Hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë të Jugut kanë identifikuar dhe arrestuar një të dyshuar, femër kosovare, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një të miture.
Arrestimi i të dyshuarës është bërë pas sigurimit të provave materiale, përfshirë një videosekuencë të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shihet e dyshuara duke e sulmuar fizikisht dhe rrahur viktimën e moshës së mitur.
Viktima e mitur, pas rastit ka kërkuar tretman mjekësor.
“Pas procedurave të intervistimi, me aktvendim të prokurorit kompetent të dyshuares i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. Rasti është iniciuar për veprën penale- “Lëndim i lehtë trupor” dhe është duke u hetuar në koordinim me Prokurorinë”, shkruhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.







