TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hehir: Vendet e BE-së dhe Britania të bëjnë presion që marrëveshjet e Procesit të Berlinit të zbatohen

Këtë vit, Londra do të jetë nikoqire e Procesit të Berlinit, ku do të marrin pjesë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Profesori nga westminster University, Aidan Hehir, thekson se Britania e Madhe është e përkushtuar për ruajtjen e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Megjithatë, sipas tij, Serbia vazhdon të paraqesë rrezik për shtetet fqinje, për shkak të nacionalizmit të saj agresiv.

by Shpat Blakcori
12 muaj ago
1 0
A A

Këtë vit Procesi i Berlinit do të mbahet në Londër më 22 tetor, ku do të marrin pjesë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor përfshi Kosovën.

Qëllimi i këtij procesi është qe vendet e rajonit të rrisin bashkëpunimin mes vete para se anëtarësohen në Bashkimin Evropian.

Profesori nga Westminster University ne Londër, Aidan Hehir, thotë se Britania e Madhe duke qenë nikoqire e këtij procesi dëshmon edhe njëherë se është e përkushtuar për sigurinë ne rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Megjithatë ai thotë se Serbia vazhdon të paraqes rrezik për shtetet e rajonit.

“Shpresoj që kjo është dëshmi se Britania e Madhe do të luajë një rol të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor. Britania ka interesa ekonomike në këtë rajon, por mbi të gjitha ka interesa në fushën e sigurisë. Gjatë viteve të fundit, Britania ka qenë e përfshirë në zhvillimet që kanë ndodhur në Ballkan dhe ka ndihmuar në evitimin e konflikteve. Megjithatë, rajoni po përballet me sfida të brendshme të sigurisë, siç është rritja e nacionalizmit agresiv serb. E kemi parë ndikimin e Serbisë në Republikën Sërpska në Bosnje dhe Hercegovinë, në Kosovë me sulmin në Banjskë më 2023, dhe një vit më vonë në Kanalin Ibër–Lepencit. Në të njëjtën kohë, Perëndimi është shpërqendruar disi nga zhvillimet në këtë rajon për shkak të luftës në Ukrainë dhe konfliktit në Gaza. Politika e butë që ka karakterizuar për vite të tëra qasjen e Perëndimit ndaj Serbisë nuk po funksionon më, prandaj duhet të ndalet”, thotë Hehir për Tëvë1.

Eksperti për Ballkanin Perëndimor thotë se shtetet kyçe të Bashkimit Evropian duhet t’i detyrojnë shtetet t’i zbatojnë marrëveshjet e arritura në kuadër të Procesit të Berlinit.

Bosnja Hercegovina akoma nuk e ka zbatuar marrëveshjen për lëvizjen e lire për qytetarët e Kosovës.

“Procesi i Berlinit u hartua si një zëvendësim për zgjerimin e BE-së, i cili prej kohësh ka ngecur. Për këtë arsye, procesi nuk ka mekanizma që mund t’i detyrojnë shtetet të zbatojnë marrëveshjet. Megjithatë, shtetet kryesore brenda bllokut evropian dhe Britania e Madhe duhet të ushtrojnë presion që këto marrëveshje të zbatohen. Çështja e Bosnjës është më komplekse për shkak të Republikës Sërpska dhe Milorad Dodikut, i cili gëzon mbështetje si nga Putini në Moskë, ashtu edhe nga Vuçiqi në Serbi”, shprehet Hehir.

Përfaqësuesit e lartë evropian përmendin vazhdimisht nevojën e kryerjes së reformave të nevojshme nga vendet e Ballkanit, në mënyrë që rajoni të integrohet sa më shpejt në Bashkimin Evropian.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ahmeti: Epopeja e UÇK-së mbetet simbol i qëndresës dhe unitetit kombëtar

Ahmeti: Kosova shmangu zgjedhjet e parakohshme, urime për presidenten Shiroka-Pula

“Fatonin e ke këtu”, “qenke i guximshëm që ke ardhë, Koci flet për ditën e parë në Beograd

Koci i drejtohet Kushtetueses: Aktgjykimi për zgjedhjen e presidentit nuk u zbatua, votimi vazhdoi pas mesnate

Rama uron Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente të Kosovës:Mbarësi e sukses për ju dhe Kosovën zonja Presidente

Rama uron Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente të Kosovës:Mbarësi e sukses për ju dhe Kosovën zonja Presidente

​Goditet këmbësorja nga vetura në Prishtinë, shoferi dërgohet në mbajtje

Gjenden mjete të pashpërthyera në Gjakovë

Ahmeti: Epopeja e UÇK-së mbetet simbol i qëndresës dhe unitetit kombëtar

Ahmeti: Kosova shmangu zgjedhjet e parakohshme, urime për presidenten Shiroka-Pula

“Fatonin e ke këtu”, “qenke i guximshëm që ke ardhë, Koci flet për ditën e parë në Beograd

Koci i drejtohet Kushtetueses: Aktgjykimi për zgjedhjen e presidentit nuk u zbatua, votimi vazhdoi pas mesnate

Rama uron Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente të Kosovës:Mbarësi e sukses për ju dhe Kosovën zonja Presidente

Rama uron Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente të Kosovës:Mbarësi e sukses për ju dhe Kosovën zonja Presidente

​Goditet këmbësorja nga vetura në Prishtinë, shoferi dërgohet në mbajtje

Gjenden mjete të pashpërthyera në Gjakovë

Reuters: Kosova zgjodhi presidenten, shmangu zgjedhjet e parakoheshme

Reuters: Kosova zgjodhi presidenten, shmangu zgjedhjet e parakoheshme

Haxhiu pritet të propozohet sërish për kryetare të Kuvendit

Haxhiu uron Shiroka-Pulën: Shumë mbarësi në ushtrimin e detyrës, në shërbim të vendit

Kurti uron Donjeta Sadikun për medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

Kurti:Kosova ka institucione stabile, do të punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën