TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haxhiu: Nuk e kuptoj ndryshimin e qëndrimit të PDK-së: Zgjedhja e presidentit është e rëndësishme

by tëvë1
23 minuta ago
3
A A
Haxhiu: Nuk e kuptoj ndryshimin e qëndrimit të PDK-së: Zgjedhja e presidentit është e rëndësishme

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, i ka kërkuar Grupit Parlamentar të PDK-së të tërhiqet nga propozimi procedural që Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të miratohet në lexim të dytë.

Haxhiu tha se nuk është në rregull që të ndërhyhet në rendin e ditës ndërmjet pikave të seancës, duke theksuar se për këtë çështje ishte arritur një dakordim paraprak mes drejtuesve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK-së.

Ajo u bëri thirrje liderëve politikë që të takohen dhe të arrijnë marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, duke e cilësuar këtë si një çështje me rëndësi për funksionimin institucional të vendit.

Sipas saj, Kuvendi mund të hartojë dhe miratojë ligje, por nëse vendi shkon sërish në zgjedhje për shkak të moszgjedhjes së presidentit, situata institucionale do të vështirësohej më tej.

“Nuk është në rregull që të ndërhyni midis pikave të rendit të ditës. Ne e kuptojmë ndjeshmërinë dhe rëndësinë e çështjes. Dakordimi ishte që pas takimit të kryetarëve, përkatësisht të LVV-së dhe kryetarit të PDK-së, mund të vijmë me një dakordim për çështjen në fjalë. Kështu ishte marrëveshja dhe nuk e kuptoj që, pa kaluar pak kohë, vini dhe e ndryshoni qëndrimin. Unë ju inkurajoj që, për shkak pikërisht të urgjencës që kemi, sensitivitetit dhe rëndësisë pas vendimit të 16 shtatorit, është shumë e rëndësishme që të jemi bashkë dhe t’i japim vendit president, sepse ne mund të hartojmë ligjin. Por ata atje, nëse ne shkojmë të zgjedhim, mbesin vetëm. Prandaj, unë sot ju ftoj, edhe si kryetare e Kuvendit, edhe si ushtruese e detyrës së presidentes, takohuni, merruni vesh dhe ejani në seancë. Nuk ka më të rëndësishme, po e përsëris, se presidenti, jo për shkak të emrit të përveçëm, por nuk mund ta çojmë vendin në zgjedhje për herë të dytë për shkak të presidentit. Është papërgjegjësi, është moskokëçarje në raport me përgjegjësitë që i kemi para qytetarëve të Republikës së Kosovës. Pra, ju lutem që të veproni në përputhje me përgjegjësinë”, tha ajo.

Haxhiut i replikoi shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, i cili tha se Kuvendi është rrethuar me qytetarë dhe nuk duhet të veprohet sikurse nuk po ndodh asgjë.

“Në këtë moment, qyteti i Prishtinës dhe Kuvendi i Kosovës është i rrethuar me shqiptarë të Kosovës që kanë ndjeshmëri për këtë çështje. Ne nuk duhet të sillemi dhe veprojmë sikurse nuk është duke ndodhur asgjë. Po kërkojmë që të votohet në lexim të dytë dhe bëhet fuqiplotë”, tha ai.

Pavarësisht kësaj, mocionin e PDK-së kryetarja e Kuvendit nuk e hodhi fare në votim, por vazhdoi me pika të tjera të rendit të ditës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Në Ferizaj shqiptohen 302 gjoba ndaj shoferëve që përdorën telefonin gjatë ngasjes

Në Ferizaj shqiptohen 302 gjoba ndaj shoferëve që përdorën telefonin gjatë ngasjes

Dula thotë se në Turqi u takua me Erdoganin: Përçuam mesazhin për bashkëpunim në fusha të reja

Dula thotë se në Turqi u takua me Erdoganin: Përçuam mesazhin për bashkëpunim në fusha të reja

Dëshmitarja Isufi për gardianen e burgut, Nadica Çepkenoviq:Më ka goditur tani e pandehura, derisa kam rënë në alivanosje

Dëshmitarja Isufi për gardianen e burgut, Nadica Çepkenoviq:Më ka goditur tani e pandehura, derisa kam rënë në alivanosje

Miratohet në lexim të parë Projektligji për Byronë Shtetërore

Miratohet në lexim të parë Projektligji për Byronë Shtetërore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën