tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Haziri: Hovenier doli e foli për Asociacionin për t’ia hequr popullit frikën që Kurti e mbolli

tëvë1 nga tëvë1
10/11/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se adresimi i ambasadorit të SHBA-së, Jeff Hovenier për media në lidhje me Asocacionin është bërë për popullin e Kosovës, që sipas tij ta largojë frikën nga  “Zajednica” që kryeministri, Albin Kurti e ka mbjellë për vite si opozitar.

Haziri ka thënë se Kurti si kryeministër nuk e largojë frikën që e mbolli.

“Po debatohet e analizohet se kujt ia adresoi mesazhin ambasadori amerikan, shkëlqesia e tij, Hovenier. Shumë e drejtë, por mesazhi është për popullin e Kosovës, për t’ia larguar frikën nga Zajednica që e mbolli vetë Albin Kurti opozitar! Albini u ba Kryeministër, por frikën që e mbolli, nuk e largoi. Përkundrazi!”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Ndryshe, dje Hovenier në një deklaratë para mediave ka thënë se draft-statuti që i është propozuar Kosovës për formim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, përmbush të gjitha kriteret që i parashohin Shtetet e Bashkuara për të.

Hovenier ka thënë se fjalën e fundit për këtë draft duhet ta japë Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe një prej dispozitave të draftit është se ai do të analizohet nga kjo gjykatë.

Grabitja në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë, flet pronari

04/12/2023

Topi i Euro 2024 do të përfshijë një ‘mikroçip’ për të identifikuar prekjet me dorë dhe pozitat jashtë loje

04/12/2023

Haaland e lë të hapur mundësinë për t’u transferuar tek Real Madridi

04/12/2023

Kosova në vazon e dytë në Ligën C të Kombeve, këta janë kundërshtarët e mundshëm

04/12/2023

Mësuesja e Liridona Ademajt: Ishte nxënëse e shkëlqyer, u vra nga njeriu i kthyer në përbindësh

04/12/2023

Bajraktari: Nëse vërtetohen dyshimet mbi vrasjen e Liridonës, bashkëshorti i saj meriton dënimin e përjetshëm

04/12/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.