TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Inteligjenca amerikane: Deri në 300 persona kanë vdekur nga shpërthimi në spitalin në Gazë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Inteligjenca amerikane: Deri në 300 persona kanë vdekur nga shpërthimi në spitalin në Gazë

Në një vlerësim të paklasifikuar të inteligjencës amerikane, që i është dërguar Kongresit, thuhet se nga shpërthimi në spitalin në Qytetin e Gazës kanë vdekur nga 100 deri në 300 persona.

Këto shifra paraqesin “numër të lartë të humbjes së jetës”, thanë zyrtarët e inteligjencës amerikane në vlerësimin e tyre, të cilin e ka parë Associated Press. Zyrtarët e inteligjencës ende po shqyrtojnë provat dhe vlerësimi i tyre mund të evoluojë.

Shpërthimi ndodhi në spitalin Al-Ahli të Gazës më 17 tetor, në objektin e të cilit ishin strehuar palestinezë.

Zyrtarët e grupit militant palestinez Hamas menjëherë fajësuan një sulm ajror izraelit për shpërthimin në spital. Izraeli mohoi përfshirjen.

Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe zyrtarë të tjerë amerikanë veçse kanë deklaruar se inteligjenca amerikane beson se shpërthimi nuk është shkaktuar nga një sulm ajror izraelit. Edhe në vlerësimin dërguar Kongresit përmendet ky qëndrim.

Në vlerësimin e inteligjencës amerikane po ashtu u tha se “vetëm dëmtime të lehta strukturore” ishin të dukshme në spital dhe nuk është parë ndonjë krater i krijuar.

Izraeli ka fajësuar për shpërthimin në spital grupin tjetër palestinez, Xhihadi Islamik. Por, ky grup ka mohuar përfshirjen.

Izraeli është zotuar se do të shkatërrojë grupin Hamas, pasi ky i fundit nisi sulme të koordinuara nga toka, ajri dhe deti ndaj Izraelit më 7 tetor. Që atëherë, Izraeli ka bombarduar Rripin e Gazës – ku jetojnë 2.3 milionë palestinezë – dhe ka urdhëruar evakuimin e banorëve nga veriu për në jug të këtij territori, duke u zotuar se do të kryejë një pushtim tokësor të Gazës. /rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ekskluzive-Kosova nënshkruan kontratë trevjeçare për blerjen e sistemeve artilerike HUMVEE Hawkeye 105 mm

Ekskluzive-Kosova nënshkruan kontratë trevjeçare për blerjen e sistemeve artilerike HUMVEE Hawkeye 105 mm

Kryeministri i Polonisë: SHBA premtoi përgjigje ushtarake nëse Ukraina sulmohet pas armëpushimit

Kryeministri i Polonisë: SHBA premtoi përgjigje ushtarake nëse Ukraina sulmohet pas armëpushimit

KFOR reagon për rrëmbimin e qytetarit serb në Leposaviq: Jemi në dijeni të rastit në Leposaviq, situata në kufi e qetë

KFOR-i konfirmon aftësinë e tij për të siguruar sigurinë në Kosovë

Nesër samiti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Rama niset drejt Brukselit

Nesër samiti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Rama niset drejt Brukselit

Bislimi: BE-ja heq shumicën e masave ndaj Kosovës

Bislimi: BE-ja heq shumicën e masave ndaj Kosovës

Ekskluzive-Kosova nënshkruan kontratë trevjeçare për blerjen e sistemeve artilerike HUMVEE Hawkeye 105 mm

Ekskluzive-Kosova nënshkruan kontratë trevjeçare për blerjen e sistemeve artilerike HUMVEE Hawkeye 105 mm

Asllani pret pjesëmarrjen në  Botëror

Bayerni konfirmon interesimin për Asllani

Ousmane Dembele shpallet futbollisti i vitit nga FIFA

Ousmane Dembele shpallet futbollisti i vitit nga FIFA

Organizatat e Sigurisë nga Ukraina paralajmërojnë: Paramilitarët Serbë të trajnuar nga Rusia rrezikojnë Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor

Organizatat e Sigurisë nga Ukraina paralajmërojnë: Paramilitarët Serbë të trajnuar nga Rusia rrezikojnë Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor

“I biri e pa vrasjen e babait” – Prokuroria kërkon dënim maksimal ndaj Sllagjan Trajkoviq

“I biri e pa vrasjen e babait” – Prokuroria kërkon dënim maksimal ndaj Sllagjan Trajkoviq

Klinaku: VV do të dalë e para në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Klinaku: VV do të dalë e para në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën