TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hamza premton fond të bursave për studime në arsim

by teve1
8 muaj ago
3
A A
Hamza premton fond të bursave për studime në arsim

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sonte tubim zgjedhor në Skenderaj në të cilin u prezantuan edhe kandidatët për deputetë nga radhët e kësaj komune për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Kandidatët nga radhët e PDK-së për deputetë nga komuna e Skenderajt janë Sala Jashari, Jakup Nura, Ganimete Musliu, Blerta Deliu-Kodra, Përparim Gruda, Ariana Musliu-Shoshi, Xhevahir Geci, Ilir Murtezaj, Gëzim Qerimi, Shahin Dervishaj, Musli Gucati, Mërgim Lushtaku, Bekim Haxhiu dhe Abelard Tahiri.

Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Bedri Hamza, shpalosi zotimet kryesore si kryeministër i ardhshëm, si rritja e pagave, rritje të pensioneve, ulje të tatimit në pagë, ulje e TVSH-së për artikuj esencialë, heqje e TVSH-së për energji elektrike, formimin e fondit për bursa në arsim.

“Nuk ka si të filloj programi im, pa e nisur me kategorinë e dala nga lufta. Për të gjitha familjet e dëshmorëve rritje 50 për qind, 50 për qind rritje për invalidë të luftës dhe trajtim shëndetësor brenda dhe jashtë institucioneve të vendit. Ata dhanë gjithçka për Kosovën dhe ne do t’u qëndrojmë mbrapa. 50 për qind rritje për veteranët e luftës. Rritje pensioneve për të gjitha kategoritë e pensioneve 50 për qind. Te pensionet kontribut-dhënëse, rritje 50 për qind edhe për familjet me asistencë sociale. Ne kujdesemi edhe për fëmijët e pensionistëve edhe për fëmijët e veteranëve e dëshmorëve që sot kontribuojnë në rritjen e zhvillimit të Kosovës, rritje prej 50 për qind për paga 85 mijë njerëz që realizojnë paga përmes buxhetit të Kosovës. Për ne arsimi është perspektiva, ekonomia dhe e ardhmja e Kosovës. Do të krijojmë fondin për bursa 30 milionë euro në vit për bursa për studime. Çerdhe gjithandej Kosovës, shëndetësi me pacientin në qendër, sigurimet shëndetësore dhe mbi të gjitha personat e moshuar, me sëmundje kronike i sigurojmë se do të kenë furnizim me barna pa pagesë”, tha Hamza.

Kandidati për kryeministër Bedri Hamza tha se nën qeverisjen e tij do të punojë për anëtarësim të vendit në NATO, Këshillin e Evropës dhe shumë organizata tjera ndërkombëtare, njohje nga pesë vende anëtare të BE-së dhe anëtarësim në familjen e madhe evropiane.

Partia Demokratike e Kosovës në garën zgjedhore të 28 dhjetorit ka gjithsej 110 kandidatë dhe në fletëvotim mban numrin 130.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Sorensen: Kroacia mbështetëse e fortë e normalizimit Kosovë-Serbi

​Sorensen: Kroacia mbështetëse e fortë e normalizimit Kosovë-Serbi

Edhe nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Edhe nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Një 20-vjeçar nga Kosova dyshohet se është mbytur në Liqenin e Komanit

Një 20-vjeçar nga Kosova dyshohet se është mbytur në Liqenin e Komanit

AUVK po lëngon për inspektorë dhe askush në Kosovë nuk e dëgjon

AUV: Aflatoksina M1 mbi nivelin e lejuar në qumështin UHT “Land” 3.2% të VITA-s

​Sorensen: Kroacia mbështetëse e fortë e normalizimit Kosovë-Serbi

​Sorensen: Kroacia mbështetëse e fortë e normalizimit Kosovë-Serbi

Ndryshimet në qeverinë Rama, kush janë socialistët që përfliten për postet ministrore?

Ndryshimet në qeverinë Rama, kush janë socialistët që përfliten për postet ministrore?

Edhe nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Edhe nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Dua Lipa drejt Sanremos 2027?

Dua Lipa drejt Sanremos 2027?

Donjeta Sadiku siguron finalen, ndeshet me rusen e Serbisë

Donjeta Sadiku siguron finalen, ndeshet me rusen e Serbisë

Bordi i Paqes në Gaza po dështon, i thotë shefi i aleancës së ndihmës Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Bordi i Paqes në Gaza po dështon, i thotë shefi i aleancës së ndihmës Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Një 20-vjeçar nga Kosova dyshohet se është mbytur në Liqenin e Komanit

Një 20-vjeçar nga Kosova dyshohet se është mbytur në Liqenin e Komanit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën