Pas dy fitoreve rresht, hendbollistët e Kombëtares U18 të Kosovës ka pësuar humbje të thellë në ndeshjen e tretë të Kampionatit Mesdhetar që po mbahet në Ankara të Turqisë.
Të martën, Kosova U18 u mposht thellë nga Turqia U18 me rezultatin 25:12. Para disfatës nga Turqia, Kosova U18 të hënën kishte mposhtur Malin e Zi dhe Irakun.
Të mërkurën, “Dardanët” e rinj i kanë dy ndeshje tjera, ku përballen me Rumaninë dhe Kroacinë.