TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

IPK arreston një polic për marrje ryshfeti, pasi lejoi një qytetar serb të hyjë në Kosovë

by teve1
7 muaj ago
2
A A
IPK arreston një polic për marrje ryshfeti, pasi lejoi një qytetar serb të hyjë në Kosovë

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka arrestuar një zyrtar policor, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Marrje ryshfeti”.

Sipas hetimeve fillestare, zyrtari dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës në Stacionin e Policisë Kufitare në Vërmicë i ka mundësuar një qytetari të Serbisë hyrjen në Kosovë për përfitim financiar, ndonëse hyrja i ishte ndaluar më parë.

Hetimet u zhvilluan në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren, ndërsa ndaj zyrtarit policor është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë arrestuar sot një zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Marrje ryshfeti”. Në bazë të hetimeve fillestare ekziston dyshimi se zyrtari policor gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare sot në Stacionin e Policisë Kufitare në Vërmicë, për përfitim financiar i ka mundësuar një qytetari të Republikës së Serbisë hyrjen në territorin e Republikës së Kosovës, ndonëse këtij qytetari paraprakisht i ishte ndaluar hyrja në territorin e Republikës së Kosovës. Pas pranimit të informacioneve të para për këtë rast, hetuesit e IPK-së kanë filluar hetimet me autorizim dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren. Pas disa veprimeve hetimore dhe operative në teren, nga hetuesit e IPK-së është arrestuar zyrtari policor kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, është arrestuar edhe qytetari serb, ndaj të cilit është iniciuar rast penal për “Dhënien e ryshfetit” dhe i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tre të lënduar pas një përleshjeje fizike në Komoran

​ZKA fillon auditimin e sistemit për regjistrimin e bizneseve në ARBK

​ZKA fillon auditimin e sistemit për regjistrimin e bizneseve në ARBK

BE-ja kërkon kompromis politik dhe institucione të qëndrueshme në Kosovë

BE-ja kërkon kompromis politik dhe institucione të qëndrueshme në Kosovë

Kulla: E domosdoshme hapja e një ambasade të Kosovës në Damask dhe e një ambasade të Shqipërisë në Oman

Kulla: E domosdoshme hapja e një ambasade të Kosovës në Damask dhe e një ambasade të Shqipërisë në Oman

Spanja eliminon Portugalinë

Spanja eliminon Portugalinë

Qeveria franceze i mbijeton mocionit të mosbesimit për reagimin ndaj valës së të nxehtit

Qeveria franceze i mbijeton mocionit të mosbesimit për reagimin ndaj valës së të nxehtit

Tre të lënduar pas një përleshjeje fizike në Komoran

Microsoft shkurton 3 përqind të fuqisë punëtore

Microsoft pritet të shkurtojë mijëra vende pune!

​ZKA fillon auditimin e sistemit për regjistrimin e bizneseve në ARBK

​ZKA fillon auditimin e sistemit për regjistrimin e bizneseve në ARBK

BE-ja kërkon kompromis politik dhe institucione të qëndrueshme në Kosovë

BE-ja kërkon kompromis politik dhe institucione të qëndrueshme në Kosovë

Kulla: E domosdoshme hapja e një ambasade të Kosovës në Damask dhe e një ambasade të Shqipërisë në Oman

Kulla: E domosdoshme hapja e një ambasade të Kosovës në Damask dhe e një ambasade të Shqipërisë në Oman

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën