TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Javën e ardhshme EULEX-it i shtohen edhe 92 pjesëtarë të xhandarmerisë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Javën e ardhshme EULEX-it i shtohen edhe 92 pjesëtarë të xhandarmerisë

Një Njësi Policore e Specializuar Rezervë e përbërë prej 92 pjesëtarëve të Forcës Evropiane të Xhandarmerisë (EUROGENDFOR) nga Portugalia, Franca dhe Italia do të zbarkojë përkohësisht në Kosovë gjatë javëve në vijim për të përforcuar kapacitetet e Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it (NjPS).

NjPS-ja rezervë do të mbështesë EULEX-in për përmbushjen e detyrave të tij, përfshirë si reagues i dytë i sigurisë i Kosovës nëse është e nevojshme, duke pasur parasysh mjedisin e sigurisë.

“NjPS-ja e EULEX-it është reaguesi i dytë i sigurisë i Kosovës, si pjesë e një mekanizmi treshtresor të reaguesve të sigurisë, ku Policia e Kosovës është reaguesi i parë i sigurisë, EULEX-i është reaguesi i dytë, dhe KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë. NjPS-ja e rregullt e EULEX-it aktualisht përbëhet prej 105 zyrtarëve policorë nga Polonia të stacionuar në Mitrovicë. NjPS-ja Rezervë e siguruar nga EUROGENDFOR përbëhet prej 92 xhandarmëve: 42 nga Portugalia, 28 nga Franca dhe 22 nga Italia. Ata do të vendosen në Kompleksin e EULEX-it për Mbështetje në Fushë Kosovë dhe do të jenë nën komandën e EULEX-it. Një ekip paraprak pritet të mbërrijë sot, më 14 mars”, thuhet në komunikatën e EULEX-it.

EULEX thotë se me zbarkimin e këtij njësiti dëshmohet vendosmëria për të vazhduar mbështetjen e stabilitetit të Kosovës dhe për të kontribuar për sigurinë e grave, burrave, vajzave dhe djemve nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Forca Evropiane e Xhandarmërisë është forcë policore shumëkombëshe, operacionale, e para-organizuar, e fuqishme, dhe shpejtë e zbarkueshme. Njësia Policore e Specializuar e EULEX-it është reaguesi i dytë i sigurisë i Kosovës dhe ofron mbështetje të vazhdueshme për kapacitetet e Policisë së Kosovës për kontrollin e turmave dhe trazirave përmes këshillave dhe seancave të trajnimeve të përbashkëta. Mekanizmi treshtresor i reaguesve të sigurisë në Kosovë përbëhet prej Policisë së Kosovës si reaguesi i parë i sigurisë, EULEX-it si reagues i dytë dhe KFOR-it si reagues i tretë.

Qëllimi i reaguesit të dytë të sigurisë është de-eskalimi i tensioneve dhe rikthimi i rendit publik, si dhe mbrojtja e jetës, integritetit dhe pronës së popullsisë së prekur./Teve1.info/

Tags: EULEXshtimi i trupave
ShareTweet

Postime të ngjashme

Muja: Kurti bëri mirë që nuk e propozoi Osmanin për presidente, s’ka nevojë për të

Muja: Kurti bëri mirë që nuk e propozoi Osmanin për presidente, s’ka nevojë për të

Kurti emëron Gërvallën edhe si  koordinatore kombëtare për mbrojtje nga dhuna

Kurti emëron Gërvallën edhe si koordinatore kombëtare për mbrojtje nga dhuna

MPJ: Dakaj pritet të lirohet nga Serbia në janar

Protesta e nesërme në territorin e Serbisë afër Jarinjës, MPJD: Shfrytëzoni rrugët alternative, planifikoni me kohë lëvizjet

A është shqipja gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut? – e sqaron ish-presidenti Pendarovski

Emisioni “Info Nata” 13.03.2026

Emisioni “Info Nata” 13.03.2026

Qeveria ndan 500 mijë euro për qytetarët e Kosovës të prekur nga situata e sigurisë në Lindjen e Mesme

Qeveria ndan 500 mijë euro për qytetarët e Kosovës të prekur nga situata e sigurisë në Lindjen e Mesme

Pendarovski flet për raportet me shqiptarët: Marrëdhëniet ndëretnike mbeten sfidë, politikanët të jenë më të zëshëm

Pendarovski flet për raportet me shqiptarët: Marrëdhëniet ndëretnike mbeten sfidë, politikanët të jenë më të zëshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën