Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas thirrjeve si “Spiunë e “Tradhtarë”.
Ajo ka thënë se ish-krerët e UÇK-së nuk I mbronë askush duke shpallur kundështarët politikë, apo dësmitarët si “Spiunë “ e Tradhtarë”.
“Mbrojtja e ish-drejtuesve të UÇK-së është detyrë qytetare e institucionale.Por askush nuk i mbron ata duke shpallur aty për aty “spiunë” e “tradhtarë” kundërshtarët politikë, duke shënjestruar dëshmitarë apo duke kërkuar fajtorë mes qytetarëve të Kosovës”, shkroi Haxhiu.
Ajo tutje tha se shënjestrimi me këto emërtime riprodhon logjikën e akuzës së ngritur ndaj drejtuesëve të UCK-së.
“Shënjestrimi me këto emërtime, në protesta, në emisione televizive dhe në postime publike, dje dhe sot riprodhon pikërisht logjikën e akuzës së ngritur ndaj drejtuesve të UÇK-së, etiketimin e kundërshtarit si armik dhe kthimin e tij në shënjestër. Kështu, në emër të mbrojtjes, i jepet fuqi vetë akuzës”, u shpreh Haxhiu.
Ajo tutje tha se kushdo që ka të dhëna për persona që kanë dëmtuar apo dëmtojnë interesin kombëtarë duhet ti paraqesin ato në organet e sigurisë dhe drejtësisë.
“Nga ana tjetër kushdo që ka të dhëna për persona që kanë dëmtuar apo dëmtojnë interesin kombëtar e tash edhe shtetëror duhet sa më parë t’i paraqesë ato në organet tona të sigurisë e drejtësisë. Sepse këto raste duhet të adresohen në plotni”, tha më tej Haxhiu.
Në fund të reagimit të saj ajo i bëri thirrje për mature cdo personi që del apo vepron publikisht.




