tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

IPK arreston pesë persona, në mesin e tyre edhe një zyrtar policor

tëvë1 nga tëvë1
19/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Një polic dhe katër qytetarë janë arrestuar mëngjesin e sotëm nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Sipas njoftimit, ky aksion u zhvillua në pesë lokacione të ndryshme ndaj disa të dyshuarve për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe organizim të skemave piramidale si dhe bixhoz të kundërligjshëm.

“Sot që nga orët e hershme të mëngjesit, hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), të mbështetur nga njësi të reagimit të shpejtë të policisë kanë zbatuar një urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda, për kontroll dhe sekuestrim të dëshmive që do të gjenden gjatë kontrollit.

Operacioni zhvillua në pesë (5) lokacione të ndryshme ndaj disa të dyshuarve për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të kundërligjshëm. Gjatë kontrolleve të lokacioneve të ndryshme hetuesit e IPK-së kanë sekuestruar gjësende të ndryshme përfshirë: disa telefona mobil, dy USB, para të gatshme, dy pistoleta etj”, thuhet në njoftim.

Teksa të ndaluar si pjesë e këtij operacioni  thuhet se janë pesë persona të dyshuar, prej tyre një zyrtar policorë  dhe katër qytetarë.

“Veprat penale për të cilat dyshohen të ndaluarit janë: “Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar”, “Armëmbajtje pa leje”, “Dhënie ndihmë kryesit të veprës penale pas kryerjes së veprës penale” dhe “Organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të kundërligjshëm”.

Veprimet tjera hetimore do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorin kompetent”, thuhet tutje./teve1.info.

Abdixhiku: Mobilizim i madh i LDK-së në Prishtinë, shenjë e një ndryshimi të madh që po vjen

23/09/2023

​Dialogu Kosovë – Serbi drejt bllokadës

23/09/2023

Sekuestrohen mbi 250 mijë euro në portin e Durrësit

23/09/2023

“10 vjet mund të zgjasin procedurat për anëtarësimin e Kosovës në NATO”

23/09/2023
SAN SEBASTIAN, SPAIN - FEBRUARY 07: Adnan Januzaj of Real Sociedad reacts during the La Liga Santander match between Real Sociedad and Cadiz CF at Estadio Anoeta on February 07, 2021 in San Sebastian, Spain. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Adnan Januzaj në janar pritet të rikthehet në Ligën Premier

23/09/2023

Vdes një 76-vjeçar, nuk arriti të dalë nga shtëpia që ishte përfshirë nga flakët

23/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.