TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“I kushtoi me jetë Liries”, kërkohet shkarkimi i prokurores Stojanka Kasaloviq

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
“I kushtoi me jetë Liries”, kërkohet shkarkimi i prokurores Stojanka Kasaloviq

E njëjta prokurore më 1 janar të këtij viti kishte liruar në procedurë të rregullt Skënder Qerimajn pasi ishte denoncuar për dhunë, ndërsa më 5 janar vrau bashkëshorten e tij Lirie Qerimaj në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka kundërshtuar vërejtjen e Këshillit Prokurorial ndaj prokurores duke thënë se neglizhenca e Kasaloviq i kushtoi me jetë Lirie Qerimajt. Në këtë aksion u tha se përkundër denoncimeve të vazhdueshme të të ndjerës Lirie Qerimaj për dhunë nga bashkëshorti i saj, prokurorja e kishte liruar edhe pse e ndjera kishte kërkuar edhe urdhër-mbrojtje.

Anita Mjeku, aktiviste në Kolektivin për Mendim dhe Veprim Feminist deklaroi se pikërisht kjo e bën shtetin bashkëfajtor në vrasjen e Lirie Qerimajt.

“Braktisja e Lirijës nga shteti nuk është rast i izoluar por praktikë e vazhdueshme institucionale e trajtimit të rasteve të dhunës me bazë gjinore, që shpesh rezultojnë me fatalitet. Ky rast e bënë bashkëfajtor shtetin. E bënë bashkëfajtor në eskalimin e dhunës ndaj grave në çdo nivel e sferë, në pasigurinë e thellë të shkaktuar tek to dhe në vrasjen e tyre. Procesverbali i bërë publik së fundmi nga koha tregon se Liria kishte përjetuar dhunë sistematike para se të vritje. Por përkundër kësaj, ajo s’kishte gjetur mbrojtje nga askush, duke përfunduar kështu e vrarë”, tha Mjeku.

Ajo ka kërkuar që prokurorja Kasaloviq të largohet menjëherë nga puna.

“Sot ne kërkojmë që prokuroria Kasaloviq të largohet nga puna, ndërsa Skënder Qerimaj të dënohet me burgim maksimal, këto si hapa të parë të marrë drejt arritjes së drejtësisë për Lirie Qerimajn. Që të ketë drejtësi për Lirien, ndonëse të vonuar. Për të gjitha ne, siguri për ta gëzuar të drejtën për të jetuar, të lira nga çfarëdo dhune”, përfundoi Mjeku.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari Skënder Qerimaj me datë 05 janar 2022 në fshatin Llaushë të Skenderajt, me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij Lirie Qerimaj, ashtu që pas një mosmarrëveshje të vazhdueshme me viktimën, kishte nxjerrë armën nga xhepi i xhupit dhe kishte shtënë gjashtë herë në drejtim të viktimës, të cilën e ka goditur në trup dhe si pasojë e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në Spitalin rajonal të Mitrovicës./kp/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ministrja Hajdari tregon nëse Kosova do të preket nga mungesa e furnizimit me derivate

Bie lehtë çmimi i naftës në Kosovë sot

Moti gjatë javës së ardhshme

Mot me diell dhe vranësira

Dialogu Kosovë- Serbi përparim teknik, por pa zgjidhje për çështjet kyçe

Dialogu Kosovë- Serbi përparim teknik, por pa zgjidhje për çështjet kyçe

Meta hyn në garën e inteligjencës artificiale, prezanton agjentin e ri për bizneset

​“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore

​“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore

Argjentina nis sot mbrojtjen e titullit në Botërorin 2026

Argjentina nis sot mbrojtjen e titullit në Botërorin 2026

Moti gjatë javës së ardhshme

Mot me diell dhe vranësira

Dialogu Kosovë- Serbi përparim teknik, por pa zgjidhje për çështjet kyçe

Dialogu Kosovë- Serbi përparim teknik, por pa zgjidhje për çështjet kyçe

Meta hyn në garën e inteligjencës artificiale, prezanton agjentin e ri për bizneset

Meta hyn në garën e inteligjencës artificiale, prezanton agjentin e ri për bizneset

Barazojnë Belgjika me Egjiptin

Barazojnë Belgjika me Egjiptin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën