TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ia largoi armën nga brezi një personi të përfshirë në rrahje – Rrëfen hetuesi policor Vehap Morina

Hetuesi policor, Vehap Morina është vlerësuar me mirënjohje, për një akt heroik të para pak ditësh. Morina intervenoi në një rrahje, duke arritur që një të dyshuari t’ia largoj armën nga brezi, dhe duke ia dalur kështu që të evitoj më të keqen.

by Lindrit Zejnullahu
33 minuta ago
0 0
A A

Punon që 26 vite në Policinë e Kosovës.

Mirëpo, të shtunën e 19 shtator, hetuesi Vehap Morina, u përball me një nga rreziqet më të mëdha për jetën, në gjithë karrierën e tij.

Gjatë detyrës zyrtare, ai rastësisht hyri në një lokal ku po ndodhte një rrahje mes dy personave.

I veshur në rroba civile, ai tentoi ta ndalojë këtë incident, por gjithçka ndryshoi kur i dyshuari tentoi ta nxerrte armën nga brezi.

“Aty menjëherë kam reagu, kam bërtit: Polic jam, laroghuni tjerët, se ka pasë edhe qytetarë edhe kamarierë, ka qenë vendi shumë me qytetarë aty. Pastaj kam rreziku armën me ia heqë prej dorës, çdo send e kam llogaritë që arma mos me shkrepë, armën ia kam tëheq prej dorës pastaj kanë fillu edhe përleshjet” , ka thënë Vehap Morina.

Për pasojë, Morina u plagos me mjet të mprehtë në dorën e tij.

“E kam shti të dyshuarin nën kontroll. Pasi kam dalë prej atyhit ka ardhë edhe Urgjenca, e kam vërejt se kam një lëndim, ma kanë dhënë ndihmën e parë për momentin… Lëndimet janë të natyrës së lehtë, e kam një lëndim të lehtë këtu edhe këtu lëndimi është me këto sipas mjekut por mirë është çdo send në rregull” , u shpreh tutje Morina

Megjithatë, hetuesi thotë se plagët janë të lehta, krahasuar me dëmin që do mund të shkaktohej, andaj shprehet i lumtur për veprimin e tij.

“E kam parë që në rregull është, nga arma askush nuk ka marrë lëndime, atëherë unë e kam ndierë veten edhe më lehtë edhe më mirë se nuk ka ndodhë më e keqja… Është motiv edhe për policët e rinj në detyrë që janë, është motiv për të gjithë, jemi në shërbim të qytetarëve, dhe me qenë gjithmonë vixhilent po edhe nëse nuk janë në detyrë, edhe nëse e dëgjon një informatë, ndonjë person e ka mendimin e keq, mban diçka duhet me raportu, informu ose me ndërhy që mos e u shfaqë rreziku më i madh” , theksoj Morina.

Për veprimin e tij, drejtori rajonal i Policisë në Prizren, i ka ndarë edhe mirënjohjes Morinës, duke vlerësuar lartë heroizmin e treguar.

Ndërkaq, ndaj të dyshuarit, Gjykata Themelore në Prizren tashmë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” përshëndet konsensusin e deputetëve për aktgjykimin në Hagë

​Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” përshëndet konsensusin e deputetëve për aktgjykimin në Hagë

Nis protesta e 13-të në Prishtinë kundër vendimit të Speciales

Nis protesta e 13-të në Prishtinë kundër vendimit të Speciales

Kulla: Po të mos ishte grua, Vlora Hyseni sot do të ishte në burg

Kulla: Po të mos ishte grua, Vlora Hyseni sot do të ishte në burg

Historia e shqiptarit që u rreshtua krah serbëve, kush është Muharrem Ibraj që akuzohet për krime lufte?

Historia e shqiptarit që u rreshtua krah serbëve, kush është Muharrem Ibraj që akuzohet për krime lufte?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën