TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Isufi: Qeveria e ardhshme do të krijohet nga ish-opozita, VV nuk i siguron dot votat

by teve1
2 javë ago
1
A A
Isufi: Qeveria e ardhshme do të krijohet nga ish-opozita, VV nuk i siguron dot votat

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka deklaruar se qeveria e ardhshme e Kosovës pritet të formohet nga partitë që aktualisht janë në opozitë.

Sipas tij, këto parti do të shënojnë rritje në zgjedhjet e 28 dhjetorit, si pasojë e, siç tha ai, ngecjeve të katër viteve të qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje.

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Isufi ka theksuar se partitë ish-opozitare do të kenë gatishmëri të bashkohen në një koalicion paszgjedhor për të krijuar një qeveri që e stabilizon vendin dhe rikthen raportet me partnerët ndërkombëtarë.

“Besoj se për krijimin e qeverisë së ardhshme do të ketë koalicion nga partitë e mëhershme opozitare, sepse është treguar se VV është e interesuar të krijojë qeveri vetëm, por në fakt nuk do të mund t’i ketë votat e mjaftueshme. Prandaj do t’i mbetet ish-opozitës ta bëjë qeverinë. Tani mbetet të shihet nga marrëveshjet se si mund të arrihen shifrat. Unë konsideroj se partitë opozitare do të kenë ngritje për shkak të të gjitha defekteve që kanë ndodhur, qoftë gjatë mandatit të kaluar katërvjeçar ku Kosova ka ngecur shumë në planin e brendshëm në të gjitha segmentet, por edhe në planin e jashtëm, me rrënimin e të gjitha raporteve me bashkësinë ndërkombëtare. Kosova nuk ka kohë për të humbur, prandaj, në momentin që do të përfundojnë zgjedhjet, do të ketë koalicion. Nuk kemi më arsye t’i themi popullit se do të shkojmë përsëri në zgjedhje, sepse do të ishte absurde. Përkundrazi, do të ketë gatishmëri për një qeveri që stabilizon gjendjen në vend dhe krijon raporte të reja me vendet e tjera”, ka deklaruar ai.

Isufi ka shtuar se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të arrijë t’i sigurojë votat e nevojshme për të qeverisur e vetme pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, gjë që, sipas tij, e bën të pashmangshme krijimin e një qeverie të udhëhequr nga partitë që aktualisht janë në opozitë.

“VV nuk do t’i arrijë numrat për të qeverisur e vetme. Kjo do të thotë se qeveria e ardhshme do të udhëhiqet nga partitë ish-opozitare, për shkak të mosbesimit që është krijuar mes VV-së dhe partive të tjera e që është treguar me mënyrën se si ajo është sjellë jo vetëm gjatë mandatit të kaluar, por edhe pas daljes në vend të parë në zgjedhjet e 14 shkurtit u përdor një fjalor i ashpër ndaj opozitës. VV i konsideroi partitë e tjera jo si kundërshtarë politikë apo partnerë potencialë, por me një fjalor denigrues. Kjo krijoi rrethana mosbesimi që ekzistojnë edhe sot, sepse nuk ka një qasje pozitive ndaj partive opozitare”, ka përfunduar ai./teve1.info/

Tags: Levizja VetevendosjeOpozitaQeveria e Kosovës
ShareTweet

Postime të ngjashme

Pas më shumë se katër orësh përfundon intervistimi nga Prokuroria Speciale ndaj Faton Pecit

Faton Peci betohet sot si kryetar i Mitrovicës së Jugut

Ambasada amerikane për dialogun strategjik: Rifillimi i dialogut varet nga hapat konkretë të Kurtit për de-përshkallëzimin e tensioneve

Prej orës 15:00 deri në 21:00 – Policia dhe Ambasada Amerikane me ushtrim për reagim ndaj krizave

KQZ tregon se kur fillon votimi me postë për rreth 58 mijë votuesit jashtë Kosovës

KQZ tregon se kur fillon votimi me postë për rreth 58 mijë votuesit jashtë Kosovës

Moti sot

Hasani: Mosbashkëpunimi i PDK-së me Nismën është gabim

Hasani: Mosbashkëpunimi i PDK-së me Nismën është gabim

Hasani: Bedri Hamza do të jetë kryeministër, Kurti nuk e njeh politikën

Hasani: Bedri Hamza do të jetë kryeministër, Kurti nuk e njeh politikën

“InfoNata” 11.12.2025

“InfoNata” 11.12.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën