TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

I akuzuari për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës pranon fajësinë për huliganizëm në protestat e 2023-s në veri

by teve1
2 vjet ago
0
A A
I akuzuari për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës pranon fajësinë për huliganizëm në protestat e 2023-s në veri

Lazar Dejanoviq, i akuzuar për sulm ndaj personit zyrtarë dhe pjesëmarrja në huliganizëm, të mërkurën në seancën e shqyrtimit fillestar ka arritur marrëveshje me Prokurorin Speciale për pranimi të fajësisë.

Dejanoviq akuzohet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës më 29 maj 2023 afër objektit të Komunës së Zveçanit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kryetar i trupit gjykues, gjyqtari Valon Kurtaj e ka pyetur të pandehurin Dejanoviq nëse është në dijeni për heqje dorë nga një proces i rregullt gjyqësorë pas pranimit te arritjes se marrëveshjes. Lidhur me këtë, i pandehuri tha se marrëveshjen e ka arritur me vullnetin e lirë dhe se e pranon se e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

Prokurori i rastit, Bekim Kordaliu tha se pas pranimit të kërkesës së mbrojtësit të të akuzuarit dhe pranimit të autorizimit të kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale kanë arritur  marrëveshje për pranimin e fajësisë më 14.10.2024.

Ai propozoi gjykatës se me rastin e shqiptimit të dënimit ndaj të akuzuarit, për veprën penale sulm ndaj personit zyrtare e kryer në bashkryerje t’i shqiptohet dënimi nga 8 deri në 10 muaj burgim, dhe se në kuadër të këtij dënimi t’i llogaritët edhe koha e kaluar në paraburgim, ndërsa për veprën pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm t’i shqiptohet dënim me burg prej 6 muajsh me mundësi zëvendësimi me gjobë prej 10 mijë deri 11 mijë euro.

Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit Dejanoviq, avokati Lujbomir Pantoviq tha se marrëveshja për pranimin e fajësisë është arritur dhe pranuar në mënyrë dhe kushte siç i ceku edhe prokurori i rastit. Ai tha se konsidero se janë përmbushur të gjitha kushtet të KPP-se që gjykata ta pranojë marrëveshjen e arritur për pranim të fajësisë.

“Sa i përket  veprës penale pjesëmarrja në turmë e cila kryen veprën penale huliganizëm, unë e njoftoi gjykatën që i pandehuri është i gatshëm që dënimin  me burgim prej 6 muaj t’i ndërrohet dënim me gjobe.

Më pas, gjyqtari Kurtaj, njoftoi se gjykata pranon arritjen e kësaj marrëveshje mes të akuzuarit dhe Prokurorisë.

Akgjykimi për këtë rast pritet të shpallet sot nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Aktakuza ndaj të pandehurit Dejanoviq është ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 15 tetor 2024.

Sipas aktakuzës i pandehuri më datë 29.05.2023, afër objektit të Komunës së Zveçanit, në koordinim me të pandehur të tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia, përmes përdorimit të dhunës i kanë sulmuar dhe seriozisht i kanë kanosur ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it, si dhe disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

73 aksidente trafiku e mbi 1 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Kurti merr pjesë në Konferencën e Lidershipit të Oksfordit

Kurti: Pas certifikimit të rezultateve, nisim menjëherë komunikimet me partitë politike

YIHR: Serbia mohoi mbi 110 herë krimet e luftës – përfshirë masakrën e Reçakut, Srebrenicën dhe rrethimin e Sarajevës

YIHR: Serbia mohoi mbi 110 herë krimet e luftës – përfshirë masakrën e Reçakut, Srebrenicën dhe rrethimin e Sarajevës

Dy gjoba nga 200 euro për hedhje të parregullt të mbeturinave në Prishtinë

Media ruse me dezinformata tentojnë të shtrembërojnë faktet për krimet ndaj familjes Jashari

Media ruse me dezinformata tentojnë të shtrembërojnë faktet për krimet ndaj familjes Jashari

Rama për Financial Times: Pa Kushnerin, askujt nuk do t’i interesonin as flamingot e as Shqipëria

Rama për Financial Times: Pa Kushnerin, askujt nuk do t’i interesonin as flamingot e as Shqipëria

Guvernatori i BQK-së merr pjesë në CEF Forum 2026 në Shkup

Guvernatori i BQK-së merr pjesë në CEF Forum 2026 në Shkup

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën