TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Jashari insiston se donte vetëm Milanin

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Jashari insiston se donte vetëm Milanin

Mesfushori Ardon Jashari ka dhënë intervistën e parë si futbollist i skuadrës së Milanit.

23-vjeçari të mërkurën u transferua te Milani nga Club Brugge, që përfitoi 37 milionë euro me bonuse nga shitja e tij.

Jashari me Milanin ka firmosur kontratë deri në vitin 2030 dhe me padurim po e pret ditën e debutimit të tij me fanellën e këtij ekipi të madh, siç e ka quajtur ai.

“Është një ndjenjë e mrekullueshme të jem këtu pas javëve të fundit. Më në fund kam mbërritur dhe jam vërtet krenar që jam pjesë e këtij klubi historik. Dua ta sjell këtë klub dhe këtë ekip përsëri aty ku i takon: të fitoj tituj, të fitoj ndeshje. Për këtë, do të jap gjithçka”, ka thënë Jashari.

Ai ka zbuluar se në momentin që Milani ka shprehur interesim për të nuk i kanë interesuar ofertat e skuadrave tjera, të cilat ishin të shumta.

“Kur pashë që Milani ishte i interesuar, u ndjeva krenar, por ishte projekti që na prezantuan mua dhe familjes sime që na bindi. Kështu që kur vendosa të vija në Milano, e dhashë fjalën. Ka qenë gjithmonë një ëndërr e imja që kur isha fëmijë. Në familjen time dhe midis miqve të mi, gjithmonë kemi folur për Milanin… Tani kjo ëndërr është bërë realitet”, tha ai.

Jashari nuk ka hezituar të thotë se çfarë do të fitojë me të skuadra e Milanit në fushë.

“Mendoj se mund të sjell një ndikim të madh fizik, do ta ndihmoj ekipin në sulm dhe mbrojtje, dhe do të përpiqem të jap pasimin e fundit në mënyrë që të shënojmë shumë gola. Mendoj se këto janë pikat e mia të forta, gjërat që mund t’i ofroj ekipit, shtoi Jashari, i cili ka zbuluar edhe idhujt e tij në të kaluarën te Milani.

“Patjetër Roberto Baggio dhe Andrea Pirlo. Më pëlqeu mënyra se si luajtën, ishin tepër të fortë teknikisht. Pasimet e tyre të fundit, kreativiteti i tyre… Këto janë gjëra që përpiqem t’i sjell në lojën time. Kështu që do të thoja se ata të dy”.

Mbi të gjitha, Jashari nuk ka fshehur gëzimin që te Milani do të luajë përkrah kroatit Luka Modriq, i cili ka fituar gjithçka që mund të fitohet në nivel klubesh.

“Është një ndjenjë e mrekullueshme që ai është gjithashtu pjesë e këtij ekipi dhe klubi. Të filloj epokën time këtu me një lojtar kaq të mrekullueshëm që arriti shumë gjëra të mëdha në historinë e futbollit vetëm sa mund të më ndihmojë. Sigurisht, dua të mësoj shumë gjëra prej tij, ta dëgjoj dhe të shoh se si është në fushë, por edhe jashtë saj”, shtoi Jashari.

Jashari te Milani do ta bartë fanellën me numrin 30 dhe për këtë ka një arsye të fortë.

“Fillova me numrin 30 në Zvicër, në klubin tim të të rinjve ku u bëra profesionist. E dua Messin, kështu që e zgjodha sepse edhe ai filloi me atë numër. Më solli fat në Zvicër dhe në Belgjikë, kështu që doja ta mbaja. Shpresoj ta bëj një numër historik”, përfundoi Jashari.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trepça avancon ndaj Bashkimit në serinë finale

Basketboll, Superliga nis këtë vikend

Duele të forta në fazën “play-off” të Championsit

Caktohen stadiumet e finaleve të Championsit

Hysaj e Laçi optimistë për duelin në Varshavë

Hysaj refuzon edhe Ascolin, opsion mbetet Rusia

FFK falënderon tifozët, paralajmëron festë në Prishtinë

Grumbullimi dhe duelet e Kosovës në Ligën e Kombeve

​Bashkatdhetarë të shumtë nisen për t’u mbledhur para Speciales në Hagë

​Bashkatdhetarë të shumtë nisen për t’u mbledhur para Speciales në Hagë

Gjykata Speciale jep sot aktgjykimin për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin

Gjykata Speciale jep sot aktgjykimin për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin

Parashikimi i motit

Moti sot, diell dhe vranësira të shpërndara

Haxhiu: Nëse vetëm 1 për qind ka drejtësi në Gjykatën Speciale, nesër krerët e UÇK-së do të jenë në Kosovë

Haxhiu: Nëse vetëm 1 për qind ka drejtësi në Gjykatën Speciale, nesër krerët e UÇK-së do të jenë në Kosovë

Gucati para verdiktit: Nuk ka fakte e argumente për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Gucati para verdiktit: Nuk ka fakte e argumente për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Emisioni “Info Nata” 15.09.2026

Emisioni “Info Nata” 15.09.2026

Protesta në Tiranë shënon ditën e 108-të

Protesta në Tiranë shënon ditën e 108-të

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën