tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Hysa: Pas sulmeve në Ukrainë, bota nuk do të duket njësoj

Lindrit Zejnullahu nga Lindrit Zejnullahu
24/02/2022
A A
Ylber Hysa

Ylber Hysa

Share on FacebookShare on Twitter

I ftuar në “Info Nata” në Tëvë 1, Hysa thotë se pas 24 shkurtit, bota më nuk do të duket kurrë njësoj.

“Ajo që ndodhi sot do të mbahet mend në histori, pas 24 shkurtit bota nuk do të duket kurrë më njësoj. Është praktikisht një lloj faze e re në relacionet ndërkombëtare, ajo që bëri Putin zuri shumë kë në befasi edhe nga politika dhe nga aspekti ushtarak ndonëse kishte renditur 175 mijë forca. Që një kohë ai po luante me vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare e cila në disa përpjekje e luti të mos ndërhynte”, tha Hysaj.

Sipas tij, këto sulme janë të përgatitura mirë pasi që ushtarët rusë kanë marrë pjesë paraprakisht edhe në luftëra tjera në botë.

“Mendonin se do të jetë një lloj intervenimi i limituar që do të koncentrohej dhe ajo që ndodhi sot është kombinim i sulmit ushtarak i cili është total nga ajri dhe toka. Si formë e intervenimit ushtarak është diçka e re që sublimon një përgatitje të gjatë të forcave ruse që në një periudhë duket se janë trajnuar në luftëra të ndryshme në botë, përfshirë Libanin, Sirinë dhe Lebanin. Është demonstrim i forcës që po dëshiron të tregojë haptazi forcën në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe arrgonate”, shtoi ai.

Po ashtu, politologu vlerëson se pas këtij konflikti, pritet të ketë një krizë ndërkombëtare, duke përmendur varshmërinë e disa shteteve evropiane nga gazi rus.

“Ajo që mund të pritet këto ditë do të jetë edhe dimension tjetër i kësaj krizë ndërkombëtare që do të ndikojë në krizën botërore. Dihet se një pjesë e madhe e shteteve evropiane varet nga gazi rus. Kemi parë lëvizje të ndryshme në BERZH-at botërore dhe këto ditë do të jemi koshient edhe për një dimension të një krize ndërkombëtare’, shtoi ai./teve1.info/.

Tags: Konflikti ne UkraineSulmet ruseYlber Hysa

​Dialogu Kosovë – Serbi drejt bllokadës

23/09/2023

Sekuestrohen mbi 250 mijë euro në portin e Durrësit

23/09/2023

“10 vjet mund të zgjasin procedurat për anëtarësimin e Kosovës në NATO”

23/09/2023
SAN SEBASTIAN, SPAIN - FEBRUARY 07: Adnan Januzaj of Real Sociedad reacts during the La Liga Santander match between Real Sociedad and Cadiz CF at Estadio Anoeta on February 07, 2021 in San Sebastian, Spain. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Adnan Januzaj në janar pritet të rikthehet në Ligën Premier

23/09/2023

Vdes një 76-vjeçar, nuk arriti të dalë nga shtëpia që ishte përfshirë nga flakët

23/09/2023

Ide të zgjerimit të BE-së në situatën e re gjeopolitike

23/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.