është gabim i madh i tij për arsyeje se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë vendime përfundimtare”, shprehet ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit.

Ndërkaq, avokati Arbër Jashari, vlerëson se vendimi i Kushtetueses, mund ta favorizoj Listën Serbe.

“Është fakt i njohur se Lista Serbe e ka uzurpuar përfaqësimin e serbëve të Kosovës në Kuvend duke qenë se i ka marrë shumicën e mandateve në këtë komunitet në legjislaturën e kaluar që i ka pas 9 mandate. Dhe, ky vendim i Gjykatës mund t’i favorizon ata por duhet të thënë se Gjykata Kushtetuese është për t’i mbrojtur parimet dhe nuk guxon të bëjë interpretimin e Kushtetueses pavarësisht rrethanave të kohës apo politikave”, vlerëson Jashari.

Tëvë1 ka provuar gjatë gjithë ditës që të marrë një qëndrim nga Lëvizja Vetëvendosje, mirëpo ata nuk janë përgjigjur.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pozhari: LDK nuk ringritët me Abdixhikun e Hotin, duhet rikthimi i Osmanit

Pozhari: LDK nuk ringritët me Abdixhikun e Hotin, duhet rikthimi i Osmanit

Peci thotë së në Mitrovicë do të ndërtohet spitali i ri dhe modern

Peci thotë së në Mitrovicë do të ndërtohet spitali i ri dhe modern

Vdes pjesëtari i KFOR-it që u gjet pa ndjenja në Brezovicë

Kontingjenti i ri bullgar niset për në Kosovë në kuadër të KFOR-it

25 vite nga vrasja e Gazmend Brahimit, familjarët tregojnë fjalët e fundit të tij

25 vite nga vrasja e Gazmend Brahimit, familjarët tregojnë fjalët e fundit të tij

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën