Mefushori i Kosovës, Muharrem Jashari ka kryer me sukses operimin dhe do të pauzojë për disa javë, përpara se të rikthehet në fushë.
Jasharit i ishte përsëritur lëndimi derisa ishte në grumbullim me Kosovën për ndeshjet e Ligës së Kombeve kurse për “Dardanët” luajti vetëm një orë në barazimin me Izraelin.
Ai ishte kthyer i lënduar te ekipi nga Ukraina, LNZ Cherkasy dhe kjo ka detyruar që mesfushori ti nënshtrohet operimit për të mos pasur telashe në të ardhmen.
Në fakt, Jasharit i është përsëritur lëndimi që e kishte lënë për një kohë të gjatë jashtë fushe kurse në sezonin aktual ka regjistruar vetëm tri paraqitje për Cherkasyn.
Te klubi ukrainas, presin që 28-vjeçari do të jetë gati për lojë prej muajit të ardhshëm por mbetet të shihet nëse Jashari do të ftohet nga Kosova për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve.











