TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ish-selektori i Kosovës pret 20 gola nga Muriqi te Fenerbahçe

by teve1.info
3 muaj ago
0
A A
Fenerbahçe pret rikthimin e Muriqit në stërvitje

Kur Vedat Muriqi ende nuk ishte emër i njohur i futbollit evropian, një prej ish-selektorëve të Kosovës kishte dalluar tek ai potencial që pak kush e kishte vërejtur.

Ish-selektori i Kosovës, Albert Bunjaki, ka kujtuar kohën kur sulmuesi luante në nivelin e dytë të futbollit turk. Mënyra e tij e lojës dhe karakteristikat e veçanta si sulmues ishin vërejtur që në atë periudhë.

Muriqi pos që luante në kategorinë e dytë të futbollit turk paraqitej edhe për Shqipërinë U21.

Bunjaki besonte se një sulmues me kombinimin e forcës fizike dhe teknikës ishte një profil i rrallë në futbollin evropian.

55-vjeçari të martën në një intervistë për “Turkiye Gazetesi”, ka thënë se potencialin e Muriqit e kishte dalluar që në ditët e para.

“Kur u bëra selektor i Kosovës një nga qëllimet tona ishte të kishim dy sulmues të fortë fizikisht, të gjatë dhe teknikisht të talentuar, të cilët do të garonin për një vend në ekip. Në atë kohë, Vedati luante në divizionin e dytë turk dhe kishte përfaqësuar ekipin kombëtar të Shqipërisë U21. Megjithatë, menjëherë e dallova potencialin e tij. Besoja se ky lloj sulmuesi ishte jashtëzakonisht i rrallë në futbollin evropian dhe koha e ka vërtetuar saktësinë e vlerësimit tim. Sot, Vedati është padyshim një nga sulmuesit më të mirë në futbollin evropian”, ka thënë Bunjaki.

Bunjaki e drejtoi Kosovën nga viti 2009 deri në vitin 2017.

32-vjeçari Muriqi u kthye te Fenerbahçe pas shkëlqimit te Mallorca.

Bunjaki është i bindur se kthimi i Muriqit te Fenerbahçe do të rezultojë i suksesshëm.

Ai thotë se qendërsulmuesi do t’i realizojë të paktën 20 gola përgjatë edicionit 2026/27.

“Për Vedatin, suksesi i ekipit ka ardhur gjithmonë para arritjeve individuale. Ai është lojtar i pjekur që nuk ndjek statistikat personale. Është mjaft i zgjuar për të mos ushtruar presion të panevojshëm mbi veten. Nëse do t’ia bënit këtë pyetje, ai ndoshta do të thoshte se numri i golave që shënon është i parëndësishëm për sa kohë që Fenerbahçe fiton. Ky mentalitet pasqyron si pjekurinë e tij ashtu edhe përkushtimin e tij ndaj ekipit. Si dikush që ka punuar me të edhe në aspektin e stërvitjes mendore, nëse nuk pëson ndonjë dëmtim ai do ta përfundojë sezonin midis tre golashënuesve më të mirë në Superligën e Turqisë. Nëse do të më duhej të jepja një numër, besoj se ai ka kapacitetin të shënojë të paktën 20 gola”.

Muriqi është sulmuesi më i mirë i Kosovës me 32 gola në 68 paraqitje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Barcelona mposht Aston Villan

Barcelona mposht Aston Villan

Manchesteri fiton me përmbysje kundër Romës

Manchesteri fiton me përmbysje kundër Romës

Bayerni triumfon ndaj Atleticos në Madrid

Bayerni triumfon ndaj Atleticos në Madrid

Fitojnë Galatasaray e Sportingu në Champions

Fitojnë Galatasaray e Sportingu në Champions

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, tre astronautë votojnë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, tre astronautë votojnë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor

Rezultatet e zgjedhjeve në SHBA mund të vonohen me ditë, numërimi ndryshon nga shteti në shtet

Rezultatet e zgjedhjeve në SHBA mund të vonohen me ditë, numërimi ndryshon nga shteti në shtet

Xani: Nëse opozita nuk unifikohet, Kurti mund ta çojë Kosovën sërish në zgjedhje

Xani: Nëse opozita nuk unifikohet, Kurti mund ta çojë Kosovën sërish në zgjedhje

Probleme në procesin e votimit në SHBA, zgjaten oraret në disa qendra

Probleme në procesin e votimit në SHBA, zgjaten oraret në disa qendra

Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Rikonfirmohet Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë, zbardhen detajet e takimit Rama-Rutte në Bruksel

Rikonfirmohet Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë, zbardhen detajet e takimit Rama-Rutte në Bruksel

Emisioni “Info Nata” 03.11.2026

Emisioni “Info Nata” 03.11.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën