TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ish i burgosuri politik: Në Hagë pati “lojë fjalësh”, u përdorën edhe deklarata të fabrikuara

by Tëvë1
1 minutë ago
0
A A
Ish i burgosuri politik: Në Hagë pati “lojë fjalësh”, u përdorën edhe deklarata të fabrikuara

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish-i burgosuri politik dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bislim Zogaj, ka folur për dënimin e katër ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Zogaj tha se vendimin e ka pritur shumë rëndë, duke theksuar se nuk e kishte pritur një aktgjykim të tillë.

“Definitivisht, për mua personalisht, dita e djeshme mund të them se ishte ndër ditët më të rënda që kam përjetuar, një nga ngjarjet më të rënda dhe më të vështira, jo vetëm për mua personalisht, si bashkëveprimtar dhe bashkëluftëtar i këtyre burrave, por mbi të gjitha edhe për Kosovën. E prita mjaft keq, mos të them se kam qenë i traumatizuar. Ka ndikuar shumë në mirëqenien time që nga dita e djeshme”, tha Zogaj.

Ai tregoi se, ndonëse gjatë gjithë jetës së tij është përballur me situata të vështira dhe ka qenë i përgatitur edhe për mundësinë që të humbte jetën gjatë luftës, vendimi i Gjykatës Speciale e kishte prekur në një mënyrë që nuk e kishte parashikuar.

“Për dallim nga gjithë jeta ime, që nga mosha 16-vjeçare jam marrë me veprimtari kombëtare dhe gjithmonë kam qenë i përgatitur për më të ndryshmet, deri edhe të vritem në luftë, nuk e di pse këtë verdikt nuk e kisha pritur të më ndikonte kështu. E prisja të ishte një verdikt pozitiv. Do të ishte një verdikt që do ta vlerësonte drejt edhe luftën e UÇK-së”, u shpreh ai.

Zogaj tha se, bazuar në atë që kishte përjetuar gjatë luftës dhe në dëshmitë që kishte dëgjuar në proces, kishte besuar se ish-krerët e UÇK-së do të shpalleshin të pafajshëm.

“Përveç realitetit që e dija, se si ka qenë lufta e Kosovës, e dija që ka qenë një luftë e pastër dhe drejt, bindesha që do të dalin të pafajshëm. Ma plotësonte edhe fakti që pata marrë pjesë në seancën kur ishte dëshmitar James Rubin dhe deklarata e përfaqësuesit amerikan”, tha Zogaj.

Ai shtoi se dënimi ishte i papritur për të dhe se gjatë gjithë ditës kishte qenë i tronditur nga vendimi.

“Isha shumë i emocionuar dje dhe nuk e prita këtë vendim. Unë mendoja vetë që do t’i shpallnin të pafajshëm. Nuk e mendova fare që mund të dënoheshin. Mendoja se ku të festoja, mirëpo dënimi ishte aq i papritur, sa më la gjatë gjithë ditës të habitur dhe nuk mund të mendoja se çka do të bëhej më tutje”, tha ai.

Duke komentuar natyrën e vendimit, Zogaj e cilësoi atë si “një dënim puro politik”.

“Është një dënim puro politik, por fatkeqësisht, me disa deklarata nga shqiptarët, të cilat janë përdorur si argumente për të pasur Gjykatën Speciale dhe për t’i dënuar ata. Edhe unë mendoj se ka pasur deklarata të fabrikuara, sepse kanë qenë me identitete të rreme, të mbrojtura, ku ka mundur të jetë një emër nga një rreth tjetër dhe të jetë shtirur”, deklaroi Zogaj.

Sipas tij, gjatë procesit gjyqësor ka pasur mospërputhje në mënyrën se si është trajtuar përgjegjësia individuale e të akuzuarve.

“Fatkeqësisht, aty u bë një lojë fjalësh. Në fillim gjyqtari tha se këta mbajnë përgjegjësi individuale, kurse gjatë leximit të aktakuzës, por edhe kur shpalleshin fajtorë, gjithmonë thuhej se ishte në bazë të organizimit, të organizatës së përbashkët kriminale, me përjashtim të Behajdin Allaqi”, tha Zogaj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Time Kadrijaj nga protesta: Këto dënime nuk janë dhënë as për kriminelët serbë

Time Kadrijaj nga protesta: Këto dënime nuk janë dhënë as për kriminelët serbë

Avokatja e Jakup Krasniqit: 16 vite ai i kaloi në burgje, asnjë dëshmitar nuk ishte kundër tij

Avokatja e Jakup Krasniqit: 16 vite ai i kaloi në burgje, asnjë dëshmitar nuk ishte kundër tij

Ish-avokatja e Rexhep Selimit: Një pjesë e dokumenteve në Hagë janë dorëzuar nga Serbia

Ish-avokatja e Rexhep Selimit: Një pjesë e dokumenteve në Hagë janë dorëzuar nga Serbia

Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës reagon pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës reagon pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Ish i burgosuri politik: Në Hagë pati “lojë fjalësh”, u përdorën edhe deklarata të fabrikuara

Ish i burgosuri politik: Në Hagë pati “lojë fjalësh”, u përdorën edhe deklarata të fabrikuara

Time Kadrijaj nga protesta: Këto dënime nuk janë dhënë as për kriminelët serbë

Time Kadrijaj nga protesta: Këto dënime nuk janë dhënë as për kriminelët serbë

“Info Nata”- 17.09.2026

“Info Nata”- 17.09.2026

Avokatja e Jakup Krasniqit: 16 vite ai i kaloi në burgje, asnjë dëshmitar nuk ishte kundër tij

Avokatja e Jakup Krasniqit: 16 vite ai i kaloi në burgje, asnjë dëshmitar nuk ishte kundër tij

Ish-avokatja e Rexhep Selimit: Një pjesë e dokumenteve në Hagë janë dorëzuar nga Serbia

Ish-avokatja e Rexhep Selimit: Një pjesë e dokumenteve në Hagë janë dorëzuar nga Serbia

Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës reagon pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës reagon pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

​Të premten i jepet lamtumira e fundit Flora Brovinës

​Të premten i jepet lamtumira e fundit Flora Brovinës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën