TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

I vdiq vëllau gjersa po punonte, Hasani: Rasti u mbyll, u përballëm me padrejtësi

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, Valon Hasani ka folur për tëvë1 rreth momentit kur vëllau i tij, Rizahi kishte vdekur në vendin e punës gjersa po drejtonte një kamion në një zonë malore të Ferizajt. Për këtë, po kërkon drejtësi, pasi që thotë se rasti u mbyll se pati manipulim me prova.

by Lindrit Zejnullahu
6 muaj ago
4 0
A A

Ishte 11 korriku i vitit 2024.

Riza Hasani po punonte si shofer kamioni në fshatin Jezerc të Ferizajt.

Aksidentalisht, ai gjeti vdekjen derisa po drejtonte kamionin e kompanisë së tij.

Hasani kishte rënë disa metra poshtë nga rruga që po rregullohej nga kompania ku ishte i punësuar ai.

Vëllau i të ndjerit, Valoni thotë se ende s’e ka harruar atë moment.

“Qysh nga momenti i marrjes së lajmit për aksident, pastaj për humbjen e jetës së tij e deri te momentet më kritike që kanë qenë takimin me nënën, pastaj më vëllezërit tjerë, pastaj vendngjarja që është një vend tepër horror që mund të them”, tregoi vëllai i Rizahit, Valon Hasani.

Ani pse kanë kaluar afër dy vite, ky thotë se janë përballur me padrejtësi gjatë procesit gjyqësor ndaj kompanisë.

“Kamioni ka pasë një homologim falsifikuar pasi që ka pasë rimorkion e rritur për 20 cm ku volumi i tij ka qenë tepër më i madh… Për me ditë a ka qenë volumi në rimorkio ato janë refuzu dhe punëdhënësi ka thënë vetëm që janë fshi xhirimet, ata nuk e kanë konfisku as DVR-në për me shiku a janë rujtë, a është e vërtetë një gjë e tillë a s’është”, tha ai.

Ai tregon se janë në pritje të Gjykatës Kushtetuese për një vendim, por që nëse nuk është në anën e tyre, do ti shfrytëzojnë gjykatat evropiane.

“Shteti fatkeqësisht ka bërë shkelje të rënda në rastin e vëllaut tonë, nuk ka bërë asnjë lloj hetimi e ka mbyllë rastin. Ne presim një vendim tillë, por pas kësaj do të shqyrtojmë edhe mekanizma tjerë ndërkombëtarë ku do të kërkojmë drejtësi për vëllaun tonë”.

Kompania për të cilën punonte i ndjeri, “Bageri Company” për këtë rast ishte gjobitur me vetëm tetë mijë e 500 euro nga Inspektorati Qendror i Punës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bedri Hamza jep dorëheqje nga kryetari i PDK-së

Bedri Hamza jep dorëheqje nga kryetari i PDK-së

Millorad Gjokoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte ndaj shqiptarëve në rajonin e Pejës

Millorad Gjokoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte ndaj shqiptarëve në rajonin e Pejës

Dyshohet se goditi një grua me grushte në shëtitoren e Pejës, Prokuroria autorizon Policinë për veprime

Pejë: Ndalet për 48 orë i dyshuari për dhunën ndaj gruas në shëtitoren pranë lumit

Kurti dhe Hamza janë takuar sot në Qeveri, nuk dihen detajet e takimit

Kurti dhe Hamza janë takuar sot në Qeveri, nuk dihen detajet e takimit

Protesta në Tiranë hyn në ditën e nëntë, qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit

Protesta në Tiranë hyn në ditën e nëntë, qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit

Pas protestave, Rama prezanton skemën e re: Qeveria paguan gjysmën e qirasë për studentët në Tiranë

Pas protestave, Rama prezanton skemën e re: Qeveria paguan gjysmën e qirasë për studentët në Tiranë

Bedri Hamza jep dorëheqje nga kryetari i PDK-së

Bedri Hamza jep dorëheqje nga kryetari i PDK-së

Avokati i Popullit: Dhunë ndaj protestuesve edhe pas neutralizimit, mbipopullim në Bllokun e Sigurisë

Avokati i Popullit: Dhunë ndaj protestuesve edhe pas neutralizimit, mbipopullim në Bllokun e Sigurisë

Millorad Gjokoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte ndaj shqiptarëve në rajonin e Pejës

Millorad Gjokoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte ndaj shqiptarëve në rajonin e Pejës

Dyshohet se goditi një grua me grushte në shëtitoren e Pejës, Prokuroria autorizon Policinë për veprime

Pejë: Ndalet për 48 orë i dyshuari për dhunën ndaj gruas në shëtitoren pranë lumit

Rama paralajmëron masa drastike ndaj protestuesve të dhunshëm

Rama paralajmëron masa drastike ndaj protestuesve të dhunshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën