TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Izraeli bombardon Gazën, Libanin dhe Sirinë, duke kërcënuar ndezjen e luftës

nga Tëvë1
18 Mars, 2025
0
A A
Izraeli bombardon Gazën, Libanin dhe Sirinë, duke kërcënuar ndezjen e luftës

Izraeli ka kryer sulme të mëdha ajrore në Rripin e Gazën, Liban dhe në jug të Sirisë kundër, siç tha, ekstremistëve që po planifikojnë sulme terroriste. Bombardime izraelite kërcënojnë shpërthimin e një konflikti të ri dhe të përgjakshëm rajonal.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të hënë mbrëma se e udhëzoi ushtrinë të ndërmarrë “veprime të fuqishme” kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – për shkak se ky grup i mbështetur nga Irani nuk pranoi t’i lirojë pengjet e mbetura dhe i hodhi poshtë propozimet për një armëpushim të ri.

“Izraeli, nga ky çast, do të veprojë me forcë ushtarake kundër Hamasit”, tha zyra e Netanyahut në një komunikatë.

Njëkohësisht, ushtria izraelite tha se ka kryer sulme ajrore edhe në Libanin jugor dhe Sirinë jugore.

Të dhënat fillestare nga autoritetet palestineze në Gazë tregojnë se të paktën 80 njerëz janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite, por numri i viktimave ka gjasa të rritet. Këto të dhënat nuk mund të konfirmoheshin në mënyrë të pavarur.

Ushtria izraelite tha se sulmet në Gazë kishin në shënjestër liderë dhe komandantë të nivelit të mesëm të Hamasit, si dhe infrastrukturën e grupit.

Ajo deklaroi se është e gatshme t’i vazhdojë sulmet kundër Hamasit për aq gjatë sa të jetë e nevojshme.

Shtëpia e Bardhë u konsultua nga Izraeli për sulmet e fundit në Gazë, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë për Fox News.

“Ashtu siç e ka bërë të qartë presidenti [Donald] Trump – Hamasi, Huthit [në Jemen], Irani, të gjithë ata që synojnë ta terrorizojnë jo vetëm Izraelin, por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të përballen me pasoja. Do të shpërthejë ferri”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

Më 5 mars, Trump paralajmëroi Hamasin se do të përballet me “ferr” nëse nuk i liron menjëherë të gjithë pengjet, pas konfirmimit nga Shtëpia e Bardhë se kishte zhvilluar bisedime të fshehta me grupin ekstremist.

Agjencia e lajmeve Reuters citoi një zyrtar të lartë të Hamasit duke thënë se Izraeli po “po i jep fund në mënyrë të njëanshme” marrëveshjes për armëpushimin në Gazë dhe se kjo e vë në rrezik fatin e pengjeve izraelite që mbahen ende në Gazë.

Izraeli dhe Hamasi kanë mospajtime për mënyrën e vazhdimit të armëpushimit me tre faza, i cili filloi më 19 janar, duke përfshirë shkëmbimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi me të burgosur palestinezë në burgjet izraelite.

Shumica e liderëve të Hamasit u vranë gjatë luftës hakmarrëse të Izraelit në Gazë, pas sulmit të përgjakshëm të grupit ekstremist në Izrael më 7 tetor 2023.

Militantët e udhëhequr nga Hamasi sulmuan vendbanimet e jugut të Izraelit në tetor 2023, duke i vrarë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke i rrëmbyer 251 të tjerë. Rreth dhjetëra pengje ende mbeten në duart e Hamasit.

Izraeli u kundërpërgjigj duke nisur një luftë shkatërruese në enklavën palestineze, e cila ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz, sipas autoriteteve lokale, dhe ka zhvendosur shumicën e 2.3 milionë banorëve të Gazës.

Pas marrëveshjes së armëpushimit – që çoi në lirimin e një numri pengjesh dhe të burgosurish – ushtria izraelite ka kryer shpesh sulme kundër Hamasit, si dhe ndaj vendndodhjeve të Hezbollahut në Libanin jugor.

Edhe Hezbollahu është i shpallur një organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, megjithëse Bashkimi Evropian e cilëson vetëm krahun e tij të armatosur si grup terrorist.

Shumica e udhëheqësve të Hezbollahut u vranë gjatë luftës 14-mujore të Izraelit kundër grupit, para një armëpushimi të ndërmjetësuar nga SHBA-ja në nëntor.

Në sulmet e reja, Izraeli tha se goditi dy udhëheqës të Hezbollahut në qytetin jugor libanez të Yohmor. Ushtria tha se burrat ishin “operativë vëzhgimi”.

Ajo shtoi se sulme të tjera u kryen ndaj objekteve të Hezbollahut në Liban.

Në Siri, Izraeli ka marrë nën kontroll një zonë të sigurisë në jug pas rënies së regjimit autokratik brutal të Bashar al-Assadit në dhjetor. Izraeli e cilëson këtë veprim si masë parandaluese kundër ish-rebelëve islamikë që rrëzuan Assadin dhe tani kontrollojnë Sirinë.

Më 17 mars, autoritetet siriane thanë se sulmet izraelite goditën një zonë banimi në qytetin jugor të Darasë, duke vrarë tre persona. Ky raport nuk mund të verifikohej.
Izraeli tha se cak i sulmeve ishin qendrat komanduese ushtarake dhe depot e armëve në jug të Sirisë, që i përkisnin forcave të Assadit dhe që përbënin kërcënim për Izraelin.

Assadi u largua nga Siria në dhjetor dhe raportohet se ndodhet në Rusi, e cila, së bashku me Iranin, ishte një nga mbështetësit kryesorë të regjimit të tij. Assadi mori pushtetin në vitin 2000 pas vdekjes së babait të tij, Hafez al-Asad./Radio Evropa e Lirë

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

“Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

Krejt çfarë tha Trumpi në fjalimin drejtuar Kongresit amerikan

Trump reagon për përmbytjet në Teksas: Bashkëpunim i plotë me zyrtarët lokalë

​24 vjet nga marrëveshja për paqe në Maqedoninë e  Veriut

​24 vjet nga marrëveshja për paqe në Maqedoninë e Veriut

Të paktën 45 të lënduar nga një shpërthim i fuqishëm në një pompë karburanti në Romë

Të paktën 45 të lënduar nga një shpërthim i fuqishëm në një pompë karburanti në Romë

“Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

“Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

Temperaturat e larta rrisin rrezikun për helmim nga ushqimi, kërkohet kujdes i shtuar

Temperaturat e larta rrisin rrezikun për helmim nga ushqimi, kërkohet kujdes i shtuar

Krejt çfarë ndodhi sot në Kuvend pas alarmit për bombë

Krejt çfarë ndodhi sot në Kuvend pas alarmit për bombë

Rregullorja e BQK-së sjell risi në regjistrimin e automjeteve

Rregullorja e BQK-së sjell risi në regjistrimin e automjeteve

Alarmi për bombë në Kuvend, njohësit: Çdo kërcënim të merret seriozisht

Punëtorët e KEK-ut të pakënaqur me kushtet e punës

Alarmi për bombë në Kuvend, njohësit: Çdo kërcënim të merret seriozisht

Alarmi për bombë në Kuvend, njohësit: Çdo kërcënim të merret seriozisht

Lokalizohet zjarri në Golesh, zjarrfikësit kishin vështirësi në intervenim

Lokalizohet zjarri në Golesh, zjarrfikësit kishin vështirësi në intervenim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X