TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Organizatat e Sigurisë nga Ukraina paralajmërojnë: Paramilitarët Serbë të trajnuar nga Rusia rrezikojnë Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor

Dy organizata prestigjioze të sigurisë nga Ukraina, po qëndrojnë këto ditë në Kosovë. Dy drejtuesit e tyre kanë treguar për TËVË1, se Kosova dhe i gjithë Ballkani Perëndimor rrezikohen seriozisht nga grupet paramilitare serbe, të cilat po luftojnë krah Rusisë në Ukrainë.

by Venhar Isufi
4 muaj ago
5 1
A A

Gazeta prestigjioze britanike “The Telegraph” ngriti alarmin se një grup paramilitarësh serbë i janë bashkuar Rusisë, siç theksohet në shkrim “marrjen e territoreve të Ukrainës”.

Mediumi ngriti shqetësime se ky grup po trajnohet nga ushtria ruse edhe për ngritje tensione rajonin Ballkanit.

Vadim Chernysh, drejtor ekzekutiv i Këshillit Drejtues për Studime dhe Siguri në Ukrainë, i cili po qëndron këto ditë në Kosovë, thotë se gjithë këto grupe kanë në përbërje njerëz me përvojë ushtarake.

“Për shembull kemi çetnikë, jo për Ukrainën, por për Rusinë, si pjesëtarë të forcave ruse, të cilave u ndihmojnë për të pushtuar vendin tonë, për të luftuar Ukrainën. Njëkohësisht ata kanë përvojë relativisht më shumë se një armatim të sofistikuar, dhe pas rikthimit në Serbi, në Ballkan, ata do të marrin këtë përvojë me vete. Ata janë rrezik për krejt Ballkanin për mendimin tim. Për më tepër ata kanë bazë të përbashkët ideologjike – Bota Ruse, civilizimi rus, Serbia është pjesë e kësaj, kanë një lloj “miqësie” do të thosha, por qëllimi është që të kërcënojnë stabilitetin në krejt Evropën. Pra ata janë kërcënim për krejt Evropën, dhe mund të udhëhiqen nga inteligjenca dhe forcat ruse të sigurisë këtu në Ballkan”, ka thënë Chernysh

Në anën tjetër, drejtori i Institutit për Politika Botërore, Yevhen Mahda ka shtuar se këta paramilitar serbe po paguhen nga Rusia.

“Mendoj që qytetarët serb kanë disa arsye për të marrë pjesë në armatën pushtuese ruse në luftën ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës. Mendoj që arsyeja e parë janë paratë sepse Rusia preferon të ftojë qytetarët e huaj dhe të ketë kontakte me qytetarë nga shumë vende të huaja. “Stuhitë e mishit” janë aktivitete ushtarake që mund të krijojnë probleme të mëdha në shoqërinë ruse. Arsyeja e dytë është të marrin përvojën ushtarake për t’u përgatitur për një luftë tjetër apo për t’u bërë, për shembull, nuk është emër origjinal, por një lloj aktiviteti për gardë e presidentit Putin. Dhe arsyeja e tretë është mendimi perandorak për vëllazërinë sllave mes Rusisë dhe Serbisë”, është shprehur Mahda.

E në anën tjetër, drejtori i QKSS-së, Mentor Vrajolli potencoi se Rusia po i përdor këto grupe që në rast se e humb Ukrainën, të ndezë tensione në vende të tjera në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Kosovën dhe Bosnje Hercegovinën.

“Kjo afërsi nuk është për tu çuditur, interesi i Rusisë gjithmonë ka qenë që në rast të një fitoreje në luftën në Ukrainë të ketë përpjekje për zgjerimin e influencës së saj, kështu që këto elemente kanë qenë kërcënim potencial, por në anën tjetër në rast se lufta në Ukrainë do të sfidohej, njëra nga qasja e tyre ka qenë dhe mbetët që të ndezin konflikte të tjera në Evropë që një pjesë e Evropës të bartët në kriz a të ndryshme”, ka thënë Vrajolli.

Ai shtoi se vëmendja duhet të mbetet në katër komunat veriore, për çka nuk duhet të ketë lëshime as nga ana e KFOR-it të cilët janë përgjegjës për kufirin midis Kosovës dhe Serbisë.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Sveçla urdhëron hetim për rastin e vrasjes trefishtë në Gjilan, asnjë polic nuk do të mbetet i paprekshëm

Sveçla: Sekuestrohen armë dhe municion në një operacion policor në Zubin Potok

Nënshkruhet marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës

Nënshkruhet marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës

Jashari: Sot nis aksioni i Inspektoratit të Punës në Prishtinë, Ferizaj dhe Fushë Kosovë

Jashari: Sot nis aksioni i Inspektoratit të Punës në Prishtinë, Ferizaj dhe Fushë Kosovë

Një burrë kërcënon anëtarët e familjes dhe sulmon fizikisht një polic në Ferizaj

Arrestohet një person për vdekjen e punëtorit në vendin e punës në Shtime

Sveçla urdhëron hetim për rastin e vrasjes trefishtë në Gjilan, asnjë polic nuk do të mbetet i paprekshëm

Sveçla: Sekuestrohen armë dhe municion në një operacion policor në Zubin Potok

Bora favorite ndaj Prishtinës edhe në duelin e dytë

Bora favorite ndaj Prishtinës edhe në duelin e dytë

Nënshkruhet marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës

Nënshkruhet marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës

Jashari: Sot nis aksioni i Inspektoratit të Punës në Prishtinë, Ferizaj dhe Fushë Kosovë

Jashari: Sot nis aksioni i Inspektoratit të Punës në Prishtinë, Ferizaj dhe Fushë Kosovë

Një burrë kërcënon anëtarët e familjes dhe sulmon fizikisht një polic në Ferizaj

Arrestohet një person për vdekjen e punëtorit në vendin e punës në Shtime

Distria Krasniqi starton pa probleme në Evropianin e xhudos, kalon çeken me Wazzari

Distria Krasniqi starton pa probleme në Evropianin e xhudos, kalon çeken me Wazzari

Xhiro 29 në Superligë: Llapi–Prishtina ndez fundjavën futbollistike

Xhiro 29 në Superligë: Llapi–Prishtina ndez fundjavën futbollistike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën