Edhe sonte, natën e nëntë më radhë qytetarët u mblodhën në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën “Jo në emrin tim” kundër vendimit dënues të Gjykatës Specialë në Hagë ndaj drejtuesve të UÇK-së.
Protestuesit njëherësh po shfaqin mbështetjen e plotë UÇK-së.
Në protestën e sontme iu kërkua Kryesisë së Kuvendit që në mbledhjen e nesërme ta fusë në rend të ditës Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Kërkesa vjen në prag të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, e cila është thirrur për nesër me pika të tjera në rendin e ditës.
Protestuesit kërkojnë që projektligji të trajtohet me përparësi.
Protesta “Jo në emrin tim” po mbahet çdo mbrëmje në Prishtinë nga 16 shtatori, pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.




