Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se koha e ndryshimit po vjen.
Ai këtë e ka thënë se pasi presidentja Osmani e caktoi 9 shkurtin e vitin 2025 datë të zgjedhjeve të rregullta parlamentare.
“Aleancë, Nismë, Konservatorë, Intelektualë, Diasporë dhe gjithë ju qytetarë të Kosovës, po vjen koha e ndryshimit. Po vjen koha e bashkimit. Ta rikthejmë Kosovën në mesin e shteteve normale! Drejt fitores me 9 shkurt 2025”, ka shkruar Haradinaj./teve1.info/