TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Inteligjencës amerikane i kërkohet që ta mbyllë gojën për rolin e tyre lidhur me Ukrainën

by tëvë1
5 vjet ago
0
A A
Inteligjencës amerikane i kërkohet që ta mbyllë gojën për rolin e tyre lidhur me Ukrainën

Dy ngjarje u shfaqën në shtypin amerikan këtë javë që citonin zyrtarët amerikanë duke thënë se inteligjenca amerikane ishte e rëndësishme në shënjestrimin e gjeneralëve rusë në fushëbetejë dhe në fundosjen e luftanijes ruse Moskva në Detin e Zi, shkroi The Guardian të shtunën.

Raportimi i parë në Neë York Times të mërkurën për gjeneralët, u mohua pjesërisht nga Shtëpia e Bardhë e cila tha se derisa SHBA-ja ndan informacione me forcat ukrainase, nuk i ndan ato që në mënyrë specifike të kenë qëllimin e vrasjes së gjeneralëve rusë.

Një ditë më pas, NBC, NYT dhe Ëashington Post cituan zyrtarë që thoshin se inteligjenca e SHBA-së e ka ndihmuar Ukrainën të godiste Moskvan muajin e kaluar duke bërë që anija më e madhe ruse të fundosej.

John Sipher, i cili shërbeu 28 vjet në shërbimin e fshehtë të CIA-s, ca nga ajo kohë në Moskë, mendon se vendimi për të ndarë detaje nga informacionet e fshehta është i gabuar për arsye të ndryshme.

Por ai nuk mendon se rrit ndjeshëm rrezikun për përshkallëzim mes Rusisë dhe NATO-s.

“Putini e kupton si luhet loja. Ai përdorë inteligjencën për të tentuar të vrasë amerikanë nëse situata është e kundërt, si bëri në Afganistan dhe vende të tjera”.

Në rastin e Moskvas, zyrtarët amerikanë u munduan të siguronin se Ukraina mori vetë vendimet për shënjestrim dhe mori informacion nga burime të shumta.

“Ne nuk jemi burimi i vetëm i inteligjencës dhe informacionit për ukrainasit. Ata marrin informacione edhe nga vendet e tjera dhe kanë kapacitet të fuqishëm të mbledhjes së inteligjencës”, tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

Tags: intelegjenca amerikaneNATOSHBAUkraine
ShareTweet

Postime të ngjashme

Protestë para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë rrugën

Protestë para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë rrugën

Dështon samiti global për klimën pas bllokimit në lidhje me lëndët djegëse fosile

Dështon samiti global për klimën pas bllokimit në lidhje me lëndët djegëse fosile

Kurti takohet me Kasamin e Mexhitin, diskutojnë për projektet infrastrukturore që lidhin dy shtetet

Kurti takohet me Kasamin e Mexhitin, diskutojnë për projektet infrastrukturore që lidhin dy shtetet

Shqipëria rikthen rezervistët

Shqipëria rikthen rezervistët

Protestë para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë rrugën

Protestë para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë rrugën

Auto Draft

Një amanet që ndryshoi jetën e mbi 100 studentëve

Auto Draft

Erërat e forta ia dëmtuan serat-fermeri nga Lipjani kërkon kompensimin

Auto Draft

Ankohen banorët në Serofc: Nuk ka ardhur askush me na çel derën

Auto Draft

Konsulta falas si formë proteste nga mantelbardhët

Auto Draft

Krasniqit iu mohua takimi me vëllain, kritika ndaj Gjykatës Speciale

Auto Draft

Dita e Alfabetit Shqip, Rama viziton shtëpinë muze

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën