tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Izraeli akuzon gazetarët e Gazës se kanë pasur njohuri për sulmin e Hamasit

tëvë1 nga tëvë1
10/11/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri izraelit për Komunikime, Shlomo Karhi, i ka akuzuar katër gazetarë me bazë në Gazë, që kanë punuar me mediat perëndimore, se kanë pasur informacione për sulmin e Hamasit në Izrael.

Karhi u ka thënë mediave si Reuters, AP, CNN dhe New York Times se “individë brenda organizatave tuaja kanë pasur njohuri paraprake për këto veprime të tmerrshme”.

Reuters, AP, CNN dhe New York Times e kanë mohuar një pretendim të tillë.

New York Times ka thënë se “akuza të tilla të pabaza” i rrezikojnë bashkëpunëtorët e jashtëm.

Hamasi ka nisur sulme shkatërruese dhe të pashembullta në jug të Izraelit më 7 tetor, duke i vrarë më shumë se 1.400 civilë dhe ushtarë izraelitë, dhe i ka kidnapuar më shumë se 240 persona tjerë.

Në imazhet e shkrepura prej fotografëve janë parë: një tank i djegur izraelit, palestinezët duke e thyer barrierën në komunitetin Kfar Aza dhe skena tjera të sulmit.

Karhi ka thënë se sulmet kanë ndodhur në vendin ku kanë qenë prezentë gazetarët “teksa i kanë dokumentuar këto tmerre, dhe kështu janë bërë pjesëmarrës në këto ngjarje të tmerrshme”.

Ministri izraelit i ka bërë këto deklarata pas sugjerimeve të faqes pro-Izraelit Honest Reporting, se prezenca e gazetarëve mund të ketë qenë “pjesë e planit”.

Mirëpo katër agjencitë e akuzuara kanë lëshuar deklarata duke thënë se nuk kanë pasur marrëveshje paraprake me asnjërin prej gazetarëve për të dërguar fotografi.

“Asnjë pjesëtar i stafit të AP-së nuk ka qenë në kufi në kohën e sulmeve dhe asnjë pjesëtar i stafit të AP-së nuk e ka kaluar kufirin në atë kohë”, është thënë në deklaratën e agjencisë.

“Kur pranojmë fotografi prej bashkëpunëtorëve të jashtëm, ne marrin shumë hapa për ta verifikuar vërtetësinë”.

Agjencia ka thënë se nuk është duke punuar më me njërin prej gazetarëve, Hassan Eslaiah, i cili është parë në një fotografi me liderin e Gazës, pjesëtarin e Hamasit, Yahya Sinwar.

Edhe CNN ka thënë se i ka pezulluar të gjitha kontaktet me një tjetër bashkëpunëtor të jashtëm.

New York Times e ka mbrojtur punën e disa bashkëpunëtorëve të saj për mbulim të luftës, dhe akuzat i ka cilësuar si të pavërteta.

Edhe Reuters e ka mohuar të ketë pasur dijeni paraprakisht për planet.

Komiteti për Mbrojtje të Gazetarëve ka thënë se të paktën 39 gazetarë dhe punëtorë mediash janë vrarë prej nisjes së luftës, përfshirë 34 palestinezë, katër izraelitë dhe një libanez./rel

Rrahmani: Paga 7 mijë e 500 euro për këshilltarin Jakupi, s’është modeste

30/11/2023

Rrahmani: Nagavci po mban një udhëzim administrativ të jashtëligjshëm i cili po diskriminon vajzat në Kosovë

30/11/2023

Elshani: Situata në veri vazhdon të jetë e brishtë

30/11/2023

Nga një muaj paraburgim për gjashtë të dyshuarit për falsifikim të parave

30/11/2023

Krasniqi: Trendafilova dy herë anuloi vizitën, kësaj radhe shteti i ofroi siguri

30/11/2023

Dhuna në protestën e thirrur nga PSD, Arifi: Ata policë duhet të turpërohen

30/11/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.