TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hargreaves: Dënimet e Speciales në asnjë mënyrë s’e gjykojnë shtetësinë e Kosovës

by teve1
4 javë ago
2
A A
Hargreaves mirëpret njohjen e Kosovës nga Siria

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka deklaruar se dënimet e fundit të shqiptuara nga Dhomat e Specializuara të Kosovës ndaj ish-krerëve të UÇK-së kanë të bëjnë me përgjegjësinë për krime individuale dhe nuk përbëjnë gjykim ndaj shtetësisë, sovranitetit apo të drejtës së Kosovës për të përcaktuar të ardhmen e saj.

Ai ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm të drejtën e Kosovës për të përcaktuar të ardhmen e saj, ndërsa ka rikujtuar se personat e dënuar kanë të drejtë të apelojnë vendimet.

“Dënimet e fundit kanë të bëjnë me krime individuale të kryera ndaj viktimave nga komunitete të ndryshme. Ato në asnjë mënyrë nuk përbëjnë gjykim mbi shtetësinë, sovranitetin apo të drejtën e Kosovës për të përcaktuar të ardhmen e saj, të cilën Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë ta mbrojë fuqishëm. Personat e dënuar kanë të drejtë të apelojnë aktgjykimet e tyre”, ka deklaruar Hargreaves.

Sipas ambasadorit, Mbretëria e Bashkuar mbetet e përkushtuar ndaj drejtësisë ndërkombëtare, llogaridhënies dhe respektimit të vendimeve të gjykatave ndërkombëtare.

Hargreaves ka përmendur edhe rolin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë gjatë vitit 1999, duke kujtuar se trupat britanike hynë në Kosovë përmes Hanit të Elezit si pjesë e misionit të NATO-s, të autorizuar nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ai ka thënë se ndërhyrja e NATO-s erdhi pas asaj që e ka përshkruar si “politika katastrofike” të regjimit të Slobodan Millosheviqit, të cilat, sipas tij, çuan në krime lufte dhe represion në Kosovë.

Ambasadori britanik ka theksuar se qindra mijëra shqiptarë të Kosovës u detyruan të largoheshin nga vendi ose u zhvendosën brenda Kosovës, ndërsa Këshilli i Sigurimit i OKB-së kishte shprehur vazhdimisht shqetësimin për gjendjen humanitare.

Hargreaves ka thënë gjithashtu se Mbretëria e Bashkuar është krenare për rolin e saj në Kosovë në vitin 1999 dhe në vitet pasuese.

Ai ka vlerësuar vendimin e Kosovës për të themeluar dhe mbështetur Dhomat e Specializuara, duke thënë se kjo dëshmon gatishmërinë për të mbështetur parimin se askush nuk është mbi ligjin.

Në fund, ambasadori ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të punojë me partnerët në rajon dhe në nivel ndërkombëtar për paqe, drejtësi, pajtim dhe një të ardhme të begatë për të gjitha komunitetet./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haziri bën thirrje për bashkim të votës më 25 tetor: Një listë, një qëllim, një referendum

Haziri bën thirrje për bashkim të votës më 25 tetor: Një listë, një qëllim, një referendum

​Gjini: Kthimi i Ligjit për Specialen nuk i solli Kosovës përfitime taktike, strategjike apo ligjore

​Gjini: Kthimi i Ligjit për Specialen nuk i solli Kosovës përfitime taktike, strategjike apo ligjore

Gjini: Importi i energjisë kushtoi 27 milionë euro në shtator, Aleanca kërkon interpelancë nga Qeveria

Gjini: Importi i energjisë kushtoi 27 milionë euro në shtator, Aleanca kërkon interpelancë nga Qeveria

Një muaj paraburgim ndaj serbit që sulmoi KFOR-in në Zveçan

Prokuroria kërkon paraburgim për nëntë të dyshuar për mashtrim përmes Call Center në Prishtinë

Haziri bën thirrje për bashkim të votës më 25 tetor: Një listë, një qëllim, një referendum

Haziri bën thirrje për bashkim të votës më 25 tetor: Një listë, një qëllim, një referendum

Protesta para Kryeministrisë, digjet “tryeza e dialogut” që e vendosi Rama

Protesta para Kryeministrisë, digjet “tryeza e dialogut” që e vendosi Rama

​Gjini: Kthimi i Ligjit për Specialen nuk i solli Kosovës përfitime taktike, strategjike apo ligjore

​Gjini: Kthimi i Ligjit për Specialen nuk i solli Kosovës përfitime taktike, strategjike apo ligjore

​Berisha: Dhjetëra mijëra shqiptarë po vijnë në Tiranë, mbështetje e fuqishme për protestën studentore

​Berisha: Dhjetëra mijëra shqiptarë po vijnë në Tiranë, mbështetje e fuqishme për protestën studentore

Gjini: Importi i energjisë kushtoi 27 milionë euro në shtator, Aleanca kërkon interpelancë nga Qeveria

Gjini: Importi i energjisë kushtoi 27 milionë euro në shtator, Aleanca kërkon interpelancë nga Qeveria

Rama: Protestat e dhunshme synojnë destabilizimin e Shqipërisë

Rama: Protestat e dhunshme synojnë destabilizimin e Shqipërisë

Vetëm 100 gramë ushqime ultra të përpunuara në ditë lidhen me rritje të rrezikut për sëmundje kronike

Vetëm 100 gramë ushqime ultra të përpunuara në ditë lidhen me rritje të rrezikut për sëmundje kronike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën