TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Irani thotë se Hormuzi do të qëndrojë i mbyllur derisa SHBA-ja të përmbush kushtet

by teve1
2 muaj ago
0
A A
Irani dhe Omani afër arritjes së një marrëveshjeje për Ngushticën e Hormuzit

kryenegociatori iranian dhe kryetari i parlamentit, Mohammad Bagher Ghalibaf ka thënë se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur derisa Shtetet e Bashkuara të pranojnë planin shtatëditor të Teheranit për të rihapur rrugën ujore.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve Nournews, duke cituar Mohammad Bagher Ghalibaf, raportoi të dielën se Uashingtoni bëri “disa propozime përmes një ndërmjetësi” disa ditë pasi SHBA-të iu përgjigjën propozimit diplomatik të Iranit.

SHBA-të duhet ta dinë “se epoka e humbjes së kohës dhe diktimit të kërkesave të njëanshme ka mbaruar”, tha Ghalibaf, duke shtuar se qëndrimi i Iranit mbetet “i qartë dhe i përcaktuar”.

Ai theksoi se “ngushtica e Hormuzit nuk do të hapet derisa të përmbushen shtatë kushtet tona bazuar në memorandumin e Islamabadit” dhe se Irani është “i pranishëm në fushën e betejës ushtarake dhe do t’i përballë ata me surpriza të reja”.

Të dielën, Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha gjithashtu se Irani është “serioz në gjetjen e zgjidhjeve diplomatike, ashtu siç jemi seriozë në mbrojtjen e vetes”, citon Al Jazeera.

Duke folur para ambasadorëve dhe diplomatëve të huaj në Teheran, Araghchi tha se Irani i kishte shpjeguar qartë kushtet e tij për rihapjen e ngushticës dhe se Teherani shpresonte që Uashingtoni të zgjidhte diplomacinë dhe të pranonte propozimin e tij.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përjashtoi një propozim iranian për të rihapur Ngushticën e Hormuzit javën e kaluar, disa orë pasi Irani paraqiti një plan veprimi për rihapjen e ngushticës, përmes së cilës transportohet një e pesta e naftës dhe gazit natyror global gjatë kohës së paqes.

Muajin e kaluar, Trump kërcënoi të “shkatërrojë” Iranin në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA).

ShareTweet

Postime të ngjashme

Protestë para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë rrugën

Protestë para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë rrugën

Dështon samiti global për klimën pas bllokimit në lidhje me lëndët djegëse fosile

Dështon samiti global për klimën pas bllokimit në lidhje me lëndët djegëse fosile

Kurti takohet me Kasamin e Mexhitin, diskutojnë për projektet infrastrukturore që lidhin dy shtetet

Kurti takohet me Kasamin e Mexhitin, diskutojnë për projektet infrastrukturore që lidhin dy shtetet

Shqipëria rikthen rezervistët

Shqipëria rikthen rezervistët

Protestë para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë rrugën

Protestë para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë rrugën

Auto Draft

Një amanet që ndryshoi jetën e mbi 100 studentëve

Auto Draft

Erërat e forta ia dëmtuan serat-fermeri nga Lipjani kërkon kompensimin

Auto Draft

Ankohen banorët në Serofc: Nuk ka ardhur askush me na çel derën

Auto Draft

Konsulta falas si formë proteste nga mantelbardhët

Auto Draft

Krasniqit iu mohua takimi me vëllain, kritika ndaj Gjykatës Speciale

Auto Draft

Dita e Alfabetit Shqip, Rama viziton shtëpinë muze

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën