TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Hasani: Presidenti duhet të zgjidhet para formimit të qeverisë

by Tëvë1
51 minuta ago
1
A A
​Hasani: Presidenti duhet të zgjidhet para formimit të qeverisë

Presidenti i Kosovës duhet të zgjidhet para formimit të Qeverisë, thotë ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani. Sipas tij, pas konstituimit të Kuvendit, deputetët duhet fillimisht të trajtojnë çështjen e zgjedhjes së presidentit, veçanërisht tash kur posti i kreut të shtetit është vakant. Ai thekson se një renditje e tillë buron nga norma kushtetuese dhe interpretimet e Gjykatës Kushtetuese.

Hasani në emisionin “Intervista e Javës” në KosovaPress, sqaron se sapo të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit pas zgjedhjeve të 7 qershorit, ai fiton një mandat të ri gjashtëmujor si ushtrues i detyrës së presidentit.

“Shikoni, tash t’iu them unë. Kjo që unë e them nuk është mendim i imi, por është normë. Është rregull kushtetues, aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, paragrafi 162 e bën të qartë si loti, që çdoherë kur nuk ka president, që është vakant, ai domethënë zgjidhet i pari. Kur, siç është rasti konkret. Atëherë janë gjashtëdhjetë ditë e vazhdon…. Unë, gjykuar sipas përvojës, që zoti Kurti s’është marrë fare as me Kushtetutë, as me ligj, i ka shkelur në mënyrën më primitive të mundshme që do të mbahet mend në historinë politike të këtij vendi. Ai mund të insistojë dhe të vazhdojë(me qeveri) mandej (me president)… Në qoftë se bëhen marrëveshje, organet tjera zgjidhen aty. Për njëherë paradite presidenti, mbasdite qeveria. Mundet për një ditë”, thotë ai.

Sipas tij, edhe nëse zgjidhet sërish kryetare e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ajo ka mandat të ri gjashtëmujor si ushtruese e detyrës së presidentit.

“Në qoftë se zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit, me automatizëm, nëse s’është Albulena, zonja Haxhiu… Ai atë ditë merr mandatin e ri, gjashtë muaj. Në qoftë se zgjidhet prapë, rikonfirmohet zonja Haxhiu për kryetare të Kuvendit, mandati i saj gjashtëmujor nis prej tash, nuk nis prej… kur ka nisur dy muaj si ushtruese e detyrës së presidentit. Nuk i përfundon mandati në tetor, gabim e kanë”, potencon Hasani.

Në anën tjetër, profesori i së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, Enver Hasani, vlerëson se pjesëmarrja e ulët e qytetarëve në zgjedhjet e 7 qershorit është pasojë e një zhgënjimi të thellë me klasën politike dhe mënyrën se si është menaxhuar mandati i besuar nga votuesit.

Hasani thotë se humbja e mbi 130 mijë votave nga Lëvizja Vetëvendosje dëshmon për atë që ai e quajti zhgënjim sistemik të qytetarëve, të cilët sipas tij, kanë humbur besimin se vota e tyre po përkthehet në institucione funksionale dhe zgjidhje konkrete.

Në zgjedhjet e 7 qershorit, sipas rezultateve preliminare, morën pjesë vetëm 725 mijë e 701 qytetarë, rreth 200 mijë më pak sesa në procesin e kaluar zgjedhor.

“Arsyeja është kjo, fiks për shkak se është parë domethënë që është një lloj tallje me mandatin e ofruar, me besimin që e ka dhënë qytetari për këto tri palë zgjedhje brenda një periudhe kaq të shkurtër, dhe është parë që është e kotë. Domethënë, ajo është, e sheh drita e kuqe për pushtetin… Te partia në pushtet nuk bëhet fjalë për faktorë subjektivë individualë, por bëhet fjalë për një zhgënjim sistemik për shkak se është pritur domethënë që vota që ishte më e madhja… ndëshkimi ka qenë në mënyrë lineare, proporcional për të gjithë. E unë mendoj që është dritë e kuqe për të gjithë që duhet me pa, me e ridefinu çështjen e agjendës dhe kauzave politike”, deklaron ai.

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit e nxjerrin Lëvizjen Vetëvendosje si forcën e parë politike në vend me rreth 42.9 për qind të votave, që aktualisht përkthehen në 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me rreth 21.1 për qind të votave dhe 24 ulëse parlamentare, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar rreth 17.6 për qind të votave, që aktualisht i japin 20 mandate në Kuvend.

Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar rreth 7.2 për qind të votave dhe tetë ulëse parlamentare. Në përbërjen e Kuvendit përfshihen edhe 20 ulëset e garantuara për komunitetet joshumicë, prej të cilave 10 i takojnë komunitetit serb dhe 10 komuniteteve të tjera. Megjithatë, këto shifra mbeten të përkohshme, pasi në to ende nuk janë përfshirë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat e diasporës, të cilat mund të ndikojnë në shpërndarjen përfundimtare të mandateve.

Këto shifra sipas Hasanit tregojnë domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshjeje politike për formimin e institucioneve të reja, ku përfshihet kryetari i Kuvendit, formimi i qeverisë dhe zgjedhja e presidentit.

Sipas tij, nëse shkohet sërish në zgjedhje të reja, do të ishte fatale për Lëvizjen Vetëvendosje.

“Unë jam i bindur që edhe një palë zgjedhje me shku tash, ajo çfarë është e sigurt është që dhe LVV-ja nuk mundet me e shitë, domethënë me i thënë, po e bllokojnë të tjerët, me i thënë ashtu siç ka provuar me shpërnda fajin. Gjithmonë te votuesi racional faji kurrë nuk është jetim, faji është aty ku ka pushtet, ku ka më së shumti fuqi. Ai që me Kushtetutë ka më së shumti vota, ai duhet me e prit marrëveshjen, pa marrëveshje nuk mund të formohen organet, harroje atë. Për të gjitha…. Prapë mund, nëse shkojnë në zgjedhje, do besoj më shumë do të jetë fatale për pushtetin aktual, më shumë fatale sesa për opozitën”, potencoi ai.

Në intervistë, Hasani komenton edhe rezultatin e PDK-së, duke e lidhur rënien e votës me mungesën e figurave të reja dhe me një fushatë që, sipas tij, nuk solli energji apo dinamikë të re.

“Fushata, domethënë, njerëz të njëjtë, fytyra të njëjta. Nuk ka pasur ndonjë domethënë prurje masive të fytyrave të reja, nuk po them të moshës, po fytyrave të reja. Nuk ka pasur fushatë, s’ka pasur ndonjë fushatë dinamike, ndonjë dinamikë të veçantë. E njëjtë është edhe, që për shembull merrni këtë te AAK-ja. Kjo e ka shkrep. Pse? Sepse u perceptu si një ndryshim. Siç është parë… PDK-ja ka hendikep për shkak se i ka në Hagë liderët. Është e vërtetë. Kështu ka qenë edhe me Ramushin, ka qenë me AAK-në kur ka qenë në Hagë. Problem është me pas një domethënë, mundet me u rujt me një punë titanike, me e rujt atë votë, mos me ra më poshtë, por me u ngrit është problem, derisa ata janë në Hagë”, potencon Hasani.

Ndërkaq foli edhe për pozitën politike të ish-presidentes Vjosa Osmani, për të cilën tha se rezultati zgjedhor i 7 qershorit tregon se mbështetja që ajo kishte marrë në vitin 2021 nuk ishte votë personale, por kryesisht e lidhur me Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas tij, Osmani ka pasur një rol periferik në politikën e Kosovës dhe zgjedhjet e fundit shërbyen si një test i identitetit të saj politik.

“Unë domethënë e kam pasur të qartë që nuk mund të mbledhë vota. Votat që kanë qenë në vitin 2021, kur i mori ato vota, ishin të pakënaqur brenda LDK-së dhe ashtu ishte; nuk kishte votë të saj, por e LVV-së dhe kjo u konfirmua. Unë mendoj që zonja Osmani në historinë politike më të re të Kosovës ka pasur rol periferik dhe të tillë do të mbahet mend. Politikisht nuk shoh dhe nuk besoj që mund të ketë ndonjë diçka që, si me thënë, me e mrekulluar votuesin as të LDK-së dhe askënd. Ka qenë një retorikë boshe… (Pesha politike e Osmanit karshi Kurtit) fare periferike, tërësisht periferike ka qenë tërë kohën, por ajo nuk e ka kuptuar. Mirë është bërë dhe një prej anëve pozitive pas rezultatit, që është vijë e kuqe për të gjitha partitë, është edhe testimi i identitetit politik të zonjës Osmani”, thekson Hasani.

Zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit ishin të tretat që mbahen në Kosovë brenda 16 muajve të fundit, një tregues i vazhdimit të krizës politike dhe pamundësisë së subjekteve politike për të siguruar stabilitet afatgjatë institucional

Tags: ceshtja e presidentitKosovaTeve1zgjedhjet parlamentare
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama njofton ndryshime në qarkullim pas hapjes së unazës së brendshme në Prishtinë

Rama njofton ndryshime në qarkullim pas hapjes së unazës së brendshme në Prishtinë

Haxhiu: Procedura e shkarkimit të ambasadorit në Vatikan kishte filluar që nga viti 2025

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari për ndarjen nga jeta të Sahit Jasharit

Shpallet gjendje emergjente në sektorin e mbeturinave në Fushë Kosovë

Shpallet gjendje emergjente në sektorin e mbeturinave në Fushë Kosovë

Përfundon numërimi i votave brenda Shqipërisë, nis përllogaritja e votave nga jashtë

Përfundon numërimi i votave në përfaqësi diplomatike, VV-ja merr mbi 83 për qind

Rama njofton ndryshime në qarkullim pas hapjes së unazës së brendshme në Prishtinë

Rama njofton ndryshime në qarkullim pas hapjes së unazës së brendshme në Prishtinë

Haxhiu: Procedura e shkarkimit të ambasadorit në Vatikan kishte filluar që nga viti 2025

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari për ndarjen nga jeta të Sahit Jasharit

Shpallet gjendje emergjente në sektorin e mbeturinave në Fushë Kosovë

Shpallet gjendje emergjente në sektorin e mbeturinave në Fushë Kosovë

Pse duhet ta lini dollapin hapur në ditët e nxehta?

Pse duhet ta lini dollapin hapur në ditët e nxehta?

​Banorët e Rrjollit në protestë kundër ndërtimit të resortit, heqin rrethimin me tela

​Banorët e Rrjollit në protestë kundër ndërtimit të resortit, heqin rrethimin me tela

​Hasani: Presidenti duhet të zgjidhet para formimit të qeverisë

​Hasani: Presidenti duhet të zgjidhet para formimit të qeverisë

Përfundon numërimi i votave brenda Shqipërisë, nis përllogaritja e votave nga jashtë

Përfundon numërimi i votave në përfaqësi diplomatike, VV-ja merr mbi 83 për qind

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën