TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ismaili: Rritja ekonomike për vitin 2022 ishte 3.5%, inflacioni 11.6%

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Ismaili: Rritja ekonomike për vitin 2022 ishte 3.5%, inflacioni 11.6%
Ekonomia e Kosovës ka pasur një rritje të ngadalësuar gjatë viti 2022, me një rritje prej 3.5 për qind, kështu u tha në Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, në të cilin u shqyrtua raporti vjetor i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) për vitin 2022.

Guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismailin, tha se ngadalësimi i kësaj rritje i atribuohet rritjes së përgjithshme të çmimeve. Sipas Ismailit mesatarja vjetore e inflacionit në vitin 2022 rezultoi 11.6 për qind.

“Raporti është miratuar nga bordi i BQK-së, sa i përket aspektit të ekonomisë së Kosovës, sipas raporti të viti 2022 ekonomia e Kosovës shënoj një rritje të ngadalësuar ekonomike prej 3.5 për qind. Ngadalësimi i aktivitete kryesisht iu atribuua rritjes së përgjithshme të çmimeve duke ndikuar në rritje enorme të bruto produkteve vendor me vetëm një pikë për qindje”.

“Çmimet në vitin 2022 vazhduan të diktohen kryesisht nga faktorë të jashtëm që përcaktuan trajektoren e inflacionit nga gjysma e dytë e vitit paraprak, që përfshijnë rritjen e çmimeve të energjisë në tregjet ndërkombëtare, pengesat në zinxhirët e furnizimit të shkaktuara nga pandemia dhe rritjen e hovshme të kërkesës së përgjithshme. Një ndër faktorët kryesore në inflacion ishte çmimi i energjisë dhe ushqimit me fillimin e luftës në Ukrainë, e cila u transmetua përmes kanaleve të ndryshme edhe në Kosovë”.

“Mesatarja vjetore e inflacionit në vitin 2022 rezultoi 11.6 për qind, në raport me 3.4 për qind që ishte në vitin paraprak. Sa u përket të hyrave buxhetore ato shënuan një rritje prej 13.7 për qind, si rezultat kryesisht i masave në formalizmin e ekonomisë dhe inflacionit. Edhe shpenzimet buxhetore shënuan një rritje dyshifrore prej 10.5 për qind të bruto produktit vendor. Borxhi publik arriti vlerën 1.8 miliardë euro ose 4.2 për qind më i lartë se sa viti 2021. Borxhi publik ra në 20.7 për qind nga 21.5 për qind sa ishte në vitin 2021”, tha ai.

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka pyetur guvernatorin se pse ka rritje të ngadalësuar të remitencave krahasim me vitet paraprake.

“Tek remitancat është një rritje e vogël krahasim me vitet e paraprake, vërehet një ulje. Zakonisht ka pas rritje më të madhe të remitanca, e tash ka rritje, por shumë më e ulët në krahasim me vitet paraprake. Cili është indikatori kryesor që ka ndikuar”, ka pyetur Lushtaku.

Për këtë, Ismaili tha se mund të ketë ndonjë keqkuptim.

“Ndoshta kemi ndonjë keqkuptim. Në aspektin e përqindjes, aktualisht është rreth 12 për qind rritja nga viti në vit, e ka kaluar 10 për qind e Bruto Produktit vendor. Besojmë se pandemia nuk është shumë e mirë referente për këtë qëllim”.

“Ne nuk kemi vërejtur që ka ndonjë ngadalësim, përveç se ka preferenca kohore të ndryshme, por në qoftë se mendoni se ka rritje të ngadalësuar, na duhet pak kohë të shohim në baza vjetore, në numër dhe vlerë a ka ndryshim “, tha Ismaili.

Deputeti i LDK, Avdullah Hoti ka pyetur guvernatorin si është përmbyllur çështja e vjedhjes me thesar.

“Si u përmbyll çështja e vjedhjes më thesar, në cilën fazë është”, ka pyetur ai.

Ndërkaq, Ismaili tha se nuk ka informacione të fundit për këtë.

“Nuk kam informacione të fundit, por me dijeninë time ka ndodhur një kthim i jashtëm i rëndësishëm, por deri në çfarë masë nuk e di. Nuk kam informacione të fundit por me dijeni time ka ndodhur një kthim i arsyeshëm”, tha ai./eo

ShareTweet

Postime të ngjashme

Besim Kodra i bashkangjitet rrugëtimit politik të Vjosa Osmanit

Besim Kodra i bashkangjitet rrugëtimit politik të Vjosa Osmanit

​Takimi Kurti – Vuçiq, Muja: Kosova ta definojë nëse ka marrëveshje

Muja: Pezullohet përdorimi i vajit te palës dhe qumështit pluhur në sektorin e qumshtit

ShBA me projekte të reja – një rrjet miliardash në Ballkan dhe një mungesë që bie në sy: Kosova

ShBA me projekte të reja – një rrjet miliardash në Ballkan dhe një mungesë që bie në sy: Kosova

Detaje nga vrasja e rëndë në tentativë, 11-vjeçari në Gjilan dyshohet se goditi babanë me sëpatë

Humb jetën pas një jave personi që u vetaksidentua me motoçikletë në Pejë

Luftëtarët rebelë vrasin të paktën 69 persona në verilindje të RD të Kongos

Luftëtarët rebelë vrasin të paktën 69 persona në verilindje të RD të Kongos

Izraeli deporton dy aktivistë të rrëmbyer të flotiljes me ndihma për Gazën

Izraeli deporton dy aktivistë të rrëmbyer të flotiljes me ndihma për Gazën

Besim Kodra i bashkangjitet rrugëtimit politik të Vjosa Osmanit

Besim Kodra i bashkangjitet rrugëtimit politik të Vjosa Osmanit

​Takimi Kurti – Vuçiq, Muja: Kosova ta definojë nëse ka marrëveshje

Muja: Pezullohet përdorimi i vajit te palës dhe qumështit pluhur në sektorin e qumshtit

ShBA me projekte të reja – një rrjet miliardash në Ballkan dhe një mungesë që bie në sy: Kosova

ShBA me projekte të reja – një rrjet miliardash në Ballkan dhe një mungesë që bie në sy: Kosova

Detaje nga vrasja e rëndë në tentativë, 11-vjeçari në Gjilan dyshohet se goditi babanë me sëpatë

Humb jetën pas një jave personi që u vetaksidentua me motoçikletë në Pejë

Anija turistike e prekur nga Hantavirusi mbërrin në portin spanjoll, ndërsa nis evakuimi

Anija turistike e prekur nga Hantavirusi mbërrin në portin spanjoll, ndërsa nis evakuimi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën