TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Haradinaj: Krusha e Madhe dhe e Vogël , dëshmitare të gjenocidit serb

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
Haradinaj: Krusha e Madhe dhe e Vogël , dëshmitare të gjenocidit serb

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili ishte pjesë e ceremonive përkujtimore në përvjetorin e 26 të masakrave në Krushë të Madhe e Krushë të Vogël, tha se në fund të marsit 1999, të dyja këto vende u bënë dëshmitare të një prej akteve më të tmerrshme të shtetit serb.

“Ato ditë marsi, regjimi gjenocidal kreu një nga krimet më monstruoze dhe të planifikuara, duke ekzekutuar pa mëshirë 350 gra, pleq, fëmijë dhe të rinj të pafajshëm”, tha ai.

Haradinajt, tha se në këtë përvjetor, ndanë dhimbjen me familjarët që humbën më të dashurit e tyre, një dhimbje që tha se nuk shteret me kohën, por mbetet e gjallë në kujtesën kolektive.

“Kujtojmë sot me dhembje dhe nderim 49 martirët e familjes Berisha nga Suhareka, të cilët u ekzekutuan mizorisht nga forcat serbe. Nga fëmijët e vegjël deri te gjyshërit, një familje e tërë u përballë me një akt barbarie të papërshkrueshëm, një krim që tronditi ndërgjegjen njerëzore”, shkroi ai.

Të njëjtin terror, siç kujtoi ai, e përjetuan edhe 23 vëllezër e motra nga Landovica e Prizrenit dhe fshatrat përreth.

“Fëmijë e të moshuar u ekzekutuan pamëshirshëm, vetëm pse ishin shqiptarë, në tokën dhe në të drejtën e tyre. Masakrat anembanë Kosovës janë dëshmi e sakrificës së popullit tonë për liri. Ne nuk harrojmë dhe nuk do të ndalemi kurrë së kërkuari drejtësi për këto krime!”, shkroi kreu i AAK-së.

Tags: krusha e madhekrusha e vogelramush haradinajTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Cilat opsione u paraqitën për mosshtrenjtim të rrymës?

Del nga funksioni transformatori, një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë

Rama: Përfundon inspektimi i vendpunishteve në Prishtinë, paralajmërohen masa për shkeljet

Rama: Përfundon inspektimi i vendpunishteve në Prishtinë, paralajmërohen masa për shkeljet

Brukseli mbledh liderët e rajonit, Bytyçi: Kosova të kërkojë heqjen e masave ndëshkuese

​Pas arrestimeve në Serbi, studentët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve të BE-së

Haxhiu nis detyrën e presidentes me homazhe në 27-vjetorin e Masakrës së Rezallës

Haxhiu u.d. e presidentes, opozita druan se vendi do hyjë në cikël krizash politike

Haxhiu u.d. e presidentes, opozita druan se vendi do hyjë në cikël krizash politike

Presidenca me staf të ri, Haxhiu zëvendëson Osmanin

Presidenca me staf të ri, Haxhiu zëvendëson Osmanin

“300% rritje e çmimit të energjisë” – Pronari i një biznesi në Ferizaj paralajmëron largimin nga Kosova

“300% rritje e çmimit të energjisë” – Pronari i një biznesi në Ferizaj paralajmëron largimin nga Kosova

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën