TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haziri: Populli e ka bërë pjesën e vet, radha e institucioneve – Historia do mbajë mend çfarë keni bërë

by Teve1
34 minuta ago
1
A A
Haziri: Populli e ka bërë pjesën e vet, radha e institucioneve – Historia do mbajë mend çfarë keni bërë

Në sheshin e Prishtinës është mbajtur nata e 11-të e protestës kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Organizatori i protestës, Çlirim Haziri, në fjalimin e tij ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të ndërmarrin veprime, duke thënë se pas 11 ditësh protestë qytetarët presin veprim institucional.

Në fillim të fjalimit, Haziri ka përkujtuar masakrën e familjes Deliu në Abri të Epërme, duke theksuar se më 26 shtator 1998 forcat serbe vranë 22 anëtarë të kësaj familjeje.

“Para se të fillojmë sonte, dua të kujtojmë një nga plagët më të rënda të luftës sonë. Pikërisht më 26 shtator 1998, në Abri të Epërme, forcat serbe masakruan 22 anëtarë të familjes Deliu. Por në mesin e asaj masakre, në gjirin e nënës së saj të vrarë, u gjet e gjallë një foshnjë. Vetëm gjashtë javëshe. Emri i saj ishte Diturie Deliu. Gjashtë javë jetë. E mbuluar me gjakun e nënës së saj, Dituria mbijetoi atë ditë, por nuk arriti t’i mbijetonte gjatë pasojave të asaj tragjedie”, ka thënë Haziri, raporton eo.

Ai ka bërë thirrje për një minutë heshtje në nderim të viktimave të masakrës.

“Sonte, para se të flasim për të tashmen, le ta kujtojmë Diturinë. Le ta kujtojmë nënën e saj. Le t’i kujtojmë 22 anëtarët e familjes Deliu të masakruar atë ditë. Dhe le t’i kujtojmë të gjithë ata që me jetën e tyre paguan çmimin e lirisë që ne e gëzojmë sot. Ju ftoj për një minutë heshtje!”, ka deklaruar ai.

Pas minutës së heshtjes, Haziri është ndalur te qëllimi i protestave, duke thënë se tashmë, pas 11 ditësh, qytetarët nuk presin vetëm që kërkesat e tyre të dëgjohen.

“Vëllezër dhe motra! Sonte është dita e njëmbëdhjetë! Njëmbëdhjetë ditë e njëmbëdhjetë net që ky shesh flet. Njëmbëdhjetë ditë që kërkesat tona janë dëgjuar. Askush nuk mund të thotë më: ‘Nuk ju kemi dëgjuar.’ Na keni dëgjuar! Por pas njëmbëdhjetë ditësh, ajo që po presim është veprimi!”, ka thënë Haziri.

Sipas tij, protesta synon që zëri i qytetarëve të shndërrohet në veprim institucional.

“Sepse ne nuk kemi ardhur këtu çdo natë vetëm që dikush të na dëgjojë, të na përshëndesë dhe pastaj të vazhdojë sikur asgjë nuk ka ndodhur. Kemi ardhur që zëri i këtij sheshi të shndërrohet në veprim institucional”, ka deklaruar ai.

Haziri ka kritikuar edhe institucionet politike për, siç tha, kërkesat e vazhdueshme për kohë, ndërsa qytetarët vazhdojnë të protestojnë.

“Dhe këtu dua ta bëjmë një dallim. Populli ka 11 ditë në rrugë. 11 ditë që vjen këtu pa pyetur a është ditë pune, a është fundjavë, a bie shi apo jo. Ndërsa politikës nuk i mjaftuan 11 ditë! Politika kërkon ende kohë. Edhe sa? Sa ditë duhet të qëndrojë populli në rrugë që politika ta kuptojë se nuk po kërkojmë edhe një deklaratë? Nuk po kërkojmë edhe një reagim! Nuk po kërkojmë të na thoni se na kuptoni! Po kërkojmë veprim!”, ka thënë organizatori.

Ai ka përmendur me radhë ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

“Dhe mos harroni pse jemi këtu! Hashim Thaçi! Kadri Veseli! Rexhep Selimi! Jakup Krasniqi! Katër emra që sonte nuk janë këtu me ne. Por kur ky shesh thërret UÇK – këta emra janë pjesë e historisë për të cilën po flasim!”, ka deklaruar Haziri.

Ai më pas u ka kërkuar protestuesve që të ngrinin zërin për secilin prej tyre.

“Prandaj dua t’ju dëgjoj sonte! Kur them Hashim Thaçi – ngrijeni zërin! Kur them Kadri Veseli – ngrijeni zërin! Kur them Rexhep Selimi – ngrijeni zërin! Kur them Jakup Krasniqi – ngrijeni zërin! Sepse njëmbëdhjetë net nuk kemi ardhur këtu për të heshtur. Kemi ardhur për ta ngritur zërin! Dhe sonte le të dëgjohet ky shesh: UÇK! UÇK! UÇK!”, ka thënë ai.

Haziri ka kritikuar partitë politike për atë që e cilësoi si garë mes tyre për të dëshmuar se kush e mbështet më shumë UÇK-në.

“Populli e ka bërë pjesën e vet. Tash është radha e institucioneve! Por çfarë po shohim ndërkohë? Kanë filluar garën mes partive. Kush e do më shumë UÇK-në. Kush foli i pari. Kush bëri deklaratën më të fortë. Kush e mbështeti protestën më shumë. Jo! UÇK-ja nuk është garë partiake!”, ka deklaruar Haziri.

Ai ka thënë se edhe protestuesit janë përballur me etiketime dhe kategorizime partiake.

“Dhe tash kanë filluar të merren edhe me protestuesit. Kanë filluar të protestojnë kundër protestuesve! Kanë filluar të na vendosin etiketa. Të na numërojnë sipas partive. Të na tregojnë se kujt i përkasim. Prandaj sonte dua t’ua them shumë qartë: Unë nuk jam Çlirimi i Vetëvendosjes! Nuk jam Çlirimi i PDK-së! Nuk jam Çlirimi i LDK-së! Nuk jam Çlirimi i AAK-së! Unë jam Çlirimi i UÇK-së! Dhe ky shesh nuk është i asnjë partie. Ky shesh është i UÇK-së!”, ka thënë ai.

Sipas Hazirit, partitë politike nuk kanë dhënë ende përgjigjen që protestuesit po kërkojnë.

“UÇK-ja nuk është pronë e asnjë partie politike! E partitë politike, tash e njëmbëdhjetë ditë, nuk po e japin përgjigjen që duhet”, tha ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vlora Çitaku lëshon kritika në “Facebook” për qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Çitaku: Sonte, çdo ditë e çdo natë UÇK

Rama nderon vëllezërit Bytyqi: Kosova u detyrohet përjetësisht luftëtarëve

Rama nderon vëllezërit Bytyqi: Kosova u detyrohet përjetësisht luftëtarëve

Nata e 11-të e protestave në Prishtinë, mijëra qytetarë tubohen në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë

Nata e 11-të e protestave në Prishtinë, mijëra qytetarë tubohen në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë

Ia dhanë 38 mijë euro, ia morën 123 mijë – Detaje nga arrestimi i tre të dyshuarve për fajde

Ia dhanë 38 mijë euro, ia morën 123 mijë – Detaje nga arrestimi i tre të dyshuarve për fajde

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën