TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Institucionet e drejtësisë nënshkruajnë zotimet për reformë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Institucionet e drejtësisë nënshkruajnë zotimet për reformë

Krerët e sistemit të drejtësisë kanë nënshkruar të martën Deklaratën e Përbashkët të Zotimit për reformë në këtë sistem.

Deklarata u nënshkrua nga ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor Albert Zogaj, kryesuesi i Këshillit Prokurorial Jetish Maloku, ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit Besim Kelmendi dhe Mejreme Memaj ushtruese detyre e kryetarit të Gjykatës Supreme.

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, tha se kjo deklaratë parasheh një plan të detajuar të veprimeve të përbashkëta për adresimin e reformës në drejtësi.

“Siç jeni në dijen reformat në drejtësi kanë pasur dy drejtime. Sa i përket ndryshimeve kushtetuese për Vettingun ato janë proceduar në Gjykatën Kushtetuese. Sa i përket deklaratës se përbashkët, parasheh një plan të detajuar të veprimeve të përbashkëta për adresimin e reformës në drejtësi, parasheh kontrollin e integritetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Gjithashtu vlerësimin e përformacën dhe disiplinimit. Sipas planit të veprimit identifikimi i nevojave do të behët deri në qershorin e këtij viti. Pra synojmë që brenda këtij vitit synojmë që ta përmbyllim edhe nevojat edhe ndryshimet ligjore”, tha Haxhiu.

Kryesuesi i këshillit Gjyqësor i Kosovës, Albert Zogaj, tha se vazhdojnë të kenë mendime të ndryshme sa i përket amendamenteve kushtetuese për Vettingun.

“Kemi dhe vazhdojmë që të kemi mendime të ndryshme për amendamentet Kushtetuese. Sipas planit të veprimit do të kemi një vlerësim të gjendjes dhe pastaj mbi bazën e të gjeturave do të veprohet. Ne do të jemi të hapur që të diskutojmë për këtë proces. Deklarata do të jetë shumë shpejt publike”, tha Zogaj.

Ndërsa kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, tha se ky dokument është drejt avancimit dhe sundimit të ligjit.

“Kjo deklaratë është një dokument drejt avancimit dhe sundimit të ligjit. Të gjitha rekomandimet nga ky dokument dalin nga strategjia e sundimit të ligjit. Fuqizojnë gjykatat dhe prokuroritë. Ky dokument eviton çdo sfidë të ngritur. Suksesi i kësaj nisme varet edhe nga reformat tjera”, u shpreh ai./eo/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia gjen armë në një veturë në Zubin Potok, arrestohen dy persona

Policia gjen armë në një veturë në Zubin Potok, arrestohen dy persona

Gërvalla paralajmëron njohjet të reja pas atyre nga Kenia e Sudani

Gërvalla kërkon që rasti në Demiraj të hetohet pa vonesa

Sa kontrollohet cilësia e derivateve në Kosovë?

Si u bë medreseja konaku i diplomatëve të huaj gjatë kohës sa vendi ishte i pushtuar?

50 letrat që i shkëmbyen Xhevë dhe Fehmi Lladrovci

50 letrat që i shkëmbyen Xhevë dhe Fehmi Lladrovci

Protestë kundër Qeverisë, numër i vogël i qytetarëve marrin pjesë

Protestë kundër Qeverisë, numër i vogël i qytetarëve marrin pjesë

Dy viktima në Demiraj, ndalohet i dyshuari

Dy viktima në Demiraj, ndalohet i dyshuari

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën