Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se numri 128 është numri i partisë në zgjedhjet e 7 qershorit.
Ai ka theksuar se qytetarët do të kenë mundësinë të zgjedhin një ekip të dëshmuar, të udhëhequr nga kandidati për kryeministër, Ardian Gjini.
Sipas Haradinajt, AAK ofron garanci për zhvillim, siguri për të tashmen dhe projekte të mëdha për të ardhmen, duke shtuar se partia synon një qeverisje të qëndrueshme dhe me fokus te qytetari./teve1.info/







