TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haxhiu takon nesër partitë politike për datën e zgjedhjeve

by teve1
5 muaj ago
1
A A
Haxhiu e quan akuzë të rreme pretendimin e Serbisë se Popoviqi e pranoi “nën presion” fajësinë në Kosovë

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë nesër një takim konsultativ me përfaqësues të partive politike për të diskutuar caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Në njoftimin e publikuar nga Zyra për Media e Presidencës bëhet e ditur se, takimi do të mbahet në orën 15:00.

“Në orën 15:00, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu pret në takim konsultativ partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Takimi është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, i cili bëri të ditur se këtë parti do ta përfaqësojë anëtarja e kryesisë, Jehona Lushaku.

Ndryshe, ky takim vjen pasi më 28 prill, Kuvendi i Kosovës dështoi të zgjedhë presidentin e ri brenda afatit kushtetues të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës në aktgjykimin e 25 marsit.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje kishte tërhequr kandidaturat e Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha Kollçaku, duke propozuar më pas aktivistet për të drejtat e njeriut, Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha për postin e presidentes.

Megjithatë, në seancën e nisur më 27 prill dhe që vazhdoi deri në mesnatën e 28 prillit, partitë opozitare nuk morën pjesë, duke pamundësuar sigurimin e kuorumit për zgjedhjen e presidentit të ri.

Në bazë të aktgjykimit të Kushtetueses, Kuvendi është shpërndarë dhe Kosova duhet të mbajë zgjedhje të reja brenda 45 ditësh.

Haxhiu ka afat prej dhjetë ditësh për të caktuar datën e zgjedhjeve, ndërsa si opsione për mbajtjen e tyre përmenden 31 maji dhe 7 qershori.

Sot gjatë ditës, Haxhiu ka zhvilluar takim edhe me kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, në kuadër të përgatitjeve për procesin zgjedhor./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Berisha: Ligji për Dhomat e Specializuara nuk e rrëzon aktgjykimin, mashtrim

Berisha: Ligji për Dhomat e Specializuara nuk e rrëzon aktgjykimin, mashtrim

Berisha: Shiroka-Pula nuk ishte propozim i PDK-së për presidente

Berisha: Shiroka-Pula nuk ishte propozim i PDK-së për presidente

Deda: Anëtarësimi në KiE, pjesë e strategjisë shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

Deda: Anëtarësimi në KiE, pjesë e strategjisë shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

Rezistenca e “ferrit” i shpëtoi civilët nga krimet serbe – 28 vjet nga Epopeja e Jezercit

OVL-UÇK: Reagimet ndaj ndryshimeve në Ligjin për Specialen sa të nxituara, aq edhe të pabazuara

“InfoNata” 08.10.2026

Hoti: Individë e grupe në PDK duan më shumë rrëzimin e Kurtit se lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Hoti: Individë e grupe në PDK duan më shumë rrëzimin e Kurtit se lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Anëtarë të VV-së pjesë e stafit të presidentes,Hoti: Gjëra të vogla, mund të jetë nga urgjenca

Anëtarë të VV-së pjesë e stafit të presidentes,Hoti: Gjëra të vogla, mund të jetë nga urgjenca

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën