TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Humbja e Vuçiqit mund të dobësojë Listën Serbe, deputetët paralajmërojnë sfida të reja për Kosovën

Për vite me radhë, Lista Serbe në Kosovë u pa si zgjatim i politikës së Aleksandar Vuçiqit. Por, ndryshimet në skenën politike të Serbisë kanë hapur dilema për të ardhmen e këtij subjekti politik dhe ndikimin e tij në Kosovë. Për këtë, deputetët e Kuvendit kanë dhënë vlerësimet e tyre.

by Arlind Beqiraj
45 minuta ago
0 0
A A

Për 14 vjet qëndroi në krye të shtetit fqinj.

E pozitën si figurë dominuese në politikë, Alendsandër Vuçiq, nuk e përdori vetëm brenda shtetit serb.

Gjatë gjithë kësaj kohe, Vuçiq ndikimin e tij u mundua ta shtrinte edhe në Kosovë.

E gjitha kjo, përmes Listës Serbe, krerët e të cilës, haptazi e vizitonin Beogradin për instruksione.

Por, humbja në Zgjedhjet Parlamentare në Serbi, e ish-presidentit që synonte karrigen e kryeministrit, mund të sjellë ndryshime edhe tek kjo listë.

Madje ndikimi i saj tek komuniteti serb në Kosovë, sipas deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi, mund të dobësohet.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Farush Rexhepi, vlerëson se kjo mund të ndikojë në dobësimin e Listës Serbe në Kosovë.

“Qarqet politike serbe nuk ndryshojnë shumë, ndërsa humbja e Vuçiqit në Serbi besoj do të ketë efekt pozitiv në Kosovë, e veçmas ajo çka ka të bëjë me Listën Serbe. Mendoj se do të bjerë shumë ndikimi i Listës Serbe në Kosovë, e cila e ka përfaqësuar popullatën serbe në Kosovë, mirëpo e dimë se si ka funksionuar”, ka thënë Fahrush Rexhepi, deputeti i LVV-së.

Por, një mendim tjetër ka deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi.

Ai thotë se forcat e reja politike në Serbi mund të paraqesin sfidë për Kosovën, pavarësisht ndryshimeve në skenën politike atje.

“Retorika e tyre është e fituesve të rinj, për mos me thanë ma e ashpër se e Vuçiqit. Prandaj mendoj se ata mund të jenë rreziku i ardhshëm, sepse perceptohen për dy-tri vitet e ardhshme nga Perëndimi si modernë, të hapur dhe liberalë. Dhe mund të jenë rrezik për Kosovën, sepse Kosova mund të dalë në pozitën e jo bashkëpunuesit, në pozicionin e problematikut”, ka thënë deputeti i LDK-së, Arben Gashi.

Ndërkaq, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, thotë se ndryshimi i pushtetit nuk nënkupton domosdoshmërisht ndryshim të qasjes së Serbisë ndaj Kosovës.

“Është e çuditshme se kur është në pyetje Kosova, fare nuk po ndryshon mentaliteti i partive politike në Serbi. Sa më mirë dhe sa më shpejt që e kuptojnë realitetin se Kosova është një shtet i pavarur, edhe ta kuptojnë këtë realitet, të mos kenë qasje të tilla e të mos kenë tendenca të sulmeve, duke bërë fushatë në Kosovë e duke thënë që Kosova është e Serbisë, nuk u bën nder as atyre”, u shpreh deputeti i Aleamcës, Time Kadrijaj.

Ndërkohë, në Parlamentin e Serbisë, shqiptarët do të përfaqësohen me dy mandate.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Roli që do të kenë pjesëtarët e FSK-së gjatë misionit në Gaza

Roli që do të kenë pjesëtarët e FSK-së gjatë misionit në Gaza

Ndryshime në udhëheqjen e KFOR-it, Onur Çakıcı merr detyrën e zëvendëskomandantit

Ndryshime në udhëheqjen e KFOR-it, Onur Çakıcı merr detyrën e zëvendëskomandantit

Haxhiu takon kryetarët e komunave shqiptare në Maqedoninë e Veriut, diskutojnë bashkëpunimin ndërkufitar

Haxhiu takon kryetarët e komunave shqiptare në Maqedoninë e Veriut, diskutojnë bashkëpunimin ndërkufitar

​Vetëvendosje për dhënien në shfrytëzim të hapësirës së Tulltores: Rama nuk është mbi ligjet e Republikës

​Vetëvendosje për dhënien në shfrytëzim të hapësirës së Tulltores: Rama nuk është mbi ligjet e Republikës

“Këndi i debatit”- 27.10.2026

Në Serbi po hiqen fotografitë e Vuçiqit nga institucionet publike

Në Serbi po hiqen fotografitë e Vuçiqit nga institucionet publike

Humbja e Vuçiqit mund të dobësojë Listën Serbe, deputetët paralajmërojnë sfida të reja për Kosovën

Humbja e Vuçiqit mund të dobësojë Listën Serbe, deputetët paralajmërojnë sfida të reja për Kosovën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën