TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Ishalla do Zoti deri në fund t’i gjejmë këto mbetje”- 27 vjet ende pritje për fatin e familjarëve

Edhe këtë 15 prill mitrovicasit kërkuan që të zbardhet fati i familjareve të tyrë që ende nuk janë gjetur, por të njëjtin kërkuan edhe që kryesit e veprave të dalin para drejtësisë. Me dhimbje e krenari edhe këtë të mërkurë përkujtuan familjarët e tyre që u vranë në luftën e fundit në Kosovë.

by Fëllënza Krasniqi
1 muaj ago
0 0
A A

E mërkura e gjeti në oborrin e gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë.

E një lule, Sabrije Nimani, me dhimbje e la tek kjo karrige e zbrazur.

Në të, figuron emri i nënës së burrit të saj, Havës.

Kjo e fundit, është në mesin e 104 personave të pagjetur nga komuna e Mitrovicës së Jugut.

27 vite pas ngjarjeve tragjike, Sabrije Nimani thotë se shpresa po e mban të fortë.

“Shumë e rëndë e njëjta dhimbje nuk freskohet hiç deri sa të gjinden eshtrat e saj. Jemi të mërzitur shumë. Po mundohen, inshalla do Zoti deri në fund t’i gjejmë këto mbetje ku janë e me i sjellë në vendin e vet, ne atëherë na lirohet pak a shumë dhimbja”, ka thënë Nimani.

Ditën e Bajramit të vitit 1999, me dhimbje e kujton edhe Rushit Fejzullahu.

“E kam nënën, babën, motrën edhe nipin. Ishte ditë bajrami ajo ditë që na kanë largu nga ndërtesat se unë kam qenë në ndërtesë, por babën nënën edhe motrën i kam pas këtu, e më kurfar kontakti nuk kam pasur me ta. Më rëndë a ka diçka, mu tani po më vjen më rëndë prej popullit që po kapën përqafe me serbë, nuk po di si mos më pas ndodh kurgjo, ajo më së shumti po më bren mua tash”, u shpreh Fejzullahu.

Tmerrin e 15 prillit të vitit 1999, nuk e ka harruar as Bujar Sahiti, atëkohë 17 vjeçar.

“Serbët na kanë tubuar në shtëpinë e mixhës tem na kanë malltretuar gjithçka na kanë bërë. Na e kana ndal këtu babën, djalin e axhës, edhe axhën por atë e kanë liruar. Edhe na kanë largu nga shtëpia na kanë rrahur, na kanë marr gjithçka çka kemi pas. Babin e kam gjetur në 2013 në varrezat lartë, djalin e axhës në oborr të Bajram Rexhepit, edhe një tezak të babait ende se dimë ku është”, ka thënë Sahiti.

Në ditën e të pagjeturve në këtë komunë, drejtësi kërkoi edhe Fevzi Beqiri.

“Ky muze gjendet këtu në  mesin e kriminaleve që i kemi përreth këtu, me shpija e me këto ndërtesa. Po ky gjak që është derdhë ne që jemi të gjallë, banorët, institucionet edhe lokale dhe qendrore e kanë obligim që me hulumtuar rastin se si kanë vdekur e si janë masakruar këta këtu që i pasqyrojmë” theksoj Beqiri.

Ndryshe, në këtë shtëpi në Lagjën e Boshnjakëve në Mitrovicë, me datën 15 prill të ‘99-ës forcat serbe vranë 23 civilë shqiptarë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Malisheva nis dezinsektimin e zonave  për luftimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo

Malisheva nis dezinsektimin e zonave për luftimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo

Kryeqyteti mbushet me mbeturina, ankohen qytetarët

Kryeauditorja: Komuna e Prishtinës dështoi në menaxhimin e mbeturinave, operatorët kushtuan më shtrenjtë

Aksident trafiku në Shkodër, një i vdekur dhe tre të lënduar

Edhe një aksident me fatalitet – Vdes një 60-vjeçar në Koshare të Ferizajt

Nis “Java e Albanologjisë”, trajton praninë e gjuhës shqipe në teknologji

Nis “Java e Albanologjisë”, trajton praninë e gjuhës shqipe në teknologji

Kenny Hasbrouck shpallet “MVP i Publikut”

Kenny Hasbrouck shpallet “MVP i Publikut”

Malisheva nis dezinsektimin e zonave  për luftimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo

Malisheva nis dezinsektimin e zonave për luftimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo

Shaqiri i zhgënjyer me sezonin, mbetet te Baseli

Shaqiri i zhgënjyer me sezonin, mbetet te Baseli

Carvajal largohet nga “Santiago Bernabeu”

Carvajal largohet nga “Santiago Bernabeu”

Jashari premton paraqitje më të mira

Jashari premton paraqitje më të mira

Kryeqyteti mbushet me mbeturina, ankohen qytetarët

Kryeauditorja: Komuna e Prishtinës dështoi në menaxhimin e mbeturinave, operatorët kushtuan më shtrenjtë

Izraeli sërish ndalon flotën e ndihmave për Gazën në ujërat ndërkombëtare

Izraeli sërish ndalon flotën e ndihmave për Gazën në ujërat ndërkombëtare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën