TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haxhiu për rastin e Arlinda Zekajt: Të hetohet i gjithë zinxhiri institucional

by Tëvë1
31 minuta ago
0
A A
Haxhiu për rastin e Arlinda Zekajt: Të hetohet i gjithë zinxhiri institucional

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të të gjithë zinxhirit institucional lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke përfshirë Qendrën për Punë Sociale, Policinë, Prokurorinë dhe Gjykatat.

Në një intervistë për RTK-në, Haxhiu ka thënë se është e domosdoshme të identifikohen zyrtarët që kanë neglizhuar kërkesat e viktimës për ndihmë dhe mbrojtje, duke theksuar se ajo kishte paralajmëruar edhe vrasjen e saj.

“Dhe në këtë drejtim unë edhe sot, por jo vetëm, gjatë gjithë kësaj kohe e me theks gjatë gjithë këtyre ditëve kam kërkuar që të gjithë zyrtarët përgjegjës, nga Qendra për Punë Sociale, që mund të konsiderojmë që është dera e parë ku një person që ka nevojë i drejtohet institucionit, tek policia, tek prokuroria, tek gjykatat, pra i gjithë zinxhiri institucional duhet të hetohet për ta pasur parasysh që ku nuk ka funksionuar, kush janë ata emra të përveçëm të zyrtarëve”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo ka theksuar se zyrtarët përgjegjës kanë detyrim ligjor për të vepruar dhe se duhet të identifikohen personat që nuk kanë ndërmarrë veprime për mbrojtjen e jetës së Zekajt.

“Pra kush janë ata emra dhe mbiemra të cilët kishin neglizhuar rastin e Arlinda Zekajt, kërkesave për ndihmë dhe për veprim institucional për mbrojtjen e jetës së saj. Dhe ka pasur paralajmërime shumë serioze deri edhe në vrasjen e saj, pra vetë viktima kishte paralajmëruar vrasjen e saj”, ka thënë ajo.

Haxhiu e ka cilësuar rastin si dëshmi të mentalitetit patriarkal që, sipas saj, është i pranishëm edhe në institucionet e Kosovës. “Pra, ne mund të thoshim që në shoqërinë tonë ende mbizotëron mentaliteti patriarkal, sidomos në disa zona. Por fatkeqësisht kjo bëhet shumë më e rëndë kur kjo është e shprehur edhe në institucionet e Republikës së Kosovës”, është shprehur Haxhiu.

Ajo ka shprehur mirëkuptim për protestat e qytetarëve, duke thënë se reagimi qytetar është i domosdoshëm përballë rasteve të tilla. Megjithatë, ka theksuar se protestat duhet t’u drejtohen institucioneve kompetente.

Duke folur për masat e ndërmarra deri më tani, Haxhiu ka përmendur suspendimin e 11 zyrtarëve policorë, dorëheqjen e drejtorit të Policisë, Gazmend Hoxha, si dhe suspendimin e kryeprokurorit të Pejës dhe zëvendëses së tij.

Megjithatë, ajo ka kritikuar mungesën e veprimeve nga Komuna e Pejës dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

“Por pra sot e kësaj dite nuk kemi veprime ndaj këtyre personave. Apo tek aspekti i Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Për sa kohë Këshilli Prokurorial i Kosovës paska bërë suspendime, ku është Këshilli Gjyqësor i Kosovës sot?”, ka deklaruar ajo.

Haxhiu ka theksuar se Kuvendi ka ndërmarrë hapa përmes themelimit të Komisionit Hetimor, i cili do të shqyrtojë përgjegjësitë institucionale në këtë rast.

“Prandaj edhe kemi vlerësuar që një seancë e tillë, nga e cila nxirret një komision hetimor, është shumë e rëndësishme, për shkak se kjo edhe do të dëshmojë se kush janë zyrtarët përgjegjës që nuk e kanë kryer detyrën, raporti do t’i përcillet prokurorisë speciale, por po ashtu edhe do të shërbejë si parandalim, që në të ardhmen në Republikën e Kosovës të mos ketë zyrtarë që e vendosin në diskrecionin e tyre nëse duhet ta kryejnë detyrën apo jo”, ka thënë kryetarja e Kuvendit.

Ajo ka rikujtuar se gjatë kohës sa ishte ministre e Drejtësisë, përparësi kishte adresimi i dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore, por ka theksuar se miratimi i ligjeve nuk mjafton nëse ato nuk zbatohen nga zyrtarët përgjegjës.

“Por çfarë kuptimi kanë këto ligje në qoftë se ne kemi zyrtarë që nuk i zbatojnë ligjet që nxirren nga Kuvendi i Republikës së Kosovës?”, ka pyetur Haxhiu.

Në fund, ajo ka theksuar se parandalimi i dhunës kërkon angazhim më të gjerë institucional, duke nisur nga edukimi dhe mënyra e trajtimit të vajzave dhe djemve, si dhe rishikimi i kurrikulave dhe teksteve shkollore për të shmangur stereotipat gjinorë.

Sipas saj, institucionet duhet të përqendrohen si në parandalimin e dhunës, ashtu edhe në vendosjen e drejtësisë.

“Nuk mund të ecim tutje me zyrtarë të tillë dhe me mosveprim nga ana e institucioneve përgjegjëse”, ka përfunduar Haxhiu.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka thënë se e kupton zemërimin e qytetarëve dhe kërkesat për dorëheqjen e ministres së Drejtësisë dhe ministrit të Punëve të Brendshme, por ka theksuar se përgjegjësia institucionale nuk duhet të kufizohet vetëm te dorëheqjet.

Në një intervistë për RTK-në, Haxhiu ka ngritur çështjen nëse largimi i ministrave do të parandalonte rastet e dhunës dhe vrasjet.

“Në qoftë se ne sot e kemi një dorëheqje të ministrit, shtroj pyetjen: A do të ndalen rastet e dhunës? A do të ndalen vrasjet? Nëse përgjigja është po, patjetër që duhet ta bëjmë. Por ajo çfarë unë kërkoj sot është që ekzekutivi, legjislativi ta bëjnë punën që ju takon”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo ka bërë të ditur se po diskuton me ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, për mundësinë e krijimit të një agjencie të pavarur që do të merrej me inspektimin e rasteve të dhunës në familje dhe trajtimin e tyre nga institucionet e drejtësisë.

Sipas Haxhiut, kjo agjenci do t’u raportonte Kuvendit dhe Qeverisë, ndërsa do të kishte rol edhe në parandalimin e rasteve të dhunës. Ajo ka paralajmëruar gjithashtu se do të kërkojë nga 16 komisionet parlamentare të monitorojnë zbatimin e ligjeve në praktikë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Ndalohen dy persona në Pejë, dyshohen se grabitën një shtetase të huaj

​Ndalohen dy persona në Pejë, dyshohen se grabitën një shtetase të huaj

​Ekipi Medial i Hashim Thaçit rikthen publikimet në profilet zyrtare në Facebook dhe X

​Ekipi Medial i Hashim Thaçit rikthen publikimet në profilet zyrtare në Facebook dhe X

Halilaj kritikon Qeverinë: Buxheti prej 4.27 miliardë eurosh nuk po sjell zhvillim ekonomik

Halilaj kritikon Qeverinë: Buxheti prej 4.27 miliardë eurosh nuk po sjell zhvillim ekonomik

“Capat-Sekiraqa”– Gjykata plot policë,eksperti i balistikës Gëzhojat përputhen me armët e konfiskuara

Anulohet tenderi “ekstrem emergjent” për blerjen e gomave dimërore për policinë

Anulohet tenderi “ekstrem emergjent” për blerjen e gomave dimërore për policinë

Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për subvencionimin e teksteve shkollore

Kurti: Mamografia falas gjatë gjithë vitit, rëndësi zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit

Haxhiu për rastin e Arlinda Zekajt: Të hetohet i gjithë zinxhiri institucional

Haxhiu për rastin e Arlinda Zekajt: Të hetohet i gjithë zinxhiri institucional

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën