Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë për grabitje.
Në njoftimin e policisë thuhet se dy të dyshuar me armë ishin futur në veturën e një personi dhe e kishin detyruar të lëvizte drejt Prishtinës, ku gjatë rrugës ata janë ndalur, e kanë zbritur viktimën dhe janë larguar me veturën e tij.
Sipas policisë, deri tani është arritur të identifikohet vetëm njëri prej të dyshuarve.
“Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se derisa kishte qenë në veturë kishin hyrë dy të dyshuar të panjohur dhe nën kërcënimin e armës e kishin detyruar të lëvizë me veturë në drejtim të Prishtinës. Gjatë rrugës janë ndaluar afër një pompe të derivateve, viktimën e kanë zbritur nga vetura dhe janë larguar me veturë në drejtim të panjohur. Pas hetimeve të zhvilluara më 06.12.2024 është arritur të identifikohet një i dyshuar mashkull kosovar si dhe është gjetur vetura e ankuesit. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./teve1.info/







