TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ibrahimoviqi kujton luftën e Bosnjës dhe si e përjetonte atë ne Suedi, i përmend edhe shqiptarët

by tëvë1
10 muaj ago
0
A A
Ibrahimoviqi kujton luftën e Bosnjës dhe si e përjetonte atë ne Suedi, i përmend edhe shqiptarët

Zlatan Ibrahimoviq ka dhënë intervistën e tij të parë të madhe në gjuhën boshnjake, në emisionin “(Ne)uspjeh prvaka” në “Arena Sport”, ku në një bisedë të hapur me trajnerin kroat Sllaven Biliq ka prekur temat e fëmijërisë së tij në Suedi dhe ndikimin e luftës në Bosnje dhe Hercegovinë.

Ibrahimovic u rrit në Rosengard të Suedisë dhe, ndonëse babai i tij dhe një pjesë e madhe e familjes vijnë nga Bosnja, ai thekson se nuk pati shumë kontakt të drejtpërdrejtë me luftën dhe agresionin që ndodhnin atje.

Sipas tij, lufta nuk pati ndikim të madh në mënyrën se si u rrit, por gjithsesi ai veçon dy situata që i kanë mbetur në kujtesë nga ajo periudhë.

“Në Rosengard ishim të gjithë bashkë. Për ne ishim të gjithë njësoj: boshnjakë, kroatë, serbë, shqiptarë… Nuk kishte rëndësi nga vije, kishim respekt për njëri-tjetrin. Pastaj filloi lufta. Në ato vite nuk lexonim gazeta, unë as telefon nuk kisha. Kisha një televizor, por nuk shikoja lajme”.

“Gjithçka që ndjeva ishte se babai im ishte gjithmonë në telefon. E kuptova se po fliste me familjen në Bosnje, për t’i ndihmuar. Unë shkoja te nëna ime, zakonisht shkoja atje për të ngrënë. Ata jetonin afër, pesë minuta larg, për hir të fëmijëve. Një ditë shkova te nëna ime dhe të gjithë ishin veshur me të zeza”.

“I pyeta pse ishin të gjithë me të zeza dhe më thanë të dilja jashtë, të luaja futboll. Nuk donin të më tregonin. Gjyshja ime kishte vdekur në luftë. Më mësuan të sillesha si një fëmijë i vogël, të shijoja jetën dhe të luaja futboll. Nuk donin të më tregonin asgjë për këtë”.

Ibrahimovic zbulon edhe një tjetër moment kur e ndjeu se lufta në rajonin tonë kishte lënë gjurmë, këtë herë përmes ndryshimit të mentalitetit te refugjatët që mbërrinin në Suedi, përcjell Telegrafi.

“Babai im më bënte të luaja futboll. Më linin jashtë që të mos ndieja çfarë po ndodhte. Pastaj erdhën refugjatët në Suedi dhe ata kishin një mentalitet tjetër. Unë jam boshnjak, ti je serb, kështu mendonin ata. Kur erdhën në atë geto në Rosengard, mentaliteti ishte ndryshe”.

“Në kokën time ishte ndryshe, për mua ishte Jugosllavia. I kisha të gjithë shokët dhe nuk shihnim kush ishte kush, por ata ishin shumë ndryshe. Luftonim me ta. Nuk e pranonin që gjithçka të ishte kaq e përzier. Për mua ishte ndryshe”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Harry Kane fiton “Topin e Artë”

Harry Kane fiton “Topin e Artë”

Shpallen golashënuesit më të mirë të vitit

Shpallen golashënuesit më të mirë të vitit

Pesë gola për 45 minuta, PSG në avantazh ndaj Bayernit

Klubi i vitit, Paris Saint-Germaini

Unai Simon portieri më i mirë

Unai Simon portieri më i mirë

Harry Kane fiton “Topin e Artë”

Harry Kane fiton “Topin e Artë”

Behluli: Ndryshoi pushteti në Serbi, por qëndrimi ndaj Kosovës mbetet i njëjtë

Behluli: Ndryshoi pushteti në Serbi, por qëndrimi ndaj Kosovës mbetet i njëjtë

​Haxhiu i del në mbrojtje Gërvallës: Nëse keni sulme, më sulmoni mua, më kërkoni dorëheqjen

Haxhiu nesër për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Maliqi për vrasjen e Arlinda Zekajt: Institucionet e dinin rastin, duhet të japin llogari

Maliqi për vrasjen e Arlinda Zekajt: Institucionet e dinin rastin, duhet të japin llogari

Shpallen golashënuesit më të mirë të vitit

Shpallen golashënuesit më të mirë të vitit

Pesë gola për 45 minuta, PSG në avantazh ndaj Bayernit

Klubi i vitit, Paris Saint-Germaini

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën