TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haxhiu: Përmes Olimpiadës Matematike, Kosova dhe Shqipëria bëhen bashkë në dije

by teve1
4 javë ago
2
A A
Haxhiu: Përmes Olimpiadës Matematike, Kosova dhe Shqipëria bëhen bashkë në dije

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë sot në ceremoninë hapëse të edicionit të shtatë të Olimpiadës Matematike Kosovë–Shqipëri (KAMO 2026), e cila po mbahet në Prizren.

Në fjalën e saj para të pranishmëve, Haxhiu ka thënë se Prizreni mbetet qytet me histori të pasur, ku, sipas saj, në rrugë, shtëpi, shkolla dhe institucione janë ndërthurur ngjarjet më të rëndësishme kulturore dhe politike të kombit.

Ajo ka theksuar se përmes garave si KAMO, po formësohet edhe e ardhmja e të rinjve, duke vlerësuar rëndësinë e matematikës në zhvillimin e mendimit kritik dhe këmbënguljes.

“Sot, në mendjet e nxënësve që garojnë me dije, përqendrim dhe këmbëngulje po merr formë edhe një pjesë tjetër e së ardhmes, mu në qytetin e Prizrenit. Ju e dini që matematika e mëson njeriun të mos kënaqet me përshtypjen e parë…”, është shprehur Haxhiu.

Sipas saj, kjo olimpiadë ka vlerë të veçantë pasi i mëson nxënësit të mendojnë qartë, të mos dorëzohen përballë vështirësive dhe të kuptojnë se talenti zhvillohet vetëm përmes punës së vazhdueshme.

Haxhiu ka shtuar se pjesëmarrja e nxënësve tregon talent, disiplinë dhe përkushtim, duke vlerësuar edhe rolin e mësuesve, familjeve dhe përgatitjes së tyre.

Ajo ka theksuar se, përtej garës dhe rezultateve, përvoja në olimpiadë ka vlerë afatgjatë në formimin e nxënësve, sidomos në përballjen me sfida dhe zhvillimin e mendimit kritik.

“Përmes KAMO-s, Kosova dhe Shqipëria bëhen bashkë në shkollë, te fëmijët, te mësuesit dhe te dija…”, ka thënë ajo, duke falënderuar organizatorët, Shoqatën e Matematikanëve të Kosovës dhe Shoqatën Shqiptare të Matematikës, si dhe mësuesit dhe prindërit për mbështetjen e nxënësve.

Në fund, Haxhiu ka uruar që KAMO 2026 të jetë një përvojë e suksesshme për të gjithë pjesëmarrësit dhe që Prizreni të mbetet në kujtesën e tyre si qytet i dijes dhe bashkëpunimit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident mes tri veturave në Klinë, 3 të lënduar

​Ambasada franceze jep detaje për marrëveshjet e nënshkruara Kosovë-Francë

​Ambasada franceze jep detaje për marrëveshjet e nënshkruara Kosovë-Francë

Qëlloi me kallashnikov drejt autobusit në Malishevë, Prokuroria ngre aktakuzë

Qëlloi me kallashnikov drejt autobusit në Malishevë, Prokuroria ngre aktakuzë

Edhe sot, kampionët nuk lejohen të qarkullojnë në autoudhë

Nesër s’do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit mbi 20 tonë

Aksident mes tri veturave në Klinë, 3 të lënduar

“Ditari”- 27.07.2026

“Ditari”- 27.07.2026

​Ambasada franceze jep detaje për marrëveshjet e nënshkruara Kosovë-Francë

​Ambasada franceze jep detaje për marrëveshjet e nënshkruara Kosovë-Francë

Qëlloi me kallashnikov drejt autobusit në Malishevë, Prokuroria ngre aktakuzë

Qëlloi me kallashnikov drejt autobusit në Malishevë, Prokuroria ngre aktakuzë

Edhe sot, kampionët nuk lejohen të qarkullojnë në autoudhë

Nesër s’do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit mbi 20 tonë

Kuçi: Propaganda serbe i paraqet si “persekutim”, masat për ruajtjen e objekteve ortodokse nga Policia e Kosovës

Kuçi: Propaganda serbe i paraqet si “persekutim”, masat për ruajtjen e objekteve ortodokse nga Policia e Kosovës

Zjarret mund të vazhdojnë për “javë ose muaj” në Francë, paralajmërojnë zjarrfikësit

Zjarret mund të vazhdojnë për “javë ose muaj” në Francë, paralajmërojnë zjarrfikësit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën