TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Johnny Depp reflekton mbi marrëdhënien e tij me Amber Heard dhe gjyqin viral

by teve1
10 muaj ago
0
A A
Johnny Depp reflekton mbi marrëdhënien e tij me Amber Heard dhe gjyqin viral

Aktori i njohur, Johnny Depp ka folur së fundmi për marrëdhënien e tij me ish-bashkëshorten Amber Heard dhe për përvojën e vështirë të procesit gjyqësor për shpifje, në një intervistë për “The Sunday Times”, më shumë se tre vjet pas vendimit të gjykatës.

Depp tregoi se si marrëdhëniet e tij të hershme e kanë formuar mënyrën se si ai e percepton dashurinë dhe se si kjo ndikoi edhe në lidhjen e tij me Amber Heard.

“Si ishin marrëdhëniet e mia të para me atë që ne e quajmë dashuri? Sigurisht, të paqarta. Dhe kur je një njeri naiv si unë, ndonjëherë sheh në sytë e dikujt trishtim, vetmi dhe mendon se mund ta ndihmosh”, tha aktori.

Ai vijoi duke theksuar:

Asnjë vepër e mirë nuk mbetet pa u ndëshkuar. Sepse ndodh që kur përpiqesh t’i duash dhe t’i ndihmosh të tjerët, ata fillojnë të shfrytëzojnë atë dobësi që ke parë tek ta. Dhe kjo shfaqet në mënyra të tjera. Për mua, kjo ishte një pjesë e jetës sime që vendosa ta zbuloja më tej.

Depp dhe Heard u divorcuan në vitin 2016, pasi aktorja paraqiti kërkesën duke përmendur “dallime të papajtueshme” dhe akuzoi aktorin për dhunë në familje, duke kërkuar edhe një urdhër mbrojtjeje të përkohshëm.

Ndonëse ata arritën një marrëveshje divorci me vlerë 7 milionë dollarë, në vitin 2019 Depp e paditi Heard për shpifje, pas një artikulli të publikuar në “Washington Post” ku ajo fliste për përvojat e saj me dhunën dhe diskriminimin.

Duke reflektuar mbi betejat e zgjatura ligjore, Depp tha:

“Të gjithë më thoshin ‘do të kalojë’. Por si mund të kalojë? Një gënjeshtër e shpalosur para gjithë botës nuk kalon thjesht. Nëse nuk përpiqem të tregoj të vërtetën, do të duket sikur jam fajtor për atë që më akuzojnë. Dhe fëmijët e mi, fëmijët e tyre, fëmijët që kam takuar në spitale do të duhet të jetojnë me këtë njollë”.

Ai përmendi gjithashtu zhgënjimin ndaj atyre që e lanë në baltë në momentet më të vështira:

“Këta njerëz kanë qenë pjesë e jetës sime, kanë marrë pjesë në festat e fëmijëve të mi. E kuptoj që ndonjëherë frika i ka ndalur të marrin anën e duhur, por kjo nuk e justifikon tradhtinë”, u shpreh ai./TAR

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dua Lipa thyen rekord historik në Spotify me albumin debutues

Dua Lipa thyen rekord historik në Spotify me albumin debutues

Ndahet nga jeta aktori Michael Patrick

Ndahet nga jeta aktori Michael Patrick

Skandal në botën e showbiz-it turk: 14 persona të njohur në shënjestër të policisë

Skandal në botën e showbiz-it turk: 14 persona të njohur në shënjestër të policisë

“Mbretëresha e Ketaminës” dënohet me 15 vjet burg për vdekjen e aktorit Matthew Perry

“Mbretëresha e Ketaminës” dënohet me 15 vjet burg për vdekjen e aktorit Matthew Perry

Gashi: Pa emra konkretë s’ka marrëveshje për presidentin, LVV kërkon konsensus me opozitën

Gashi: Pa emra konkretë s’ka marrëveshje për presidentin, LVV kërkon konsensus me opozitën

Përfundon seanca maratonike në Kuvend, miratohen në parim 10 projektligje pas disa orësh debat

Përfundon seanca maratonike në Kuvend, miratohen në parim 10 projektligje pas disa orësh debat

Emisioni “Info Nata” 10.04.2026

Emisioni “Info Nata” 10.04.2026

Ngritet alarmi për sigurinë publike në Kosovë – Pesë të vrarë për shtatë ditë

Plagosja e dyfishtë në Ferizaj, 32-vjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore

Abdixhiku për vdekjen e Engel: Kosova humbi një nga miqtë më të mëdhenj

Abdixhiku për vdekjen e Engel: Kosova humbi një nga miqtë më të mëdhenj

Një i vdekur e dy të lënduar nga një aksident mes dy motoçikletave në Livoç të Ulët të Gjilanit

Hamza ngushëllon për vdekjen e Eliot Engel: Ishte zëri i drejtësisë për ne në ShBA

Hamza ngushëllon për vdekjen e Eliot Engel: Ishte zëri i drejtësisë për ne në ShBA

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën