TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haxhiu për vrasjen e shtatzënës: Dështimi kryesor është te Prokuroria

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Haxhiu: Zyrtarët që neglizhuan rastin e 35-vjeçares të japin dorëheqje ose të shkarkohen

Haxhiu për KosovaPress, thotë se si grup ndërministror kundër dhunës në familje, kanë pranuar tri raportet inspektuese, por që veprime deri tani janë ndërmarrë vetëm nga Inspektorati Policor.

Ajo shprehet e shqetësuar për raportimin shëndetësor, i cili sipas ministres së Drejtësisë, nuk kërkon asnjë masë karshi personave që mund të konsideron përgjegjës në rastin e 35 vjeçares, e cila u vra pranë Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë, ku pritej të lind fëmiun e saj.

“Sipas informacioneve të deritanishme që i kemi, dështimi kryesor është te Prokuroria…Tashmë ne kemi tri raportet por që masa janë ndërmarrë deri tani vetëm sa i përket zyrtarëve policorë që dyshohet se kanë falsifikuar dokumentet sepse nuk kanë pas kontakt me viktimës, ndërsa në dokumente shkruan se kanë pasur. Jam shumë e brengosur për mënyrën se si është bërë raporti i inspektoratit shëndetësor sepse aty as nuk kërkohet asnjë masë për personat të cilët mund të konsiderohen përgjegjës, përveç krijimin e protokolleve të reja dhe kujdesit që duhet ndaj pacientëve apo grave që lindin dhe sa i përket Qendrave për Punës Sociale, ndonëse evidentohet në disa raste se nuk kanë funksionuar siç duhet, nuk kemi masa që duhet të ndërmerren”, tha Haxhiu.

“Megjithatë inspektorati është arsyetuar që raportin e kanë dërguar te komunat, sepse siç e dini komunat në këtë rast e Shtimes, Lipjanit, Ferizajt, kanë qenë përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve ndaj viktimës dhe raportet janë dorëzuar drejtorive komunale, dhe unë kam marrë përgjegjësinë t’u shkruaj kryetarëve të komunave dhe po presim të ndërmerren masa në raport me përgjegjësinë “, deklaroi Haxhiu”.

E para e drejtësisë në vend, Albulena Haxhiu insiston që të gjithë ata zyrtarë që nuk ishin në krye të detyrës për rastin e të ndjerës Magashi, duhet të ndiqen penalisht.

“Sipas informacioneve që i kem të gjitha raportet do t’i dërgojmë në Prokurori sepse duhet të ndiqet penalisht secili prej zyrtarëve përgjegjës që nuk e ka kryer detyrë. Pavarësisht se ne konsiderojmë se nuk janë ndjekur procedurat standarde të veprimit nga Qendrat për Punë Sociale, në punë të madhe dhe institucionet tjera, ende nuk i kemi raportet për mbrojtësit e viktimave sepse kjo është në kuadër të Prokurorisë…Përgjegjësinë më të madhe në këtë rast ne e shohim te prokuroria sepse sikur Prokuroria të ndërmerrte veprime asokohe, situatën do ta kishim ndryshe dhe kjo nuk është hera e parë“, theksoi ajo.

E dy javë më parë përmes një konference për media, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kishte njoftuar për zhdukjen e mostrave të gjakut, urinës e lukthit të ish aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Haxhiu thotë se është e lehtë të zbulohet se kush qëndron prapa zhdukjes së mostrave të Deharit.

Ndërsa, shprehet e gatshme për ta dhënë dëshminë e saj para Prokurorisë kurdo që e thërrasin.

“Tashmë Policia dhe Prokuroria është duke e trajtuar këtë rast sepse siç e dini vetëm tre persona kanë pas qasje në vendin ku ruhen mostrat dhe janë suspenduar katër persona sepse ka qenë një person tjetër që nuk ka pas qasje, megjithatë ka qenë në të njëjtin ambient ku ruhen mostrat…Tashmë ne jemi në shërbim të prokurorisë, kurdo që ka nevojë për informata shtesë në raport me këtë çështje, unë deri tani nuk jam ftuar nga Prokuroria, për të dhënë dëshminë time sepse ky rast është njoftuat te unë e më pas unë kam kërkuar që të njoftohet drejtori dhe pastaj kam njoftuar organet përgjegjëse. Unë mendoj se ky rast është shumë e lehtë që të zbulohet sepse qasje në të kanë pasur vetëm 3 persona”, u shpreh Haxhiu.

Sipas Haxhiu, ka një tendencë që rasti i ish-aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari të dëmtohet edhe më tepër.

Ndërsa, konsideron se me Institutin e Mjekësisë Ligjore përkundër përpjekjeve për reformë, ende ndodhen larg.

“Institutin e Mjekësisë Ligjore e kam gjetur me shumë probleme madje kam thënë se nuk ka institucion që na ka krijuar aq shumë probleme e aq shumë telashe dhe që duket se është pavarësisht reformave që kemi nisur në IML duket që ende jemi larg deri sa ta arrijmë reformën në këtë institucion, dhe arsyeja për këtë është për shkak se Kosova ka shumë pak staf madje vetëm ata që janë aty ekspert të mjekësisë ligjore dhe po ashtu laborantë, toksikolog dhe janë në deficid sa i përket këtyre personave dhe duket që personat zyrtar që janë të punësuar në këtë institucion dhe stafi tjetër jo vetëm ata profesional tentojnë që të bëjnë gjithçka vetëm që të dëmtojnë funksionimit e duhur të IML edhe rasti i zhdukjes së mostrave të gjakut, urinës e lukthit përveç se ka një tendencë për të dëmtuar edhe më tepër këtë rast”, tha ajo.

Në fillim të këtij muaj, para Klinikës së Gjinekologjisë, Hamide Magashi u vra nga ish bashkëshorti i saj, Sokol Halili, i cili për disa ditë ishte në arrati dhe më pas në shtëpinë e tij u vetëvra.

Kjo vrasje nga 35 vjeçares e cila ishte në pritje edhe të fëmijës së parë, ngjalli reagime të shumta./KP/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kryeqyteti mbushet me mbeturina, ankohen qytetarët

Kryeauditorja: Komuna e Prishtinës dështoi në menaxhimin e mbeturinave, operatorët kushtuan më shtrenjtë

Aksident trafiku në Shkodër, një i vdekur dhe tre të lënduar

Edhe një aksident me fatalitet – Vdes një 60-vjeçar në Koshare të Ferizajt

Haxhiu: Procesi i zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit të bëhet larg çdo ndikimi politik

Haxhiu: Procesi i zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit të bëhet larg çdo ndikimi politik

Interesim i madh i mërgatës për zgjedhjet e 7 qershorit, thyhet rekordi i aplikimeve nga viti 2021

Interesim i madh i mërgatës për zgjedhjet e 7 qershorit, thyhet rekordi i aplikimeve nga viti 2021

Jashari premton paraqitje më të mira

Jashari premton paraqitje më të mira

Kryeqyteti mbushet me mbeturina, ankohen qytetarët

Kryeauditorja: Komuna e Prishtinës dështoi në menaxhimin e mbeturinave, operatorët kushtuan më shtrenjtë

Izraeli sërish ndalon flotën e ndihmave për Gazën në ujërat ndërkombëtare

Izraeli sërish ndalon flotën e ndihmave për Gazën në ujërat ndërkombëtare

Aksident trafiku në Shkodër, një i vdekur dhe tre të lënduar

Edhe një aksident me fatalitet – Vdes një 60-vjeçar në Koshare të Ferizajt

Izraeli ndërtoi dy baza ushtarake në Irak para luftës kundër Iranit: New York Times

Izraeli ndërtoi dy baza ushtarake në Irak para luftës kundër Iranit: New York Times

Nis “Java e Albanologjisë”, trajton praninë e gjuhës shqipe në teknologji

Nis “Java e Albanologjisë”, trajton praninë e gjuhës shqipe në teknologji

Haxhiu: Procesi i zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit të bëhet larg çdo ndikimi politik

Haxhiu: Procesi i zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit të bëhet larg çdo ndikimi politik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën